Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/6/2024 3:09:00 PM

ZKA-ja mori pjesë në seminarin e EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka, Drejtori i Departamentit të Auditimit, Mehmet Muçaj dhe Auditorja Seniore, Kreshnike Haziri-Bublica, me 5 dhe 6 dhjetor 2024  morën pjesë në seminarin e 7-të të EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit në Lisbonë, organizuar nga Gjykata e Auditimit të Portugalisë.

 

Në seminar u diskutua për zhvillimin e auditimeve të efiçiencës, mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e ndikimit në auditime. Diskutimi përfshiu përvojat e mëparshme nga Varshava, Madridi dhe Praga, si dhe u bë një prezantim për zbatimin e metodave krahasuese në sektorin publik të Portugalisë. Pjesëmarrësit punuan në hartimin praktik të auditimeve të efikasitetit dhe identifikimin e dallimeve midis auditimeve të performancës dhe kërkimeve shkencore. Po ashtu u theksua rëndësia e përdorimit të metodave krahasuese në auditim, me ç’rast u demonstrua praktikisht përdorimi i softuerit PIONEER përmes grupeve punuese.

 

Seminari u mbajt në kuadër të programit për Analizën e Zhvillimit të të Dhënave (DEA) dhe metodave të tjera të krahasimit në auditim.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm: Ende ka mangësi të shumta në të gjitha fazat e procesit të prokurimit publik

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm: Ende ka mangësi të shumta në të gjitha fazat e procesit të prokurimit publik

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, të premten mori pjesë në tryezën “Prokurimi Publik – Mundësi dhe Rrezik: Roli i Institucioneve Mbikëqyrëse, Parandaluese dhe Rregullatore”, organizuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit  Publik në bashkëpunim me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

 

Takimi pati për qëllim të elaborojë rolin e institucioneve mbikëqyrëse, parandaluese dhe rregullatore, si dhe të analizojë mundësitë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet sistemi i prokurimit publik. Po ashtu u diskutuan mënyrat dhe strategjitë për përmirësimin e prokurimit publik në Kosovë, me theks të veçantë në parandalimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës dhe integritetit.

 

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se puna dhe kontributi i përbashkët në parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit është e vetmja mënyrë që të sigurohet ruajtja dhe menaxhimi i mirë i parasë se taksapaguesve. Ai tregoi se shumica e gjetjeve të auditimeve i përkasin fushës së prokurimit, prandaj ende ka mangësi në të gjitha fazat e procesit të prokurimit.  “Zyra Kombëtare e Auditimit ka vazhduar të kontribuoj fuqishëm për të siguruar që institucionet publike mbahen përgjegjës për veprimet e tyre karshi menaxhimit të parasë dhe pasurisë publike”, theksoi Halilaj.  

Lexo më shumë
Përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë diskutuan për integritetin e prokurimit publik

Përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë diskutuan për integritetin e prokurimit publik

Iniciativa për Progres – INPO të martën në një tryezë diskutimi prezantoi raportin “Katalizatorët e Korrupsionit: Praktikat që Cenojnë Integritetin e Prokurimit Publik”, ku përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë diskutuan për sfidat dhe mangësitë në fushën e prokurimit publik.  

 

Në kuadër të diskutimit panelistët theksuan rëndësinë e rekomandimeve për përmirësimin e praktikave të prokurimit publik dhe domosdoshmërinë e finalizimit të Ligjit të ri të Prokurimit Publik.  

 

Pjesë e panelit ishte edhe përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Specialisti i Auditimit, Arben Selimi. Ai  vlerësoi raportin e INPO-së dhe theksoi se shumica e gjetjeve të tij janë të ngjashme me ato që ZKA-ja ka evidentuar ndër vite në fushën e prokurimit publik. “Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar të auditojë dhe të rris numrin e auditimeve në fushën e prokurimit publik. Megjithatë, mbetet sfiduese orientimi i burimeve tona në fushat me rrezik të lartë për shkak të kufizimeve që sjell Ligji aktual për ZKA-në”, deklaroi Selimi. Ai shtoi se bashkëpunimi institucional dhe finalizimi i Ligjit të ri për Prokurimin Publik janë kyçe për përmirësimin e kësaj fushe.

 

 

Lexo më shumë