Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/6/2021 5:22:47 PM

Auditori i Përgjithshëm uron SHBA-të në 100 Vjetorin e Zyrës Kombëtare të SHBA-ve

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene Dodaro, në 100 Vjetorin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të SHBA-ve. Urimin e ka bërë në emër të Zyrës Kombëtare të Kosovës, me ç’rast u ka dëshiruar plotësimin e synimeve për të ardhmen. Jetësimi i 10 dekadave nga Zyra Kombëtare e SHBA-ve, sipas Osmanit është përcjellë me standarde të larta të profesionalizimit dhe angazhimit për përgjegjësi e besueshmëri. “Integriteti i Zyrës tuaj ka qenë shembull përreth globit. Padyshim, që Zyra juaj është kontribuuesi kryesor në promovimin e vlerave të besimit, përfshirjen dhe inovacionin në bashkëpunimin ndërkombëtar brenda INTOSAI-t dhe komunitetit të auditimit”, ka shkruar Auditori i Përgjithshëm i Kosovës. Në këtë vit të veçantë për Zyrën Kombëtare të SHBA-ve, Osmani ka shprehur mirënjohje për kontributin ndaj Zyrës Kombëtare të Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare. “Ne, si Zyre Kombëtare të Auditimit të Kosovës jemi të gatshëm për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Zyrën tuaj. Ju urojmë, juve dhe kolegëve tuaj suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme”, përfundon telegrami i urimit nga Osmani.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Besnik Osmani  uron homologun e tij për 20-vjetorin e themelimit të Institucionit Suprem të Auditimit të Bosnje e Hercegovinës

Besnik Osmani uron homologun e tij për 20-vjetorin e themelimit të Institucionit Suprem të Auditimit të Bosnje e Hercegovinës

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Bosnje e Hercegovinës, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani i ka dërguar telegram urimi homologut të tij Hrvoje Tvrtkovic. “Në emrin tim dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës shpreh urimet tona të sinqerta me rastin e 20- vjetorit të themelimit të institucionit tuaj dhe ju uroj shumë suksese në vitet e ardhshme”, thuhet në urimin e Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani.
Lexo më shumë
Fillon faza e dytë e trajnimit për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë

Fillon faza e dytë e trajnimit për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar faza e dytë e trajnimit dyjavor të auditorëve të ZKA-së për zbatimin e metodologjisë për fazën e ekzekutimit në auditim. Trajnimi i cili po zhvillohet në platformën online ka për qëllim avancimin e njohurive dhe forcimin e kapaciteteve të brendshme për zbatimin e metodologjisë audituese e cila është në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Ky aktivitet është vazhdimësi e fazës së parë të trajnimit të mbajtur në shtator të vitit të kaluar me fokus në fazën e planifikimit të auditimit. Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e  cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.
Lexo më shumë