Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/7/2021 8:30:59 PM

ZKA-ja fillon zbatimin e planit të trajnimeve

Zhvillimi i vazhdueshëm i kapaciteteve profesionale është domosdoshmëri dhe prioritet i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Synimi për të ndikuar në rritjen e përgjegjësisë institucionale që paraja publike të shpenzohet për të mirën e qytetarëve, dhe marrë parasysh ndryshimet që ndodhin në ambientin në të cilin e auditojmë, kërkon nga Zyra Kombëtare e Auditimit që në vazhdimësi t’i avancojë njohuritë profesionale të auditorëve. Kërkesave nga palët e interesit ne duhet të jemi në gjendje t’iu përgjigjemi në mënyrën dhe kohën e duhur. Prandaj, me qëllim të zhvillimit profesional dhe avancimit të njohurive punonjësit e ZKA-së gjatë këtij sezoni do të zbatojnë një plan të ngjeshur të trajnimeve të brendshme. Përveç, trajnimeve të brendshme, punonjësit e ZKA-së do të përfitojnë edhe nga trajnimet e ofruara nga institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe do të jenë pjesë në shumë punëtori dhe aktivitete ndërkombëtare. Aktualisht është duke u mbajtur trajnimi i organizuar nga Thesari i Kosovës për modulin “Pamje dhe Raportim në Sistemin Informativ të Menaxhimit të Financave të Kosovës” ku do të diskutohen në detaje modulet e këtij sistemi. Po ashtu auditorët do të jenë pjesë aktive edhe e trajnimeve dhe seminareve të ofruara nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë për Kontrollin dhe Sigurimin e Cilësisë; trajnimin për auditimin e performancës që ndërlidhen me analizat e thella si dhe shkimin e raporteve shkrimin miqësor ndaj lexuesit, teknika për gjuhën e thjeshtë, strukturën e tekstit, infografinë.  Këto trajnime ofrohen në kuadër të zbatimit të marrëveshjes “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Kurse në kuadër të marrëveshjeve me shoqatat profesionale, auditorët do të ndjekin edhe edukimin  e vazhdueshëm profesional (EVP). Me qëllim të maksimizimit të kohës,  plani i trajnimeve është kryesisht i fokusuar që të zbatohet në muajt jashtë fazës intensive të procesit auditues.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut uron Auditoren e Përgjithshme

Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut uron Auditoren e Përgjithshme

Në rrjedhën e urimeve për emërimin në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca ka pranuar letër urimi edhe nga Presidenti i Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler. Duke i dëshiruar suksese homologes së tij në udhëheqjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Gengler, është zotuar se do të angazhohet për të krijuar marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve të auditimit. “Në emër të anëtarëve të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, do të doja të shpreh urimet e mia të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për sukses në ushtrimin e këtij funksioni të rëndësishëm. Ne do të angazhohemi për të krijuar një marrëdhënie të mirë midis dy institucioneve tona të auditimit”, është theksuar në urimin e Presidentit të Gjykatës së Auditorëve të Luksemburgut, Marc Gengler.
Lexo më shumë
Komuna e Ferizajt pajtohet me gjetjet e Auditorit, zotohet për zbatimin e rekomandimeve

Komuna e Ferizajt pajtohet me gjetjet e Auditorit, zotohet për zbatimin e rekomandimeve

Ferizaj ka qenë komuna e radhës ku të mërkurën është mbajtur debati për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm. Të pranishëm në debat kanë qenë nënkryetari i komunës, Arton Gavazi, Udhëheqësi i Auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Faruk Rrahmani, Visar Prebreza nga BIRN-i si dhe këshilltarët komunal. Me këtë rast Udhëheqësi i Auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Faruk Rrahmani, ka bërë me dije se opinioni i auditimit për vitin 2020 për Komunën e Ferizajt është i kualifikuar për shkak të mos evidentimit të pasurive në vlerë mbi dy milionë e 300 mijë euro. Ai ka thënë se edhe pasuritë nën një mijë euro nuk janë të evidentuara në sistemin E-pasuria tash e katër vite. Prandaj Rrahmani ka bërë thirrje që ky problem të adresohet sepse mund të ndikoj në kualifikimin e opinionit edhe në vitet e ardhshme. Po ashtu Rrahmani ka thënë se borxhet e komunës ndaj operatorëve ekonomik vazhdojnë të përcjellin komunat në përgjithësi, prandaj problemi më i madh është se nëse ndaj operatorëve ekonomik nuk kryhen pagesat brenda afatit kohor atëherë edhe performanca e punëve që do të kryhen do të jetë në nivel më të ulët. Sipas tij, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë rekomandimin lidhur me këtë çështje dhe se komuna duhet ta zbatojë atë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Ndërsa nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, ka folur për rëndësinë dhe ndikimin e raportit të auditorit në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për qytetarët. Ai ka thënë se raportet e auditorit dhe zbatimi i rekomandimeve ndikojnë në përmirësimin e qeverisjes dhe arritjen e objektivave. Gavazi ka theksuar se për vitin 2020 ndonëse opinioni ka qenë i kualifikuar kanë pranuar më pak rekomandime dhe sipas tij, janë në rrugë të drejt në përmbushjen e obligimeve që dalin nga raporti i auditimit. Gavazi ka bërë me dije se janë pajtuar me gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm dhe brenda afatit kohor do të dorëzojnë planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve.  Sipas Gavazit, në përgjithësi zbatimi i rekomandimeve në nivel vendi nuk është i kënaqshëm dhe se  pandemia ka ndikuar që Komuna e Ferizajt të ketë më pak rekomandime të zbatuara. Kurse Visar Prebreza nga BIRN-i ka deklaruar se Ferizaj është një prej komunave që ka numrin më të madh të rekomandimeve të pranuara gjatë tri viteve të fundit, 25 rekomandime kanë në vitin 2018, 20 në vitin 2019 si dhe 18 për vitin 2020. Ai ka bërë thirrje që ë adresohen të gjitha gjetjet e auditorit. Sa i përket gjetjeve të auditorit, Prebreza ka thënë se është shqetësuese fakti që komuna është treguar borxhli ndaj bizneseve dhe në 11 raste ka pasur vonesë të faturave për më shumë së 30 ditë; pastaj angazhimi i personave me kontratat mbi vepër; shkeljet në prokurim që nga planifikimi deri të menaxhimi i kontratës si dhe borxhet që qytetarët dhe bizneset i kanë ndaj komunës të cilat kanë arritur vlerën prej 11.8 milionë euro. Ky debat është organizuar nga BIRN Kosova në  kuadër të Projektit me USAID TEAM i cili ju ka ndihmuar komunave që t’i zbatojnë rekomandimet e auditorit. Debati ka për qellim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e raporteve të auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve.
Lexo më shumë