Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/7/2021 1:57:35 PM

Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut uron Auditoren e Përgjithshme

Në rrjedhën e urimeve për emërimin në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca ka pranuar letër urimi edhe nga Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler. Duke i dëshiruar suksese homologes së tij në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Gengler, është zotuar se do të angazhohet për të krijuar marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve të auditimit. “Në emër të anëtarëve të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, do të doja të shpreh urimet e mia të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për sukses në ushtrimin e këtij funksioni të rëndësishëm. Ne do të angazhohemi për të krijuar një marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve tona të auditimit”, është theksuar në urimin e Presidentit të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme urohet nga homologu i Letonisë

Auditorja e Përgjithshme urohet nga homologu i Letonisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Letonisë, Rolands Irklis, ka përgëzuar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Homologu nga Letonia, duke u zotuar për vazhdim të bashkëpunimit, ka thënë se përvoja profesionale e znj. Spanca do të sigurojë zhvillimin e mëtejshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. “Ne presim me padurim bashkëpunim të suksesshëm me Ju dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, duke mbajtur komunikim për çështjet si në kuadër të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t ashtu edhe në shkëmbimin e praktikave dhe përvojave të mira të auditimit në nivel bilateral që do të kontribuojnë në zhvillimin institucional të të dy Institucioneve Supreme të Auditimit. Ju mirëpres me mirësi në komunitetin e Drejtuesve të Institucioneve Supreme të Auditimit!”, është theksuar në letrën e urimit të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Letonisë, Rolands Irklis.
Lexo më shumë
ZKA-ja fillon zbatimin e planit të trajnimeve

ZKA-ja fillon zbatimin e planit të trajnimeve

Zhvillimi i vazhdueshëm i kapaciteteve profesionale është domosdoshmëri dhe prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Synimi për të ndikuar në rritjen e përgjegjësisë institucionale që paraja publike të shpenzohet për të mirën e qytetarëve, dhe marrë parasysh ndryshimet që ndodhin në ambientin në të cilin e auditojmë, kërkon nga Zyra Kombëtare e Auditimit që në vazhdimësi t’i avancojë njohuritë profesionale të auditorëve. Kërkesave nga palët e interesit ne duhet të jemi në gjendje t’iu përgjigjemi në mënyrën dhe kohën e duhur. Prandaj, me qëllim të zhvillimit profesional dhe avancimit të njohurive punonjësit e ZKA-së gjatë këtij sezoni do të zbatojnë një plan të ngjeshur të trajnimeve të brendshme. Përveç, trajnimeve të brendshme, punonjësit e ZKA-së do të përfitojnë edhe nga trajnimet e ofruara nga institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe do të jenë pjesë në shumë punëtori dhe aktivitete ndërkombëtare. Aktualisht është duke u mbajtur trajnimi i organizuar nga Thesari i Kosovës për modulin “Pamje dhe Raportim në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës” ku do të diskutohen në detaje modulet e këtij sistemi. Po ashtu auditorët do të jenë pjesë aktive edhe e trajnimeve dhe seminareve të ofruara nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë për Kontrollin dhe Sigurimin e Cilësisë; trajnimin për auditimin e performancës që ndërlidhen me analizat e thella si dhe shkimin e raporteve shkrimin miqësor ndaj lexuesit, teknika për gjuhën e thjeshtë, strukturën e tekstit, infografinë.  Këto trajnime ofrohen në kuadër të zbatimit të marrëveshjes “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Kurse në kuadër të marrëveshjeve me shoqatat profesionale, auditorët do të ndjekin edhe edukimin  e vazhdueshëm profesional (EVP). Me qëllim të maksimizimit të kohës,  plani i trajnimeve është kryesisht i fokusuar që të zbatohet në muajt jashtë fazës intensive të procesit auditues.
Lexo më shumë