Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/11/2021 2:30:04 PM

Auditori i Përgjithshëm po merr pjesë në seminarin ndërkombëtar ?Potenciali i Inteligjencës Artificiale në parandalimin e korrupsionit dhe besueshmëria e matjes së korrupsionit?

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani,  po merr pjesë në konferencën hapëse të seminarit online ndërkombëtar të integritetit - praktikat e mira, me temën ?Potenciali i Inteligjencës Artificiale në parandalimin e korrupsionit dhe besueshmëria e matjes së korrupsionit? të organizuar nga Institucioni Suprem i Auditimit të Hungarisë. Në pjesën hapëse të seminarit, udhëheqësit e Institucioneve Supreme të Auditimit kanë shkëmbyer praktikat e tyre me komunitetin ndërkombëtar të auditimit se si një institucion Suprem i Auditimit mund të kontribuoj në mënyrë më efektive në luftën kundër korrupsionit. Seminari do të vazhdojë punimet në data 11-26 shkurt përmes tetë moduleve të ndërlidhura me integritetin, të cilat përmbajnë aktivitete të shumta, prezantime, video-mesazhe dhe testim të njohurive. Zyra Kombëtare e Auditimit në këto module do të përfaqësohet nga Natyra Kasumaj Ahmeti, nga Departamenti për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve. Ky e-seminar është duke u organizuar për here të tetë dhe kësaj radhe do të prezantohet zhvillimi i integritetit në Institucionin Suprem të Auditimit të Hungarisë. Për më tepër kjo do të jetë një nga ngjarjet e para të  Ekipit global të ekspertëve të INTOSAI-t dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimin (UNDC). ISA i  Hungarisë, ka mbështetur me sukses futjen e qasjes së integritetit dhe zhvillimin e një sistemi të menaxhimit të integritetit në Hungari gjatë dekadës së fundit prandaj ka vendosur  të ndajë njohuritë e saj me komunitetin ndërkombëtar të auditorëve në këtë fushë. Motoja e këtij seminari është ?të mësojmë nga shembujt e mirë?. Pjesëmarrës në këtë seminar janë përfaqësues  nga vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim që marrin në konsideratë mbështetjen e luftës globale kundër korrupsionit dhe futja e kulturës së bazuar në integritet në administratën publike si objektivë primare.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës uron homologun e tij polak me rastin e 102 vjetorit të themelimit të Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë
Lexo më shumë
30

30

Zyra Kombëtare e Auditimit thellon bashkëpunimin me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Hasan Prishtina”
Lexo më shumë