Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/31/2021 12:12:19 PM

Sukseset e Zyrës Kombëtare të Auditimit, publikohen në gazetën e INTOSAI-t

Organizata  Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) ka publikuar edicionin dimëror të gazetës së saj, ku pjesë e këtij edicioni nga lajmet për Institucionet Supreme të Auditimit është edhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Artikulli për ZKA-në paraqet rezultatet e punës, sfidat e përballjes me pandeminë me theks të veçantë  arritjet historike në rrafshin ndërkombëtar. Në artikullin janë shpalosur vlerësimet për ZKA-në si një ndër institucionet me të besueshme në vend. ?Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) daton që nga vitit 2003. Edhe pse një organizatë relativisht e re për nga mosha, ZKA-ja  konsiderohet si një ndër institucionet më të besueshme në vend, si nga partnerët vendor dhe ndërkombëtar dhe mbetet e përkushtuar për të zbatuar mandatin kushtetues e ligjor me integritet dhe profesionalizëm?, theksohet në gazetë. Sipas gazetës ZKA-ja është e vendosur që të kryej auditimin në mënyrë të pavarur, prandaj i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të vazhdueshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira të auditimit dhe ka pasur rritje të konsiderueshme profesionale që prej themelimit. ZKA-ja ka 171 punonjës të cilët kryejnë 130 auditime në baza vjetore. Edhe pse auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë përbejnë pjesën më të madhe të punës audituese, ZKA-ja vlerëson potencialin e madh në kryerjen e auditimeve të performancës dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e këtij trendi. Në gazetë përmendet fakti se pavarësisht që viti 2020 ishte sfidues për të gjithë globin për shkak të pandemisë, ZKA-ja ka vazhduar zbatimin e planeve që synojnë rritjen Institucionale. ?ZKA-ja kohëve të fundit ka lansuar sistemin për menaxhimin e auditimit i cili mbulon të gjitha proceset e auditimit. Ky është një ndryshim i madh në punën e përditshme dhe pritet të kontribuojë në efikasitetin dhe efektivitetin operacional duke përmirësuar menaxhimin e të dhënave të auditimit dhe duke rritur cilësinë e produktit të auditimit. Në të njëjtën kohë ZKA-ja ka vazhduar të rishikoj dhe të përditësoj metodologjinë e auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë për tu përshtatur më mirë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Institucioneve Supreme të Auditimit? përmendet tutje në gazetë. Vëmendje dhe theks i veçantë i është kushtuar momentit historik në rrafshin ndërkombëtar me anëtarësimin e ZKA-së në Organizatën Ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI). ?INTOSAI dhe EUROSAI ofrojnë platforma për Institucionet Supreme të Auditimit  për të shkëmbyer ekspertizë dhe praktikat më të mira që kontribuojnë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe shtojnë vlerë dhe përfitime në jetën e qytetarëve në të gjithë botën. ZKA-ja konsideron anëtarësimin në INTOSAI dhe EUROSAI si përkushtim profesional dhe mundësi.  Duke u zotuar për pjesëmarrje aktive, ZKA-ja është e etur për të ndarë përvojat me komunitetin global të llogaridhënies vazhdon artikulli? theksohet tutje. Tutje, ZKA-ja pret me shpresë 2021, duke besuar se do të ndodhë të konsiderohet si një vit i punës së vështirë në rivendosjen e normalitetit dhe rindërtimin e ekonomive kombëtare. Gazeta ?The International Journal? është organ zyrtar i INTOSAI-t. Publikohet në baza periodike në gjuhën arabe, angleze, frënge, gjermane dhe spanjolle. Edicionin dimëror të gazetës mund ta lexoni në këtë vegëz.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Prezantohen rezultatet e auditimit për licencimin e shfrytëzimit të mineraleve ndërtimore dhe industriale

Prezantohen rezultatet e auditimit për licencimin e shfrytëzimit të mineraleve ndërtimore dhe industriale

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë prezantimin publik të raportit të performancës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”, ku morën pjesë përfaqësues nga  Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, Komuna e Malishevës, Komuna e Pejës, Institucioni i Avokatit të Popullit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave. Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Vlora Spanca, ka thënë se qëllimi i prezantimit publik të këtij raporti është që të nxisim një dialog kuptimplotë dhe efektiv me të gjitha palët e interesit lidhur me rezultatet e auditimit dhe se si rekomandimet e dhëna do ti shërbejnë përmirësimit të procesit të licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore dhe mbrojtjen e ambientit nga kjo veprimtari. Objektivë e këtij auditimi ka qenë vlerësimi i procesit të dhënies së licencave dhe lejeve për aktivitete minerare. Rezultatet e auditimit kanë treguar se institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur ambientin nga operatorët ekonomik gjatë zhvillimit të aktivitetit minerar duke mundësuar që operatorët të operojnë pa zbatuar kriteret e kërkuara, pa ofruar siguri në terren dhe në disa raste duke vepruar ilegalisht. Me qëllim të mbrojtjes së ambientit ka nevojë për përmirësimin e sistemit të licencimit për shfrytëzim të mineraleve dhe aktiviteteve të veçanta si dhe përmirësimin e sistemit për dhënien/monitorimin e pëlqimeve dhe lejeve mjedisore. Po ashtu, është i domosdoshëm përmirësimi i menaxhimit të inspektimeve për shfrytëzuesit e mineraleve dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal në fushën e mbrojtjes së ambientit. Ky raport dhe rekomandimet duhet të ju shërbejë ligjvënësve dhe atyre që janë përgjegjës për administrimin e parasë publike të rrisin llogaridhënien në arritjen e objektivave strategjike lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e sistemit të licencimit të operatorëve ekonomik. Ndërsa Udhëheqësi i Ekipit që ka realizuar këtë auditim, Labinot Sadiku, ka prezantuar në detaje gjetjet e auditimit dhe rekomandimet e dhëna për institucionet përkatëse duke nënvizuar që dhënia e licenacave dhe lejeve nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është përcjellë me mangësi. Këto kryesisht ndërlidhen me mos koordinimin me palët tjera gjatë licencimit, mungesa e pëlqimeve nga organet përgjegjëse për rrugët, mungesa e programit të detajuar të rehabilitimit, vazhdimi i licencave në mungesë të rikultivimit të zonave ku janë shfrytëzuar mineralet. Me theks të veçantë duhet përmirësuar monitorimin e vlefshmërisë së pëlqimeve mjedisore dhe procesin e lejeve mjedisore, monitorimin e operuesve që shfrytëzojnë mineralet, inspektimin e shfrytëzuesve të mineraleve dhe të aplikohen dispozitat ndëshkuese. Me qëllim të adresimit të këtyre çështjeve të rëndësishme janë dhënë 17 rekomandime. Kurse përfaqësuesit e institucioneve që ishin pjesë e procesit të auditimit kanë shprehur gatishmërinë për t’i përgatitur planet e veprimit duke përcaktuar masat që do të ndërmerren, personat përgjegjës si dhe afatet kohore për zbatim të rekomandimeve. Subjekt i auditimit ka qenë Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Inspektorati i Komunës së Pejës dhe Inspektorati i Komunës së Malishevës. Auditimi ka mbuluar periudhën e vitit 2019 ndërsa për qëllime krahasimore janë marrë vitet 2020-2018. Raporti i plotë gjendet në këtë vegëz.
Lexo më shumë
Grupi për menaxhimin e masave kundër COVID 19 vazhdon me aplikimin e masave për të ruajtur shëndetin e personelit të ZKA-së

Grupi për menaxhimin e masave kundër COVID 19 vazhdon me aplikimin e masave për të ruajtur shëndetin e personelit të ZKA-së

Grupi Punues i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër COVID 19, sot ka mbajtur takimin e radhës ku ka marr pjesë edhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani. Në takim janë trajtuar të gjitha masat e deritanishme me theks të veçantë veprimet e radhës pasi periudha e ardhshme është intensive për përfundimin e raporteve të auditimit. Për më shumë së dhjetë muaj ekipi i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër Covid-19 kanë marrë me kohë të gjitha masat për një ambient më të sigurt të punës dhe ka  udhëzuar stafin sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Sars-Cov-2. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për menaxhimin e masave kundër Covid-19 në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka ndarë mirënjohje për ekipin e ZKA-së për menaxhimin e pandemisë. Rastet e infektimit apo të kontakteve si dhe lirimi i grupeve të rrezikuara siç janë personat mbi 60 vjeç, shtatzënat dhe kronikët, përfshirë nevojat për aplikimin e punës online në periudha dhe grupe të ndryshme të personelit ka pasur ndikimin të ndjeshëm në respektimin e kalendarit të auditimeve dhe vazhdon të mbetet sfida kryesore në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, falënderoj ekipin e ZKA-së për menaxhimin e masave kundër pandemisë Covid-19, dhe bëri thirrje që edhe më tutje të respektohen masat e vendosura në mënyrë që të ruhet shëndeti i stafit.
Lexo më shumë