Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/16/2021 2:13:59 PM

Auditori i Përgjithshëm i Polonisë Marian Banas uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës Vlora Spanca

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi nga Auditori i Përgjithshëm i Polonisë, Marian Banas. Homologu polak ka përgëzuar znj. Spanca për marrjen e detyrës së re duke i uruar sukses në realizimin e synimeve gjatë mandati të saj. Banas ka shprehur përkushtimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit  ndërmjet dy institucioneve. “Marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës kontribuojnë në bashkëpunimin efektive të vendeve tona, si dhe zbatimin e objektivave të përbashkëta të zyrave tona, që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë të financave publike dhe përmirësimin  e vazhdueshëm të shpenzimit të fondeve publike”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Polonisë Marian Banas.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sindikata e ZKA-së mirëpret zgjedhjen e Auditores së Përgjithshme

Sindikata e ZKA-së mirëpret zgjedhjen e Auditores së Përgjithshme

Sindikata e Zyrës Kombëtare të Auditimit nëpërmjet një letër urimi ka përshëndetur emërimin e znj. Vlora Spanca në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës. Anëtarësia sindikale ka uruar Auditoren e Përgjithshme për marrjen e detyrës si dhe i ka kërkuar menaxhim të suksesshëm të ZKA-së, me qëllim të ruajtjes së kredibilitetit institucional. Sindikata inkurajon znj. Spanca që gjatë mandatit pesëvjeçar në krye të ZKA-së, të ketë trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë për punonjësit si dhe të ofrojë kushte pune e avancime profesionale. “Besojmë që do të përpiqesh maksimalisht për të kryer me ndërgjegje e besnikëri misionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, pra auditimin e buxhetit të shtetit, duke reflektuar dhe promovuar llogaridhënie, pavarësi profesionale, trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë për punëtorët, kushte pune dhe avancime profesionale për gjithë stafin e ZKA-së, gjithnjë duke respektuar rregullativën ligjore dhe standardet ndërkombëtare të auditimit. Përvoja juaj shumë vjeçare në ZKA, shpresojmë që do konvertohet në menaxhim të suksesshëm të këtij institucioni kredibil”, thuhet në letrën e urimit të Sindikatës së ZKA-së. Po ashtu, nëpërmjet një letre falënderimi, Sindikata e ZKA-së ka falënderuar edhe ish Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, për punën, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në menaxhimin e ZKA-së.
Lexo më shumë
Kryetari i KLSH-së uron Auditoren e Përgjithshme

Kryetari i KLSH-së uron Auditoren e Përgjithshme

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu, ka uruar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e urimit dërguar homologes së tij, kryetari i KLSH-së ka shprehur përkushtimin  për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në zbatimin e objektivave të përbashkëta, që kanë të bëjnë me qeverisjen  e mirë  të financave  publike  dhe  përmirësimin e vazhdueshëm të shpenzimit të fondeve publike. “Shpreh gatishmërinë time për intensifikimin dhe rritjen cilësore të bashkëpunimit midis dy institucioneve tona në fushat me interes të përbashkët edhe në të ardhmen. Duke ju uruar suksese të mëtejshme ju përcjell urimet më të mira”, është theksuar në letrën e urimit të kryetarit Shehu. Po ashtu kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu ka bërë me dije se është i gatshëm për realizimin e një takimi me Auditoren e Përgjithshme Vlora Spanca për të diskutuar  në  terma konkrete  për  zgjerimin  dhe  thellimin  e bashkëpunimit midis dy institucioneve. KLSH-ja dhe ZKA-ja kanë marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit që nga viti 2012. Në kuadër të kësaj Marrëveshje janë mbajtur trajnime dhe punëtori të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamjet, metodat dhe përvojat e punës me qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme të auditimit.
Lexo më shumë