Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/16/2021 1:28:31 PM

Auditorët e performancës avancojnë njohuritë analitike dhe kërkimore si dhe teknikat e shkrimit

Me qëllim të rritjes së cilësisë së raporteve të auditimit të performancës, Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar me trajnimin për avancimin e aftësive analitike dhe kërkimore të auditorëve të performancës. Ky trajnim është duke u zbatuar në kuadër të marrëveshjes me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Trajnimet në kuadër të këtij bashkëpunimi ofrohen nga ekspertët dhe kolegët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë. Përmes këtyre trajnimeve auditorët e performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit do t’i avancojnë njohuritë në analiza më të thella dhe metodat kërkimore si dhe teknikat e shkrimit të raporteve të performancës në mënyrë që ato të jenë të shkruara me gjuhë të thjeshtë dhe të jenë miqësore ndaj lexuesit. Këto punëtori do të jenë interaktive me shembuj praktik të raporteve të auditimit si dhe përmbajnë edhe video materiale dhe detyra për auditorët.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Vazhdon bashkëpunimi në mes të ZKA-së dhe USAID TEAM

Vazhdon bashkëpunimi në mes të ZKA-së dhe USAID TEAM

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu, kanë pritur në takim përfaqësuesin e USAID-it, Jeton Cana dhe ata të projektit  TEAM (Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse), Aferdita Mekuli dhe Ruzhdi Zeqiri, me të cilët kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID/ TEAM për angazhimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin përmes projekteve të cilat në fushëveprimin e tyre kanë aktivitete që ndërlidhen me mandatin e ZKA-së, qoftë si përfituese e drejtpërdrejtë apo si kontribuuese në aktivitetet që promovojnë punën audituese dhe rrisin ndikimin e auditimit të jashtëm në përmirësimin e menaxhimit në administratën publike. Deri më tani USAID TEAM ka përkrahur ZKA-në për forcimin e kapaciteteve në identifikimin e rasteve potenciale për mashtrim; në trajnimin e personelit auditues të ZKA-së për identifikimin dhe raportimin e rasteve të mashtrimit; në procesin e zhvillimit të softuerit për menaxhimin e auditimit; si dhe në prioritizimin e sektorëve dhe përzgjedhjen e temave të auditimeve të performancës.  
Lexo më shumë
Homologët nga Gjermania dhe Meksika urojnë Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Homologët nga Gjermania dhe Meksika urojnë Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë, Kay Scheller, si dhe Auditori i Përgjithshëm i Meksikës, Lic. David Rogelio Colmenares Páramo, kanë uruar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në menaxhimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ata kanë vlerësuar përvojën e deritanishme të znj. Spanca në auditimet financiare dhe të performancës si dhe kanë theksuar rëndësinë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave të harmonizuara me misionin dhe vizionin e EUROSAI-t dhe INTOSAl-t. Përmes letrave të veçanta dërguar homologes së tyre, Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë dhe Auditori i Përgjithshëm i Meksikës, kanë bërë me dije se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në veçanti  në kuadër të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t për të ndihmuar në promovimin e auditimit të qeverisë dhe llogaridhënies së sektorit publik në komunitetin ndërkombëtar të auditimit.
Lexo më shumë