Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/2/2020 7:55:28 PM

Sqarim për Media

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes kësaj komunikate njofton të gjitha mediat dhe opinionin publik se nuk ka kryer asnjë auditim të financave të partive politike sepse kjo nuk është në mandatin tonë siç është publikuar sot në disa media tona. Sipas Ligjit bazik për Financimin e Subjekteve Politike, 03/L- 174 dhe ndryshimeve të fundit të këtij ligji në vitin 2013 me Ligjin nr 04/L-212, me nenin 19 kompetenca për përzgjedhjen e një Auditori të Jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të partive politike i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës, respektivisht Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike. Prandaj referencat se raportet e auditimit për financat e partive politike janë bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë të pasakta.  Të gjitha raportet tona janë në web –faqen zyrtare dhe mund të verifikohen në çdo kohë. Mirëpresim përmirsimin e gabimit në rastet kur kjo është publikuar gabim me qëllim të informimit të drejtë për qytetarët dhe mbesim të hapur për t’i dhënë të gjitha sqarimet shtesë të nevojshme.   DEPARTAMENTI PËR KOMUNIKIM DHE EDUKIM ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon punën online

Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon punën online

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me virusin COVID-19 dhe me qëllim të zbatimit të të gjitha masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), këtë javë do të vazhdoj aktivitetin e punës online. Për këtë qëllim janë ndërmarrë të gjitha veprimet administrative dhe teknologjike për të ofruar asistencën e nevojshme për të gjithë stafin dhe për të mundësuar punën nga shtëpia. Zyra Kombëtare e Auditimit ka pasur të zhvilluara disa metoda të telekomunikacionit dhe punës në distancë edhe para kësaj krize, prandaj synon që për aq sa lejojnë rrethanat, të ruaj të gjitha funksionet e saj punuese përmes angazhimit online. Për rrjedhojë, puna në zyre do të kryhet vetëm nga një numër i kufizuar i stafit esencial. Pjesa tjetër do të punojnë nga shtëpia. Kësisoj, me të gjitha palët e interesit dhe entitetet e audituara do të vazhdojë komunikimi online përmes postës elektronike dhe platformave tjera komunikuese, për të siguruar vazhdimësinë e punës audituese deri në atë shtrirje që organizatat mund të përgjigjen dhe situata lejon. Përsa i përket institucioneve publike shëndetësore dhe atyre të sigurisë, si përgjegjëse të drejtpërdrejta për të menaxhuar situatën, do të bëhet një riaranzhim kohor i auditimit. Me qëllim të sigurimit të komunikimit sa më efektiv ne kemi vendosur pikat e kontaktit sipas funksioneve ku ju mund të na kontaktoni:
Funksioni në ZKA Kontaktet
Kabineti i Auditorit të Përgjithshëm Qendresa Mulaj U.D. Udhëheqëse e Kabinetit të AP     Tel. +38345109000 E-mail. Qendresa.Mulaj@oagks.org
Zyra për Komunikim me Publikun Shqipe Hetemi Zyrtare për Komunikim Tel. +38344599362 E-mail. shqipe.hetemi@oagks.org
Administrata e Përgjithshme Imri Semetishti Drejtor i Përgjithshëm Tel. +38345109118 E-mail. Imri.Semetishti@oagks.org
Divizioni i Auditimit I – Institucionet nën auditim: -        Ministria e Financave -        ATK -        Dogana -        Administrata e Kuvendit -        Zyra e Kryeministrit -        Ministria e Diasporës -        Komisioni për Miniera dhe Minerale -        Ministria e Administratës Publike -        Ministria për Komunitete dhe Kthim -        Ministria e Mbrojtjes -        Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë -        Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural -        Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit -        Ministria e Infrastrukturës -        Ministria e Tregtisë dhe Industrisë -        Ministria e Integrimit Evropiane Qerkin Morina Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109160 E-mail. Qerkin.Morina@oagks.org  
Divizioni i auditimit II – Institucionet nën auditim: -        Ministria e Shëndetësisë -        Fondi i Sigurimeve Shëndetësore -        Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës -        Agjencia Kosovare e Privatizimit -        Fondet në Mirëbesim -        Komisioni Qendror i Zgjedhjeve -        Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë -        Universiteti i Prishtinës -        Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale -        Komuna e Prizrenit -        Komuna e Dragashit -        Komuna e Mamushës -        Komuna e Pejës -        Komuna e Klinës -        Komuna e Istogut -        Komuna e Gjakovës -        Komuna e Deçanit -        Komuna e Junikut -        Komuna e Mitrovicës së Veriut -        Komuna e Kllokotit Emine Fazliu Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109079 E-mail. Emine.Fazliu@oagks.org  
Divizioni i auditimit III – Institucionet nën auditim: -        Ministria e Zhvillimit Ekonomik -        Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal -        Ministria e Zhvillimit Rajonal -        Ministria e Drejtësisë -        Këshilli Prokurorial i Kosovës -        Këshilli Gjyqësor i Kosovës -        Ministria e Punëve të Jashtme -        Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor -        Ministria e Punëve të Brendshme -        Trainkos -        Hortikultura Prishtinë -        KRU Hidromorava -        KRM Uniteti -        KUR Hidroregjioni Jugor -        Stacioni i Autobusëve – Prishtinë -        Ndërmarrja e Re Energjetike -        KUR Prishtina -        KUR Drini i Bardhë -        KRM Pastrimi -        Vala dhe Telekomi i Kosovës -        Posta e Kosovës -        Bifurkacioni Arvita Zyferi – Hashani Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109073 E-mail. Arvita.Zyferi@oagks.org  
Divizioni i auditimit IV – Institucionet nën auditim: -        Komuna e Prishtinës -        Komuna e Obiliqit -        Komuna e Graçanicës -        Komuna e Mitrovicës -        Komuna e Suharekës -        Komuna e Fushë Kosovës -        Komuna e Leposaviqit -        Komuna e Zubin Potokut -        Komuna e Zveçanit -        Komuna e Vushtrrisë -        Komuna e Drenasit -        Komuna e Skenderajt -        Komuna e Lipjanit -        Komuna e Rahovecit -        Komuna e Shtimes -        Komuna e Ferizajt -        Komuna e Kaçanikut -        Komuna e Hanit të Elezit -        Komuna e Podujevës -        Komuna e Malishevës -        Komuna e Novobërdës -        Komuna e Gjilanit -        Komuna e Kamenicës -        Komuna e Ranillugut -        Komuna e Vitisë -        Komuna e Shtërpcës -        Komuna e Parteshit   Naser Arllati Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109097 E-mail. Naser.Arllati@oagks.org
Institucionet që auditohen nga firma e kontraktuar: -        Gjykata Kushtetuese e Kosovës -        Komisioni i Pavarur i Mediave -        Institucioni i Avokatit të Popullit -        Komisioni Rregullativ i Prokurimit -        Organi Shqyrtues i Prokurimit -        Akademia për Drejtësi (Instituti Gjyqësor i Kosovës) -        Autoriteti Kosovar i Konkurrencës -        Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa -        Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale -        Zyra Rregullative për Energji -        Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare -        Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit -        Agjencia për Ndihmë Juridike Falas -        Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave -        Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale -        Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore -        Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave -        Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës -        Agjencia për Shërbimet të Aviacionit Ajror -        Akademia e Shkencave dhe Arteve -        Agjencia Kundër Korrupsionit -        Autoriteti i Aviacionit Civil Mujë Gashi Drejtor i Metodologjisë dhe Cilësisë në Auditim   Tel. +38344421720 E-mail. Muje.Gashi@oagks.org
Divizioni i Auditimeve të Performancës dhe TI-së Vlora Mehmeti - Spanca Ndihmës Auditor i Përgjithshëm   Tel. +38345109170 E-mail. Vlora.Mehmeti@oagks.org    
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Qendresa Mulaj Drejtor i Departamentit   Tel. +38345109000 E-mail: Qendresa.Mulaj@oagks.org
 
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit nisë publikimin e raporteve të auditimit, të Pasqyrave Financiare 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit nisë publikimin e raporteve të auditimit, të Pasqyrave Financiare 2019

Nga kjo javë, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të fillojë publikimin e raporteve të auditimit të rregullsisë për Pasqyrat Financiare Vjetore 2019. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një deklarimi publik, njofton opinionin e gjerë  se: “Zyra Kombëtare e Auditimit, pavarësisht vështirësive,  për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID – 19, nga  kjo javë fillon publikimin e raporteve të auditimit të rregullsisë për organizatat buxhetore. Për auditimin e entiteteve për të cilat do të publikohen raportet në ditët në vijim, ekipet audituese kanë poseduar të gjitha informatat dhe dëshmitë që ofrojnë siguri të mjaftueshme për dhënien e opinionit të auditimit dhe rekomandimeve, siç kërkohet me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Që nga shfaqja e pandemisë COVID – 19 në vendin tonë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, duke punuar me stafin esencial në zyre dhe pjesën tjetër me punë nga distanca për të realizuar auditimet e parapara për këtë fazë, me Planin Vjetor të Auditimit. Shpresojmë që me lehtësimin e masave kundër përhapjes së virusit, do të vazhdojmë aktivitetin auditues me intensitet të plotë, në mënyrë që të jemi në gjendje të përmbushim mandatin institucional e ligjor. Gjithashtu, jemi duke përcjellë me vëmendje të gjitha veprimet financiare dhe të menaxhimit të sistemeve shtetërore në këto rrethana të pazakonshme të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Lidhur me këtë, po punojmë në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) që edhe në Kosovë të ndërmerren veprimet e ngjashme dhe me të njëjtat standarde, siç po aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të institucioneve publike që vendimet e marra t’i mbështesin në parimet e përgjegjësisë, menaxhimit të shëndoshë financiar, si dhe në ligje dhe rregullore”. Në fazën e parë, do të publikohen njëzetetre (23) raporte, prej të cilave: njëmbëdhjetë (11) i përkasin institucioneve të nivelit qendror; një (1) institucioneve të pavarura, si dhe njëmbëdhjetë (11) institucioneve të nivelit lokal (komunave). Përkatësisht, do të publikohet raporti i auditimit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK); Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS); Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);  Ministrinë e Drejtësisë (MD); Ministrinë  e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor (MMPH); Ministrinë e Mbrojtjes (MM); Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS); Ministrinë e Integrimit (MI); Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS); Doganën e Kosovës; Zyrën e Kryeministrit (ZKM); Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ); Komunën e Mamushës; Komunën e Klinës; Komunën e Deçanit; Komunën e Prishtinës; Komunën e Mitrovicës së Jugut; Komunën e Leposaviqit; Komunën e Vushtrrisë; Komunën e  Rahovecit; Komunën e  Ferizajt; Komunën e Podujevës dhe për Komunën e Shtërpcës. Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike, rrisin besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajnë një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve të tjera të interesit për rritjen e përgjegjësisë së organizatave buxhetore, për menaxhim të mirë të fondeve publike. Të gjitha raportet e auditimit publikohen në ueb faqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit (http://www.zka-rks.org/), ku kanë qasje të plotë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Lexo më shumë