Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/17/2021 2:56:36 PM

Homologët nga Gjermania dhe Meksika urojnë Auditoren e Përgjithshme të Kosovës

Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë, Kay Scheller, si dhe Auditori i Përgjithshëm i Meksikës, Lic. David Rogelio Colmenares Páramo, kanë uruar Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, për marrjen e detyrës në menaxhimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ata kanë vlerësuar përvojën e deritanishme të znj. Spanca në auditimet financiare dhe të performancës si dhe kanë theksuar rëndësinë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave të harmonizuara me misionin dhe vizionin e EUROSAI-t dhe INTOSAl-t. Përmes letrave të veçanta dërguar homologes së tyre, Presidenti i Institucionit Suprem të Auditimit të Gjermanisë dhe Auditori i Përgjithshëm i Meksikës, kanë bërë me dije se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në veçanti  në kuadër të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t për të ndihmuar në promovimin e auditimit të qeverisë dhe llogaridhënies së sektorit publik në komunitetin ndërkombëtar të auditimit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorët e performancës avancojnë njohuritë analitike dhe kërkimore si dhe teknikat e shkrimit

Auditorët e performancës avancojnë njohuritë analitike dhe kërkimore si dhe teknikat e shkrimit

Me qëllim të rritjes së cilësisë së raporteve të auditimit të performancës, Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar me trajnimin për avancimin e aftësive analitike dhe kërkimore të auditorëve të performancës. Ky trajnim është duke u zbatuar në kuadër të marrëveshjes me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë “Bashkëpunimi për Zhvillim Institucional me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës 2020-2023”. Trajnimet në kuadër të këtij bashkëpunimi ofrohen nga ekspertët dhe kolegët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë. Përmes këtyre trajnimeve auditorët e performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit do t’i avancojnë njohuritë në analiza më të thella dhe metodat kërkimore si dhe teknikat e shkrimit të raporteve të performancës në mënyrë që ato të jenë të shkruara me gjuhë të thjeshtë dhe të jenë miqësore ndaj lexuesit. Këto punëtori do të jenë interaktive me shembuj praktik të raporteve të auditimit si dhe përmbajnë edhe video materiale dhe detyra për auditorët.
Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së ZKA-së

Auditorja e Përgjithshme priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së ZKA-së

Kryetari i Sindikatës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, Ramadan Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarët Fikret Ibrahimi dhe Muhamet Balaj, janë pritur të hënën në takim nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me të cilën kanë diskutuar për çështjet me interes të përbashkët, në veçanti për  zhvillimin e dialogut social brenda institucionit. Fillimisht ata kanë uruar Auditoren e Përgjithshme për fillimin e mandatit kushtetues dhe njëherësh kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim të avancimit të të drejtave sociale dhe ekonomike të punonjësve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Më pas diskutimi u fokusua në çështjen e zgjidhjes së qëndrueshme për objektin e ZKA-së që rrjedhimisht do të rezultonte me kushte me të mira të punës për gjithë punonjësit e ZKA-së, e cila vazhdon  të jetë kërkesë dhe shqetësim sindikal i punëtorëve të ZKA-së. Me këtë rast Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, është zotuar se do të angazhohet maksimalisht në zgjidhjen e problemit të objektit të ZKA-së. Po ashtu është diskutuar edhe për procesin e rishikimit të kornizës së brendshme rregullative të ZKA-së, për të cilin është thënë se ishte transparent si dhe ka mundësuar që punonjësit të japin kontributin e tyre në të mirën e institucionit, në shërbim të organizimit funksional të ZKA-së dhe punës audituese cilësore. Auditorja e Përgjithshme dhe sindikata u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta, në avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe forcimin e kapaciteteve të ZKA-së.
Lexo më shumë