Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/24/2021 2:04:31 PM

Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca merr urim nga Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë

Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë, Ivan Klesic, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e pozitës së re si dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve. Në letrën e urimit dërguar homologes nga Kosova, Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë, Ivan Klesic, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve. “Jam i bindur se ne do të vazhdojmë të zhvillojmë tutje bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm, si dhe marrëdhënien profesionale dhe miqësore midis institucioneve tona, të krijuara dhe të ndërtuara me sukses gjatë mandatit të paraardhësve tuaj të vlerësuar“ është thënë në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Kroacisë. Po ashtu Auditori i Përgjithshëm i Kroacisë, Ivan Klesic, përmes një letre të veçantë ka falënderuar edhe ish Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani për bashkëpunimin dhe punën profesionale e të suksesshme në komunitetin e auditimit gjatë viteve të fundit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Komunës së Suharekës i kërkohet t’i zbatojë rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm

Komunës së Suharekës i kërkohet t’i zbatojë rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm

Në Komunën e Suharekës të premten është mbajtur debati i parë për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Të pranishëm në debat kanë qenë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, Udhëheqësi i Auditimit nga Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA), Shkëlqim Xhema, Visar Prebreza nga BIRN si dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal. Me këtë rast Udhëheqësi i Auditimit nga Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA), Shkëlqim Xhema,  ka thënë se raportet e auditimit kanë për qëllim identifikimin e dobësive në sistemet qeverisëse ndërsa zbatimi i rekomandimeve shërben si mekanizëm për t’i sanuar këto dobësi. Xhema ka bërë me dije se opinioni i pasqyrave financiare të Komunës së Suharekës për vitin 2020 është i pakualifikuar që do të thotë se pasqyrat prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Megjithatë ai ka thënë se janë vërejtur dobësi tek të hyrat, llogaritë e arketueshme, subvencionet, mallrat, investimet kapitale si dhe menaxhimi i pasurisë. Kurse sa i përket rekomandimeve, Xhema ka deklaruar se  Komuna e Suharekës është zotuar  për zbatimin e tyre. Ndërkohë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se opinioni i auditimit është i pakualifikuar dhe ka një trend të uljes së rekomandimeve ndër vite. Ai ka theksuar se për vitin 2020 janë gjashtë rekomandime dhe se tashmë është hartuar plani për zbatimin e tyre. Muharremaj ka deklaruar se gjatë realizimit të punëve mund të ketë pasur edhe dobësi sidomos gjatë vitit të kaluar i cili është karakterizuar me sfida të mëdha për shkak të pandemisë. Ndërsa Visar Prebreza nga BIRN-i ka thënë se Komuna e Suharekës ka shënuar një progres sa i përket uljes së rekomandimeve dhe zbatimit të tyre. Sidoqoftë Prebreza ka vlerësuar se zbatimi i gjashtë rekomandimeve të fundit është i vështirë meqë kanë të bëjnë me menaxhimin e kontratave; regjistrimin e pronës, borxhet; subvencionet etj. Prebreza ka vlerësuar se në përgjithësi niveli i zbatimit të rekomandimeve në nivel komunal është i vogël. Ky debat është organizuar nga BIRN Kosova në  kuadër të Projektit me USAID TEAM i cili ju ka ndihmuar komunave që t’i zbatojnë rekomandimet e auditorit. Debati ka për qellim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e raporteve të auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve.
Lexo më shumë
Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive (TCA), Metin Yener, i ka dërguar letër urimi Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca për marrjen e detyrës se re, duke i dëshiruar suksese në realizimin e detyrave. “Unë jam shumë i bindur se ju do të vazhdoni t'i shërbeni vendit dhe institucionit tuaj në mënyrë të jashtëzakonshme. Duke përfituar nga kjo mundësi, do të doja të përcillja urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj personale, si dhe për suksesin dhe prosperitetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, është thënë në urimin e presidentit Yener. Gjithashtu presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive (TCA), Metin Yener, ka falënderuar edhe ish Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani për kontributin e dhënë në fushën e auditimit. Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Turqisë, kanë marrëveshje bashkëpunimi që nga viti 2018. Përmes kësaj marrëveshje është paraparë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fushat e auditimit publik, trajnimet profesionale dhe përmirësimi i standardeve profesionale, auditimet paralale si dhe mbajtja e seminareve konferencave etj.  
Lexo më shumë