Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/2/2021 5:31:11 PM

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe Çekisë mbajnë takim virtual

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani dhe Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, sot kanë mbajtur takim virtual  për të diskutuar  për zbatimin e Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2019 si dhe për përgatitjet për Kongresin e XI të EUROSAI-t i cili do të mbahet në muajin prill. Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani ka falënderuar homologun e tij çek,  për përkrahjen  e vazhdueshme në integrimin e ZKA-së në organizatat ndërkombëtare dhe i ka uruar suksese në kryesimin e EUROSAI-t. Ndërsa, Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, ka përgëzuar  z. Osmani për anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në  familjen e  Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI). Po ashtu, z. Kala ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional përmes zhvillimit të aktiviteteve bilaterale duke ofruar ekspertiza profesionale dhe me rastin e marrjes së kryesimit të EUROSAI-t ka ofruar gatishmëri në përkrahjen dhe avancimin e bashkëpunimit me ZKA-në në forumet e EUROSAI-t. Me tej diskutimi u përqendruar në shkëmbimin e përvojave për ndikimin e pandemisë në  auditimin publik dhe mundësive të bashkëpunimit me këtë drejtim. Në takim Auditori i Përgjithshëm i Kosovës u shoqërua nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu  dhe drejtoresha e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Grupi për menaxhimin e masave kundër COVID 19 vazhdon me aplikimin e masave për të ruajtur shëndetin e personelit të ZKA-së

Grupi për menaxhimin e masave kundër COVID 19 vazhdon me aplikimin e masave për të ruajtur shëndetin e personelit të ZKA-së

Grupi Punues i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër COVID 19, sot ka mbajtur takimin e radhës ku ka marr pjesë edhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani. Në takim janë trajtuar të gjitha masat e deritanishme me theks të veçantë veprimet e radhës pasi periudha e ardhshme është intensive për përfundimin e raporteve të auditimit. Për më shumë së dhjetë muaj ekipi i ZKA-së për menaxhimin e masave kundër Covid-19 kanë marrë me kohë të gjitha masat për një ambient më të sigurt të punës dhe ka  udhëzuar stafin sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Sars-Cov-2. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për menaxhimin e masave kundër Covid-19 në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka ndarë mirënjohje për ekipin e ZKA-së për menaxhimin e pandemisë. Rastet e infektimit apo të kontakteve si dhe lirimi i grupeve të rrezikuara siç janë personat mbi 60 vjeç, shtatzënat dhe kronikët, përfshirë nevojat për aplikimin e punës online në periudha dhe grupe të ndryshme të personelit ka pasur ndikimin të ndjeshëm në respektimin e kalendarit të auditimeve dhe vazhdon të mbetet sfida kryesore në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, falënderoj ekipin e ZKA-së për menaxhimin e masave kundër pandemisë Covid-19, dhe bëri thirrje që edhe më tutje të respektohen masat e vendosura në mënyrë që të ruhet shëndeti i stafit.
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës uron homologun e tij polak me rastin e 102 vjetorit të themelimit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës uron homologun e tij polak me rastin e 102 vjetorit të themelimit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, përmes një telegrami ka uruar Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Marian Banas në 102 vjetorin e themelimit të këtij Institucioni, me ç'rast ju ka dëshiruar suksese në vitet e ardhshme. Osmani ka veçuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, në veçanti në zbatimin e projektit të binjakëzimit. Këto shkëmbime janë jetike për komunitetin ndërkombëtar të auditimi,  thuhet tutje në telegramin e urimit. Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë” i financuar nga Bashkimi Evropian është duke u zbatuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë. Projekti shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e  cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara. Ndërkaq ky është projekti i dytë i financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë. Projekti i zbatuar në vitin 2017/2018 ka pasur për fokus zhvillimin e kapaciteteve profesionale në ZKA për auditimin e Ndërmarrjeve publike.
Lexo më shumë