Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/18/2020 11:36:40 AM

Auditorët e ZKA-së ndjekin trajnimin “Prokurimi sipas rregullave të Bankës Botërore”

Dhjetëra auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) kanë ndjekur trajnimin “online” për prokurim të organizuar nga Banka Botërore në Kosovë. Trajnimi “Prokurimi sipas rregullave të Bankës Botërore” ka pasur për qëllim dhënien e informacioneve të mjaftueshme dhe të qarta sa i përket rregullave dhe mënyrës se si duhet të auditohen projektet e Bankës Botërore. Në kuadër të këtij trajnimi katër ditor (4-7 maj) janë diskutuar tema të ndryshme si: “Parimet dhe metodat e prokurimit”; “Roli i Bankës dhe Huamarrësit”; “Prokurimi i punëve dhe mallrave, duke filluar nga dokumentet e ofertave, raportet e vlerësimit të ofertave dhe raste studimore si dhe përzgjedhja e këshilltarit/eksperti”; si dhe “Seksione për buxhetin”. Pas vlerësimit që u është bërë auditorëve pjesëmarrës dhe pas përfundimit të këtij trajnimi, Banka Botërore ka shprehur gatishmëri që t’i trajnojë edhe disa auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit për trajner, me qëllim që në të ardhmen trajnimet e tilla të kryhen nga auditorët e ZKA-së. Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit, Zyra Kombëtare e Auditimit do të auditojë shtatë projekte të financuara nga Banka Botërore (BB).    

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sqarim i Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me publikimin e paautorizuar të dokumenteve të saj

Sqarim i Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me publikimin e paautorizuar të dokumenteve të saj

Gjatë dy ditëve të fundit, në disa media të Kosovës janë publikuar informata që i referohen disa dokumenteve të hartuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Me këtë rast, dëshirojmë ta njoftojmë publikun dhe redaksitë e mediave, se informatat e publikuara gjatë dy ditëve të fundit lidhur me procesin dhe rezultatet e auditimit të jashtëm për organizatat buxhetore, nuk janë të autorizuara nga Zyra Kombëtare të Auditimit dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen si plotësisht të sakta. Procesi i auditimit të rregullsisë është ende në vijim dhe informatat e publikuara janë bazuar në dokumente të papërfunduara. Për hir të korrektësisë, dëshirojmë të sqarojmë opinionin që pas përfundimit të punës në terren, në pajtim me procedurat e auditimit, një përmbledhje e raportit të auditimit u dërgohet subjekteve të audituara dhe këto të fundit, gëzojnë të drejtën ligjore (sipas Ligjit të ZKA-së, neni 22.2) që në një afat prej 15 ditësh pas pranimit të draft raportit të auditimit, të bëjnë komentet e nevojshme dhe të ofrojnë dëshmi lidhur me përmbajtjen e dokumentit. Varësisht nga ky proces, që bazohet në standardet ndërkombëtare të auditimit, draft raportet mund të pësojnë ndryshime deri në versionin përfundimtar, si rezultat edhe i rishikimit të cilësisë nga funksioni i sigurimit të cilësisë në auditim. Së këndejmi, informata të autorizuara në lidhje me institucionet e audituara, duhet të trajtohen vetëm ato të cilat burojnë nga raportet e auditimit të aprovuara nga Auditori i Përgjithshëm dhe të publikuara në uebfaqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Dokumentet tjera që hartohen gjatë procesit të auditimit (memot e auditimit apo draft raportet) zakonisht mbajnë shenjën për mos-publikim deri në versionin përfundimtar. Prandaj, presim që mediat dhe përdoruesit tjerë të produkteve të auditimit, ta respektojnë këtë kërkesë ligjore dhe t’i presin rezultatet finale të punës profesionale e të pavarur të auditorëve. Respektimi i këtyre procedurave do të ndihmoj Zyrën Kombëtare të Auditimit për të punuar në pajtim të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe kërkesat ligjore si dhe do të shmangte çdo keqinformim eventual të publikut në lidhje me rezultatet e auditimit të jashtëm të institucioneve publike. Ne sigurojmë mediat dhe publikun që të gjitha raportet finale të auditimit, ashtu sikur deri më tani, do të jenë të qasshme në ueb faqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Lexo më shumë
Osmani uroi kryetarin Leskaj me rastin e 95-vjetorit të themelimit të KLSH-së

Osmani uroi kryetarin Leskaj me rastin e 95-vjetorit të themelimit të KLSH-së

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, uroi kryetarin e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSH), Bujar Leskaj, me rastin e shënimit të 95-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. Duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e KLSH-së, Osmani nëpërmjet një telegram urimi i dëshiroi KLSH-së suksese në përmbushjen e misionit ligjor dhe qytetar. “Shpreh respektin dhe urimet më të sinqerta për kryetarin e Bujar Leskaj dhe të gjithë kolegët, me rastin e shënimit të 95-vjetorit të themelimit të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë moment të rëndësishëm dhe historik mund të jeni vërtet krenar me arritjet tuaja. Ju dëshiroj suksese në përmbushjen e misionit tuaj ligjor e qytetar”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani, dërguar homologut të tij shqiptar Bujar Leskaj.  
Lexo më shumë