Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/2/2024 4:05:00 PM

OSBE-ja dhe ZKA-ja mbajtën punëtorinë e fundit për këtë vit për përmirësimin e praktikave komunale të auditimit dhe rritjen e ndikimit

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) të hënën në Prishtinë organizuan punëtorinë e dytë me temën “Praktikat komunale të auditimit dhe ndikimi i raporteve të auditimit për vitin 2023”.

 

Në këtë punëtori, të fundit për këtë vit, morën pjesë Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Agron Fetiu, Drejtoresha e Departamentit të Auditimit Blerina Krasniqi, zyrtari i lartë i OSBE-s Fatmir Zylfijaj, si dhe kryesues të kuvendeve komunale, drejtorë të financave, zyrtarë kryesorë financiarë dhe auditorë të brendshëm nga 19 komuna.

Punëtoria pati për qëllim diskutimin e praktikave të auditimit të komunave dhe ndikimin e raporteve të auditimit për vitin 2023. Pjesëmarrësit folën për sfidat kryesore në zbatimin e rekomandimeve të auditimit, hartimin e planeve të veprimit, si dhe përmirësimin e raportimit në kuvendet komunale.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja prezantoi përvojën në fushën e auditimeve të teknologjisë të kolegët e Gjykatës Turke të Llogarive

ZKA-ja prezantoi përvojën në fushën e auditimeve të teknologjisë të kolegët e Gjykatës Turke të Llogarive

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës të martën virtualisht prezantoi në nivel ndërkombëtar përvojën dhe zhvillimin institucional në fushën e auditimeve të teknologjisë së informacionit përmes punëtorisë me temën “Auditimi i Teknologjisë së Informacionit në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, organizuar në kuadër të bashkëpunimit me Gjykatën Turke të Llogarive të Turqisë.

 

Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi Morina, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy institucioneve si dhe premtoi thellim të bashkëpunimit në të ardhmen. Ajo foli për zhvillimin institucional të ZKA-së me theks në auditimet e TI-së, rëndësinë e auditimive të sistemeve të informacionit në epokën digjitale, si dhe për investimet e vazhdueshme në avancimin e njohurive stafit dhe infrastrukturës teknologjike me qëllim të rritjes së cilësisë së auditimeve. Znj. Gashi Morina tregoi se falë kompetencës profesionale Departamenti për Auditimet e TI-së tashmë është pjesë aktive e grupeve dhe nëngrupeve në EUROSAI dhe IDI.

 

Drejtor i Departamentit të Auditimeve të Teknologjisë së Informacionit, Samir Zymberi, u fokusua të aplikimi i  metodologjisë së auditimit  në pajtim me praktikat ndërkombëtare si: ISSAI-t, GUID 5100, Manualin për auditimet e TI-së nga IDI si dhe dokumentet e ZKA-së. Ai tha se në zhvillimin e qëndrueshëm të departamentit ka ndikuar bashkëpunimi me Institucionet Supreme të Auditimit nga vendet evropiane dhe ekspertë nga EUROSAI dhe IDI. Z. Zymberi tha se deri më tani ZKA ka kryer auditime të rëndësishme dhe në funksion të sigurisë së sistemeve si dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

 

Auditorja Seniore e TI-së, Poliksena Berisha, prezantoi në detaje procesin e auditimeve individuale duke filluar nga propozimi i temës, planifikimi dhe ekzekutimi, e deri të auditimet përcjellëse për zbatimin e rekomandimeve, duke veçuar metodologjinë, teknikat e auditimit, veglat e auditimit, përfshirë edhe ato të dizajnuara nga grupi punues për auditimet e TI-së në EUROSAI. Znj. Berisha gjatë prezantimit të procesit të auditimit u fokusua te auditimet “Sistemi Informativ i Gjendjes Civile në Agjencinë e Regjistrit Civil” dhe “Raportin e auditimit përcjellës të rekomandimeve për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës-SIMFK”.

 

Lexo më shumë
Menaxhimi i bazuar në rezultate - qasje e re e bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Menaxhimi i bazuar në rezultate - qasje e re e bashkëpunimit në mes të ZKA-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Pas një bashkëpunimi afatgjatë dhe të suksesshëm, Institucionet Supreme të Auditimit nga Kosova dhe Suedia janë pajtuar të bashkëpunojnë edhe për pesë vitet e ardhshme në kuadër të projektit të ri i cili synon zhvillimin institucional dhe forcimin e mëtejmë të kapaciteteve organizative të ZKA-së. 

Për t’i diskutuar dhe identifikuar nevojat e ZKA-së për mbështetje në kuadër të këtij projekti, menaxhmenti i lartë i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë në datat 2-4 dhjetor 2024 mbajtën punëtorinë treditore në Istog.  

Në këtë punëtori pjesëmarrësit u angazhuan për zbatimin e menaxhimit të bazuar në rezultate dhe zhvillimin e teorisë së ndryshimit që përfshin grupet e synuara dhe rezultatet e pritshme. Po ashtu u diskutua për vlerësimin e fushëveprimit të bashkëpunimit për projektin e ri, identifikimin e boshllëqeve, vlerësimin e rrezikut, monitorimin e zbatimit dhe vlerësimin e ndikimit, sipas fushave kryesore të projektit: menaxhimi strategjik, udhëheqja dhe komunikimi i brendshëm si dhe auditimi i performancës.

Bashkëpunimi në kuadër të projektit të ri do të  zhvillohet sipas parimeve të Menaxhimit të Bazuar në Rezultate (MBR) duke u përqendruar në sigurimin e qëndrueshmërisë në zhvillim për ZKA-në përmes menaxhimit të qëndrueshëm të proceseve organizative dhe trajnimeve profesionale për trajnerë.

Pjesë e punëtorisë ishin Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Myrvete Gashi Morina, Ndihmës Auditori i Përgjithshëm Ramadan Gashi, Drejtori i Përgjithshëm Safet Berisha, Drejtori i Departamentit të Metodologjisë Naser Arllati, Drejtori i Departamentit për Sigurimin e Cilësisë Fitim Haliti, Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik, Raportim dhe Analiza Muhamet Balaj, Drejtoresha e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Qendresa Mulaj si dhe Specialisti i Auditimit Arben Selimi. Ndërsa nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë ishin Isabelle Berglund, Këshilltare e Lartë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Udhëheqëse e Projektit, Hazim Sabanovic, Zyrtar Ndërlidhës dhe Roland Svensson, Konsulent për Zhvillimin e Menaxhimit të Bazuar në Rezultate.

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në vazhdimësi kanë konfirmuar  angazhimin për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm i cili daton që nga viti 2011 kur ishte arritur marrëveshja e parë e bashkëpunimit. 

Lexo më shumë