Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/13/2024 2:20:00 PM

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm: Ende ka mangësi të shumta në të gjitha fazat e procesit të prokurimit publik

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të premten mori pjesë në tryezën “Prokurimi Publik – Mundësi dhe Rrezik: Roli i Institucioneve Mbikëqyrëse, Parandaluese dhe Rregullatore”, organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit  Publik në bashkëpunim me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

 

Takimi pati për qëllim të elaborojë rolin e institucioneve mbikëqyrëse, parandaluese dhe rregullatore, si dhe të analizojë mundësitë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet sistemi i prokurimit publik. Po ashtu u diskutuan mënyrat dhe strategjitë për përmirësimin e prokurimit publik në Kosovë, me theks të veçantë në parandalimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës dhe integritetit.

 

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se puna dhe kontributi i përbashkët në parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit është e vetmja mënyrë që të sigurohet ruajtja dhe menaxhimi i mirë i parasë se taksapaguesve. Ai tregoi se shumica e gjetjeve të auditimeve i përkasin fushës së prokurimit, prandaj ende ka mangësi në të gjitha fazat e procesit të prokurimit.  “Zyra Kombëtare e Auditimit ka vazhduar të kontribuoj fuqishëm për të siguruar që institucionet publike mbahen përgjegjës për veprimet e tyre karshi menaxhimit të parasë dhe pasurisë publike”, theksoi Halilaj.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja mbajti konferencën “Ndikimi i auditimit në përmirësimin e qeverisjes lokale dhe transparencës”

ZKA-ja mbajti konferencën “Ndikimi i auditimit në përmirësimin e qeverisjes lokale dhe transparencës”

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të enjten organizoi konferencën “Ndikimi i auditimit në përmirësimin e qeverisjes lokale dhe transparencës” e cila pati për qëllim bashkëbisedimin  me kryetarët e komunave për gjetjet dhe rekomandimet e auditimit me synim të përmirësimit të qeverisjes dhe transparencës në nivelin lokal. Në konferencë morën pjesë 10 kryetarë dhe përfaqësues të tjerë komunal, përfaqësues nga USAID-i, DEMOS-i dhe OSBE-ja, të cilët dhanë kontribut të çmuar në kuadër të diskutimeve. 

 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi progresin e shënuar sa i përket zbatimit të rekomandimeve të auditimit në komuna, megjithatë tha se ende nuk është në nivelin e dëshiruar, prandaj inkurajoj kryetarët e komunave për një angazhim më të madh. “Ju jeni vendimmarrësit kryesorë që mund të ndikoni drejtpërdrejt në zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe përmirësimin e qeverisjes lokale. Përmes bashkëpunimit me ju synojmë të sigurojmë që komunat të bëhen shembuj të praktikave të mira në menaxhimin financiar dhe të transparencës”, tha znj. Spanca.

 

Zëvendës Auditori  i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, prezantoi gjetjet dhe rekomandimet e çështjeve kryesore që kanë ndikim në përmirësimin e qeverisjes dhe transparencës në komuna. Ai tha se administrimi i përgjithshëm i sistemeve dhe proceseve në komuna ndër vite është përmirësuar dukshëm, megjithatë, nevoja për të rritur cilësinë në përgjithësi në menaxhimin financiar dhe kontrollet është e dukshme.

 

Kryetarët e komunave shprehën shqetësimet e tyre të cilat kryesisht kanë të bëjnë me pasojat e zbatimit të kontratave kolektive, barrën financiare të të cilave aktualisht e bartin komunat, e cila ka ndikim opinionin e auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve, etj. Ata theksuan se zbatimi i rekomandimeve kërkon kohë dhe angazhim më të madh në mënyrë që të ketë zgjidhje të qëndrueshme. Kryetarët e komunave dhe drejtuesit e ZKA-së u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të gjetjes së mënyrave më të mira për përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimit të financave në nivelin lokal.

 

Mbajtjen e punëtorisë me nga një fjalë rasti e përshëndetën, Kryetarët e Komunave, Drejtoresha e Departamentit për Demokratizim në OSBE-së, Pascale Roussy dhe Zëvendës Drejtori i Projektit të USAID – Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI), Vehbi Selmani.  

 

Lexo më shumë
ZKA-ja mori pjesë në seminarin e EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit

ZKA-ja mori pjesë në seminarin e EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka, Drejtori i Departamentit të Auditimit, Mehmet Muçaj dhe Auditorja Seniore, Kreshnike Haziri-Bublica, me 5 dhe 6 dhjetor 2024  morën pjesë në seminarin e 7-të të EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit në Lisbonë, organizuar nga Gjykata e Auditimit të Portugalisë.

 

Në seminar u diskutua për zhvillimin e auditimeve të efiçiencës, mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e ndikimit në auditime. Diskutimi përfshiu përvojat e mëparshme nga Varshava, Madridi dhe Praga, si dhe u bë një prezantim për zbatimin e metodave krahasuese në sektorin publik të Portugalisë. Pjesëmarrësit punuan në hartimin praktik të auditimeve të efikasitetit dhe identifikimin e dallimeve midis auditimeve të performancës dhe kërkimeve shkencore. Po ashtu u theksua rëndësia e përdorimit të metodave krahasuese në auditim, me ç’rast u demonstrua praktikisht përdorimi i softuerit PIONEER përmes grupeve punuese.

 

Seminari u mbajt në kuadër të programit për Analizën e Zhvillimit të të Dhënave (DEA) dhe metodave të tjera të krahasimit në auditim.

Lexo më shumë