Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/20/2021 4:30:32 PM

Komunës së Suharekës i kërkohet t’i zbatojë rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm

Në Komunën e Suharekës të premten është mbajtur debati i parë për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Të pranishëm në debat kanë qenë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, Udhëheqësi i Auditimit nga Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA), Shkëlqim Xhema, Visar Prebreza nga BIRN si dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal. Me këtë rast Udhëheqësi i Auditimit nga Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA), Shkëlqim Xhema,  ka thënë se raportet e auditimit kanë për qëllim identifikimin e dobësive në sistemet qeverisëse ndërsa zbatimi i rekomandimeve shërben si mekanizëm për t’i sanuar këto dobësi. Xhema ka bërë me dije se opinioni i pasqyrave financiare të Komunës së Suharekës për vitin 2020 është i pakualifikuar që do të thotë se pasqyrat prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Megjithatë ai ka thënë se janë vërejtur dobësi tek të hyrat, llogaritë e arketueshme, subvencionet, mallrat, investimet kapitale si dhe menaxhimi i pasurisë. Kurse sa i përket rekomandimeve, Xhema ka deklaruar se  Komuna e Suharekës është zotuar  për zbatimin e tyre. Ndërkohë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se opinioni i auditimit është i pakualifikuar dhe ka një trend të uljes së rekomandimeve ndër vite. Ai ka theksuar se për vitin 2020 janë gjashtë rekomandime dhe se tashmë është hartuar plani për zbatimin e tyre. Muharremaj ka deklaruar se gjatë realizimit të punëve mund të ketë pasur edhe dobësi sidomos gjatë vitit të kaluar i cili është karakterizuar me sfida të mëdha për shkak të pandemisë. Ndërsa Visar Prebreza nga BIRN-i ka thënë se Komuna e Suharekës ka shënuar një progres sa i përket uljes së rekomandimeve dhe zbatimit të tyre. Sidoqoftë Prebreza ka vlerësuar se zbatimi i gjashtë rekomandimeve të fundit është i vështirë meqë kanë të bëjnë me menaxhimin e kontratave; regjistrimin e pronës, borxhet; subvencionet etj. Prebreza ka vlerësuar se në përgjithësi niveli i zbatimit të rekomandimeve në nivel komunal është i vogël. Ky debat është organizuar nga BIRN Kosova në  kuadër të Projektit me USAID TEAM i cili ju ka ndihmuar komunave që t’i zbatojnë rekomandimet e auditorit. Debati ka për qellim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e raporteve të auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca merr urim nga Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca merr urim nga Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe

Në vazhdën e urimeve për emërimin në pozitën e Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi edhe nga Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Gareth Davies. Auditori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Gareth Davies, në letrën e urimit dërguar homologes nga Kosova, ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve Supreme të Auditimit në kuadër të INSTOSAI-t dhe EUROSAI-t me qëllim të përmirësimit të llogaridhënies. “Jam i sigurt se organizatat tona do të vazhdojnë të gjejnë baza të përbashkëta bashkëpunimi brenda INTOSAI-t dhe EUROSAI-t në mënyrë që të përmirësojnë dhe nxisin një kulturë të llogaridhënies. Ju uroj çdo sukses në rolin tuaj të ri dhe mezi pres të takohem me ju në të ardhmen”, është thënë në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca merr urim nga Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca merr urim nga Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë

Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë, Ivan Klesic, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e pozitës së re si dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve. Në letrën e urimit dërguar homologes nga Kosova, Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë, Ivan Klesic, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve. “Jam i bindur se ne do të vazhdojmë të zhvillojmë tutje bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm, si dhe marrëdhënien profesionale dhe miqësore midis institucioneve tona, të krijuara dhe të ndërtuara me sukses gjatë mandatit të paraardhësve tuaj të vlerësuar“ është thënë në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Kroacisë. Po ashtu Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë, Ivan Klesic, përmes një letre të veçantë ka falënderuar edhe ish Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani për bashkëpunimin dhe punën profesionale e të suksesshme në komunitetin e auditimit gjatë viteve të fundit.
Lexo më shumë