Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/15/2021 3:41:28 PM

ZKA-ja dhe IKAF-i angazhohen për rritjen e bashkëpunimit

Auditorja e Përgjithshme: Bashkëpunimi me shoqatat profesionale është tejet i rëndësishëm   Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca dhe drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik, Raportim dhe Analiza, Ramadan Gashi, kanë pritur të premten në takim drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), Bujar Krasniqi me bashkëpunëtorët, Mejreme  Sadiku, Udhëheqëse e Departamentit për Shërbime të  Përgjithshme dhe Sebahate Rexha nga Departamenti për Edukim  dhe Zhvillim  Profesional. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se trajnimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore mbetet një ndër prioritetet kryesore të ZKA-së, pasi që me zhvillimin e këtyre kapaciteteve kontribuohet në cilësi më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe qasje më të organizuar ndaj punës. Në këtë kontekst znj. Spanca e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të ZKA-së dhe shoqatave profesionale, në këtë rast me IKAF-in, me theks të veçantë në fushën e auditimeve të Teknologjisë se Informacionit. Nga ana tjetër drejtori Ekzekutiv i IKAF-it, Bujar Krasniqi, ka shprehur interesimin për rritjen e  bashkëpunimit profesional me Zyrën Kombëtare të Auditimit, duke thënë se udhëheqja e ZKA-së nga znj. Spanca do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të llogaridhënies në administratën publike  për një përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare. Tutje Krasniqi e ka informuar Auditoren e Përgjithshme për aktivitetin, të  arriturat dhe kontributin e IKAF-it në fushën e financave, kontabilitetit, auditimit, kontrollit dhe vlerësimeve; për sfidat me të cilat ballafaqohen shoqatat profesionale; si dhe për nevojën e përkrahjes nga institucionet publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme e vlerëson domethënës fillimin e zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik

Auditorja e Përgjithshme e vlerëson domethënës fillimin e zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga USAID në bashkëpunim me KRPP-në, me rastin e fillimit të zbatimit të platformës e-Mësimi për auditimin e prokurimit publik. Me këtë rast znj. Spanca, ka theksuar se proceset e prokurimit publik në Kosovë janë shumë të rëndësishme, marrë parasysh që pjesa dërmuese e buxhetit shpenzohet përmes këtyre proceseve. Ajo tha se në fokus të auditimeve të ZKA-së në vazhdimësi është fusha e prokurimit publik, dhe se po të zbatoheshin me kohë rekomandimet e auditimit, menaxhimi me paranë publike do të përmirësohej dukshëm. Auditorja e Përgjithshme më tutje ka theksuar se mirëpret angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtar për përmirësimin e mëtejshëm në këtë fushë dhe se reformat që janë bërë viteve të fundit janë ndikojnë në forcimin e kontrollit dhe përmirësimit të procedurave të prokurimit publik. Në veçanti znj. Spanca ka shprehur mirënjohje të veçantë për USAID - TEAM për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin e tyre domethënës në avancimin e prokurimit publik në Kosovë dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në këtë fushë.  
Lexo më shumë
Shefi i Zyrës së BE-së uron Auditoren e Përgjithshme, thotë se ZKA-ja ka krijuar një reputacion të mirë të profesionalizmit

Shefi i Zyrës së BE-së uron Auditoren e Përgjithshme, thotë se ZKA-ja ka krijuar një reputacion të mirë të profesionalizmit

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pranuar letër urimi nga Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e urimit dërguar znj. Spanca, Ambasadori Szunyog ka vlerësuar se roli i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës është i domosdoshëm në mirëmbajtjen e menaxhimit të shëndoshë financiar publik, mbikëqyrjen dhe kontrollin financiar në Kosovë. Szunyog ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës tashmë kanë ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë ndër vite, veçanërisht përmes punës së përbashkët për të zhvilluar kapacitetet profesionale të ZKA-së me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të punës së saj, si dhe bashkëpunimin për të rritur zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së. “Në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht, Zyra Kombëtare e Auditimit ka krijuar një reputacion të mirë të profesionalizmit. Kjo është një trashëgimi e vlefshme për tu respektuar dhe vazhduar. BE -ja është e përkushtuar të bashkëpunojë me Zyrën tuaj për të forcuar më tej këtë punë të rëndësishme që do të ndihmojë Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Më lejoni edhe një herë t'ju uroj gjithë të mirat dhe një mandat të suksesshëm që do t'ju lejojë të bëni përparim të mëtejshëm në rrugën evropiane të Kosovës”, është thënë në letrën e urimit të shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë  Tomáš Szunyog. Me dëshirën që edhe më tej të forcohet bashkëpunimi në mes dy institucioneve,  Ambasadori Szunyog, ka shprehur interesimin e tij për të takuar Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca në një të ardhme të afërt.
Lexo më shumë