Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/18/2021 3:45:47 PM

Fillon faza e dytë e trajnimit për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar faza e dytë e trajnimit dyjavor të auditorëve të ZKA-së për zbatimin e metodologjisë për fazën e ekzekutimit në auditim. Trajnimi i cili po zhvillohet në platformën online ka për qëllim avancimin e njohurive dhe forcimin e kapaciteteve të brendshme për zbatimin e metodologjisë audituese e cila është në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Ky aktivitet është vazhdimësi e fazës së parë të trajnimit të mbajtur në shtator të vitit të kaluar me fokus në fazën e planifikimit të auditimit. Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e  cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm uron SHBA-të në 100 Vjetorin e Zyrës Kombëtare të SHBA-ve

Auditori i Përgjithshëm uron SHBA-të në 100 Vjetorin e Zyrës Kombëtare të SHBA-ve

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Auditorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene Dodaro, në 100 Vjetorin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të SHBA-ve. Urimin e ka bërë në emër të Zyrës Kombëtare të Kosovës, me ç’rast u ka dëshiruar plotësimin e synimeve për të ardhmen. Jetësimi i 10 dekadave nga Zyra Kombëtare e SHBA-ve, sipas Osmanit është përcjellë me standarde të larta të profesionalizimit dhe angazhimit për përgjegjësi e besueshmëri. “Integriteti i Zyrës tuaj ka qenë shembull përreth globit. Padyshim, që Zyra juaj është kontribuuesi kryesor në promovimin e vlerave të besimit, përfshirjen dhe inovacionin në bashkëpunimin ndërkombëtar brenda INTOSAI-t dhe komunitetit të auditimit”, ka shkruar Auditori i Përgjithshëm i Kosovës. Në këtë vit të veçantë për Zyrën Kombëtare të SHBA-ve, Osmani ka shprehur mirënjohje për kontributin ndaj Zyrës Kombëtare të Kosovës, në rrugën e saj drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare. “Ne, si Zyre Kombëtare të Auditimit të Kosovës jemi të gatshëm për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Zyrën tuaj. Ju urojmë, juve dhe kolegëve tuaj suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme”, përfundon telegrami i urimit nga Osmani.
Lexo më shumë
Ndahet nga jeta Afrim Doda

Ndahet nga jeta Afrim Doda

Në moshën 53 vjeçare ka ndërruar jetë kolegu ynë Afrim Doda.  I ndjeri për disa vite me përkushtim dhe profesionalizëm ka shërbyer në ruajtjen e objektit dhe pasurisë së Zyrës Kombëtare të Auditimit. Përherë do t’a mbajmë mend si njeri i mirë, modest e bashkëpunëtor i devotshëm. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Doda, miqtë dhe kolegët e Zyrës. Osmani ka vlerësuar lartë angazhimin, kontributin dhe sigurinë që ka ofruar i ndjeri Afrim Doda për Zyrën Kombëtare të Auditimit. “Në emrin tim dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e hershme të më të dashurit tuaj. Ndarja nga jeta e Afrimit është një pikëllim i madh për të gjithë ne! Ne kemi humbur një bashkëpunëtor dhe mik të mirë", thuhet ndër të tjera në telegramin e Osmanit dërguar familjes Doda.
Lexo më shumë