Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/3/2020 7:29:37 PM

Auditimi i Trustit Pensional nga Zyra Kombëtare e Auditimit vlerësohet i rëndësishëm

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani dhe përfaqësuesit e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës e vlerësojnë të rëndësishëm Auditimin e Trustit Pensional në të ardhmen nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Ky konstatim u bë në takimin e përbashkët të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani dhe Kryesuesit të Bordit Drejtues, Ruzhdi Morina në të cilin morën pjesë edhe Anëtari i Bordit Drejtues, Ymer Ymeri dhe Drejtori Menaxhues, Adrian Zalli. Me këtë rast Osmani i njoftoj mysafirët me punën audituese që është duke e kryer Zyra Kombëtare e Auditimit dhe u bisedua edhe për mundësitë për auditimin e TRUST-it  nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Në këtë takim u vlerësua lartë gatishmëria e drejtuesve të TRUST-it të cilët kanë shprehur kërkesën e përfshirjes së ZKA-së në auditimin e Pasqyrave Financiare si dhe u bisedua për modalitetet administrative dhe aspektet ligjore të zbatimit të auditimit. Të pranishmit konstatuan se zbatimi i projektit të auditimit është në interes të drejtuesve të TRUST-it, Kuvendit, qytetarëve dhe se ZKA-ja ka kapacitete të mjaftueshme profesionale për zbatimin e tij. Në takimin me përfaqësuesit  e Bordit të TRUST-it, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Ilir Salihu, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Vlora Spanca dhe Drejtori i Departamentit Ligjor në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Safet Berisha.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm uron fëmijët për 1 Qershorin, thotë se kujdesi ndaj tyre është obligim i gjithë shoqërisë

Auditori i Përgjithshëm uron fëmijët për 1 Qershorin, thotë se kujdesi ndaj tyre është obligim i gjithë shoqërisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, uron të gjithë fëmijët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 Qershori. Osmani vlerëson se kjo ditë synon të rris shkallën e vetëdijesimit për të drejtat e fëmijëve. Ai tha se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi në mënyrë që fëmijëve në Kosovë t’iu krijohen kushte sa më të mira për shkollim dhe edukim. “1 Qershori është vetëm një ditë që na përkujton të drejtat e fëmijëve që të jenë të lumtur dhe të rriten shëndetshëm. Pikërisht këtu buron motivi i auditorëve tanë që me punën e tyre profesionale e të pavarur të angazhohen që të ju ofrojmë atyre një të ardhme më të ndritshme duke e ditur që kujdesi ndaj fëmijëve është obligim i gjithë shoqërisë”, thuhet në urimin e Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani. Rrethanat e krijuar nga pandemia COVID-19 kanë pamundësuar organizimin e ndonjë aktiviteti për të shënuar së bashku me fëmijët këtë ditë që është një traditë në Zyrën Kombëtare të Auditimit.      
Lexo më shumë
ZKA-ja harton Strategjinë e Komunikimit, fton palët e interesuara t’i dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre

ZKA-ja harton Strategjinë e Komunikimit, fton palët e interesuara t’i dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka hartuar projekt dokumentin e Strategjisë së Komunikimit, e cila përcakton qëllimet dhe objektivat që Zyra synon të arrijë gjatë periudhës 2020-2022, në komunikimin me palët e interesit dhe publikun. Ftohen të gjithë bashkëpunëtorët dhe palët e interesuara për të shprehur mendimin në projekt dokumentin e Strategjisë së Komunikimit të ZKA-së 2020-2022, të na kontaktojnë në komunikim@oagks.org për të pasur qasje në dokument. Dokumenti do të jetë i hapur për komentet tuaja deri të enjten, 18 qershor 2020, ora 16:00. Strategjia e komunikimit e një Institucioni Suprem të Auditimit siç është Zyra Kombëtare e Auditimit është një mjet thelbësor për promovimin e praktikave më të mira të llogaridhënies dhe transparencës për aktivitetet e institucioneve publike. Duke përmirësuar marrëdhëniet me palët e interesit, ne ofrojmë bazën për njohuri të përbashkëta, e cila kontribuon në sigurimin e efektivitetit, efikasitetit dhe përmirësimit të ndikimit të punës sonë. Fokusi kryesor i Strategjisë së Komunikimit është Promovimi i rolit kushtetues të ZKA-së dhe ngritja e vetëdijesimit publik për rezultatet e auditimit; Rritja e llogaridhënies në sektorin publik përmes bashkëpunimit  intensiv me Parlamentin; Rritja e mëtejshme e ndikimit të punës së auditimit si dhe Komunikimi dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete ndërkombëtare. Zyra Kombëtare e Auditimit mirëpret kontributin e juaj në këtë drejtim.
Lexo më shumë