Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/7/2021 1:49:04 PM

Auditorja e Përgjithshme urohet nga homologu i Letonisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Letonisë, Rolands Irklis, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Homologu nga Letonia, duke u zotuar për vazhdim të bashkëpunimit, ka thënë se përvoja profesionale e znj. Spanca do të sigurojë zhvillimin e mëtejshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. “Ne presim me padurim bashkëpunim të suksesshëm me Ju dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, duke mbajtur komunikim për çështjet si në kuadër të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t ashtu edhe në shkëmbimin e praktikave dhe përvojave të mira të auditimit në nivel bilateral që do të kontribuojnë në zhvillimin institucional të të dy Institucioneve Supreme të Auditimit. Ju mirëpres me mirësi në komunitetin e Drejtuesve të Institucioneve Supreme të Auditimit!”, është theksuar në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Letonisë, Rolands Irklis.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA) uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, pret vazhdim të bashkëpunimit me ZKA-në

Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA) uron Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, pret vazhdim të bashkëpunimit me ZKA-në

Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA), Klaus-Heiner Lehne, i ka dërguar letër urimi Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, presidenti i ECA-së ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. “Në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të Gjykatës Evropiane të Auditorëve pranoni urimet e sinqerta për emërimin tuaj dhe ju uroj çdo sukses në zbatimin e detyrave tuaja. Pres që të vazhdoj bashkëpunimi i frytshëm midis institucioneve tona, veçanërisht në kuadër të INTOSAI-t, EUROSAI-t dhe Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm, dhe shpresoj të kem mundësinë të takohemi së shpejti”, është thënë në letrën e urimit të Presidentit të Gjykatës Evropiane të Auditorëve.
Lexo më shumë
Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut uron Auditoren e Përgjithshme

Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut uron Auditoren e Përgjithshme

Në rrjedhën e urimeve për emërimin në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca ka pranuar letër urimi edhe nga Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler. Duke i dëshiruar suksese homologes së tij në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Gengler, është zotuar se do të angazhohet për të krijuar marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve të auditimit. “Në emër të anëtarëve të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, do të doja të shpreh urimet e mia të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për sukses në ushtrimin e këtij funksioni të rëndësishëm. Ne do të angazhohemi për të krijuar një marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve tona të auditimit”, është theksuar në urimin e Presidentit të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler.
Lexo më shumë