Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/1/2021 4:06:31 PM

Grupi për menaxhimin e masave kundër COVID 19 vazhdon me aplikimin e masave për të ruajtur shëndetin e personelit të ZKA-së

Grupi Punues i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër COVID 19, sot ka mbajtur takimin e radhës ku ka marr pjesë edhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani. Në takim janë trajtuar të gjitha masat e deritanishme me theks të veçantë veprimet e radhës pasi periudha e ardhshme është intensive për përfundimin e raporteve të auditimit. Për më shumë së dhjetë muaj ekipi i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër Covid-19 kanë marrë me kohë të gjitha masat për një ambient më të sigurt të punës dhe ka  udhëzuar stafin sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Sars-Cov-2. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për menaxhimin e masave kundër Covid-19 në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka ndarë mirënjohje për ekipin e ZKA-së për menaxhimin e pandemisë. Rastet e infektimit apo të kontakteve si dhe lirimi i grupeve të rrezikuara siç janë personat mbi 60 vjeç, shtatzënat dhe kronikët, përfshirë nevojat për aplikimin e punës online në periudha dhe grupe të ndryshme të personelit ka pasur ndikimin të ndjeshëm në respektimin e kalendarit të auditimeve dhe vazhdon të mbetet sfida kryesore në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, falënderoj ekipin e ZKA-së për menaxhimin e masave kundër pandemisë Covid-19, dhe bëri thirrje që edhe më tutje të respektohen masat e vendosura në mënyrë që të ruhet shëndeti i stafit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sukseset e Zyrës Kombëtare të Auditimit, publikohen në gazetën e INTOSAI-t

Sukseset e Zyrës Kombëtare të Auditimit, publikohen në gazetën e INTOSAI-t

Organizata  Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) ka publikuar edicionin dimëror të gazetës së saj, ku pjesë e këtij edicioni nga lajmet për Institucionet Supreme të Auditimit është edhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Artikulli për ZKA-në paraqet rezultatet e punës, sfidat e përballjes me pandeminë me theks të veçantë  arritjet historike në rrafshin ndërkombëtar. Në artikullin janë shpalosur vlerësimet për ZKA-në si një ndër institucionet me të besueshme në vend. ?Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) daton që nga vitit 2003. Edhe pse një organizatë relativisht e re për nga mosha, ZKA-ja  konsiderohet si një ndër institucionet më të besueshme në vend, si nga partnerët vendor dhe ndërkombëtar dhe mbetet e përkushtuar për të zbatuar mandatin kushtetues e ligjor me integritet dhe profesionalizëm?, theksohet në gazetë. Sipas gazetës ZKA-ja është e vendosur që të kryej auditimin në mënyrë të pavarur, prandaj i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të vazhdueshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira të auditimit dhe ka pasur rritje të konsiderueshme profesionale që prej themelimit. ZKA-ja ka 171 punonjës të cilët kryejnë 130 auditime në baza vjetore. Edhe pse auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë përbejnë pjesën më të madhe të punës audituese, ZKA-ja vlerëson potencialin e madh në kryerjen e auditimeve të performancës dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e këtij trendi. Në gazetë përmendet fakti se pavarësisht që viti 2020 ishte sfidues për të gjithë globin për shkak të pandemisë, ZKA-ja ka vazhduar zbatimin e planeve që synojnë rritjen Institucionale. ?ZKA-ja kohëve të fundit ka lansuar sistemin për menaxhimin e auditimit i cili mbulon të gjitha proceset e auditimit. Ky është një ndryshim i madh në punën e përditshme dhe pritet të kontribuojë në efikasitetin dhe efektivitetin operacional duke përmirësuar menaxhimin e të dhënave të auditimit dhe duke rritur cilësinë e produktit të auditimit. Në të njëjtën kohë ZKA-ja ka vazhduar të rishikoj dhe të përditësoj metodologjinë e auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë për tu përshtatur më mirë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Institucioneve Supreme të Auditimit? përmendet tutje në gazetë. Vëmendje dhe theks i veçantë i është kushtuar momentit historik në rrafshin ndërkombëtar me anëtarësimin e ZKA-së në Organizatën Ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI). ?INTOSAI dhe EUROSAI ofrojnë platforma për Institucionet Supreme të Auditimit  për të shkëmbyer ekspertizë dhe praktikat më të mira që kontribuojnë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe shtojnë vlerë dhe përfitime në jetën e qytetarëve në të gjithë botën. ZKA-ja konsideron anëtarësimin në INTOSAI dhe EUROSAI si përkushtim profesional dhe mundësi.  Duke u zotuar për pjesëmarrje aktive, ZKA-ja është e etur për të ndarë përvojat me komunitetin global të llogaridhënies vazhdon artikulli? theksohet tutje. Tutje, ZKA-ja pret me shpresë 2021, duke besuar se do të ndodhë të konsiderohet si një vit i punës së vështirë në rivendosjen e normalitetit dhe rindërtimin e ekonomive kombëtare. Gazeta ?The International Journal? është organ zyrtar i INTOSAI-t. Publikohet në baza periodike në gjuhën arabe, angleze, frënge, gjermane dhe spanjolle. Edicionin dimëror të gazetës mund ta lexoni në këtë vegëz.  
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe Çekisë mbajnë takim virtual

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe Çekisë mbajnë takim virtual

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani dhe Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, sot kanë mbajtur takim virtual  për të diskutuar  për zbatimin e Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2019 si dhe për përgatitjet për Kongresin e XI të EUROSAI-t i cili do të mbahet në muajin prill. Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani ka falënderuar homologun e tij çek,  për përkrahjen  e vazhdueshme në integrimin e ZKA-së në organizatat ndërkombëtare dhe i ka uruar suksese në kryesimin e EUROSAI-t. Ndërsa, Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, ka përgëzuar  z. Osmani për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në  familjen e  Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI). Po ashtu, z. Kala ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional përmes zhvillimit të aktiviteteve bilaterale duke ofruar ekspertiza profesionale dhe me rastin e marrjes së kryesimit të EUROSAI-t ka ofruar gatishmëri në përkrahjen dhe avancimin e bashkëpunimit me ZKA-në në forumet e EUROSAI-t. Me tej diskutimi u përqendruar në shkëmbimin e përvojave për ndikimin e pandemisë në  auditimin publik dhe mundësive të bashkëpunimit me këtë drejtim. Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu  dhe drejtoresha e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj.
Lexo më shumë