Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/11/2024 1:29:00 PM

Përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë diskutuan për integritetin e prokurimit publik

Iniciativa për Progres – INPO të martën në një tryezë diskutimi prezantoi raportin “Katalizatorët e Korrupsionit: Praktikat që Cenojnë Integritetin e Prokurimit Publik”, ku përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë diskutuan për sfidat dhe mangësitë në fushën e prokurimit publik.  

 

Në kuadër të diskutimit panelistët theksuan rëndësinë e rekomandimeve për përmirësimin e praktikave të prokurimit publik dhe domosdoshmërinë e finalizimit të Ligjit të ri të Prokurimit Publik.  

 

Pjesë e panelit ishte edhe përfaqësuesi i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Specialisti i Auditimit, Arben Selimi. Ai  vlerësoi raportin e INPO-së dhe theksoi se shumica e gjetjeve të tij janë të ngjashme me ato që ZKA-ja ka evidentuar ndër vite në fushën e prokurimit publik. “Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar të auditojë dhe të rris numrin e auditimeve në fushën e prokurimit publik. Megjithatë, mbetet sfiduese orientimi i burimeve tona në fushat me rrezik të lartë për shkak të kufizimeve që sjell Ligji aktual për ZKA-në”, deklaroi Selimi. Ai shtoi se bashkëpunimi institucional dhe finalizimi i Ligjit të ri për Prokurimin Publik janë kyçe për përmirësimin e kësaj fushe.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja mori pjesë në seminarin e EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit

ZKA-ja mori pjesë në seminarin e EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka, Drejtori i Departamentit të Auditimit, Mehmet Muçaj dhe Auditorja Seniore, Kreshnike Haziri-Bublica, me 5 dhe 6 dhjetor 2024  morën pjesë në seminarin e 7-të të EUROSAI-t për Metodat e Krahasimit në Lisbonë, organizuar nga Gjykata e Auditimit të Portugalisë.

 

Në seminar u diskutua për zhvillimin e auditimeve të efiçiencës, mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e ndikimit në auditime. Diskutimi përfshiu përvojat e mëparshme nga Varshava, Madridi dhe Praga, si dhe u bë një prezantim për zbatimin e metodave krahasuese në sektorin publik të Portugalisë. Pjesëmarrësit punuan në hartimin praktik të auditimeve të efikasitetit dhe identifikimin e dallimeve midis auditimeve të performancës dhe kërkimeve shkencore. Po ashtu u theksua rëndësia e përdorimit të metodave krahasuese në auditim, me ç’rast u demonstrua praktikisht përdorimi i softuerit PIONEER përmes grupeve punuese.

 

Seminari u mbajt në kuadër të programit për Analizën e Zhvillimit të të Dhënave (DEA) dhe metodave të tjera të krahasimit në auditim.

Lexo më shumë
Taksapaguesit kanë të drejtë të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për menaxhimin e parasë publike

Taksapaguesit kanë të drejtë të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për menaxhimin e parasë publike

Instituti GAP të enjten organizoi tryezë diskutimi ku prezantoi raportin “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën (Open Budget Survey)” e  cila shërben si mjet për të vlerësuar qeverisjen dhe llogaridhënien e qeverive, me fokus në tri fusha kryesore: transparenca, pjesëmarrja publike dhe mbikëqyrja e buxhetit. Pjesë e panelit të tryezës ishte Drejtor i Departamentit të Auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Faruk Rrahmani si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

 

Të pranishmit vlerësuan se llogaridhënia, transparenca dhe angazhimi i publikut në proceset buxhetore janë parime kyçe të praktikave të mira të menaxhimit të financave publike, meqë ju mundësojnë qytetarëve të jenë të informuar mbi financat publike dhe të mbajnë institucionet përgjegjëse për vendimet e tyre.

 

Drejtor i Departamentit të Auditimit, njëherësh përgjegjës për Raportin Vjetor të Auditimit (RVA), Faruk Rrahmani, foli për rritjen e kapaciteteve për kontrolle të brendshme në organizata buxhetore dhe rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për transparencë dhe përdorim efikas të fondeve publike. Ai tha taksapaguesit janë kontribuesit kryesorë të buxhetit të shtetit dhe kanë të drejtë të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për menaxhimin e parasë publike.

Lexo më shumë