Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/18/2021 11:49:39 AM

Kryetari i KLSH-së uron Auditoren e Përgjithshme

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu, ka uruar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e urimit dërguar homologes së tij, kryetari i KLSH-së ka shprehur përkushtimin  për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në zbatimin e objektivave të përbashkëta, që kanë të bëjnë me qeverisjen  e mirë  të financave  publike  dhe  përmirësimin e vazhdueshëm të shpenzimit të fondeve publike. “Shpreh gatishmërinë time për intensifikimin dhe rritjen cilësore të bashkëpunimit midis dy institucioneve tona në fushat me interes të përbashkët edhe në të ardhmen. Duke ju uruar suksese të mëtejshme ju përcjell urimet më të mira”, është theksuar në letrën e urimit të kryetarit Shehu. Po ashtu kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu ka bërë me dije se është i gatshëm për realizimin e një takimi me Auditoren e Përgjithshme Vlora Spanca për të diskutuar  në  terma konkrete  për  zgjerimin  dhe  thellimin  e bashkëpunimit midis dy institucioneve. KLSH-ja dhe ZKA-ja kanë marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit që nga viti 2012. Në kuadër të kësaj Marrëveshje janë mbajtur trajnime dhe punëtori të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamjet, metodat dhe përvojat e punës me qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme të auditimit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i Polonisë Marian Banas uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës Vlora Spanca

Auditori i Përgjithshëm i Polonisë Marian Banas uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës Vlora Spanca

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi nga Auditori i Përgjithshëm i Polonisë, Marian Banas. Homologu polak ka përgëzuar znj. Spanca për marrjen e detyrës së re duke i uruar sukses në realizimin e synimeve gjatë mandati të saj. Banas ka shprehur përkushtimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit  ndërmjet dy institucioneve. “Marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës kontribuojnë në bashkëpunimin efektive të vendeve tona, si dhe zbatimin e objektivave të përbashkëta të zyrave tona, që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë të financave publike dhe përmirësimin  e vazhdueshëm të shpenzimit të fondeve publike”, thuhet ndër të tjera në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Polonisë Marian Banas.  
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme e Suedisë uron homologen Vlora Spanca, zotohet për forcim të bashkëpunimit shumëvjeçar

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë uron homologen Vlora Spanca, zotohet për forcim të bashkëpunimit shumëvjeçar

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Helena Lindberg,  ka uruar homologen e saj Vlora Spanca për zgjedhjen në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Auditorja Lindberg është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. “Dy organizatat tona kanë pasur një marrëdhënie të shkëlqyer gjatë mandatit të ish Auditorit të Përgjithshëm z. Besnik Osmani, dhe unë pres që të vazhdojmë në këtë rrugë. Shpresoj që pandemia së shpejti të na lejojë të takohemi dhe të forcojmë bashkëpunimin tonë. Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja”, është thënë ndër të tjera në letrën e urimit të Auditores së Përgjithshme Helena Lindberg. Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë aktualisht janë në proces të zbatimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit bilateral “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023” e cila ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve organizative të ZKA-së që promovojnë punë me cilësi të lartë, si dhe forcimin e kapacitetit për të përgatitur raporte të auditimit të performancës me cilësi të lartë dhe të dobishme për shoqërinë. Bashkëpunimi dhe partneriteti në mes të ZKA-së së Kosovës dhe asaj të Suedisë daton që nga  2011-ta, kur është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit për zhvillimin e kapaciteteve, përmes së cilës ZKA-së së Kosovës i është ofruar mbështetje për të përmbushur mandatin e saj dhe për t`u bërë një institucion suprem i auditimit i qëndrueshëm, i cili vepron në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.
Lexo më shumë