Dorëzimi i nëntë raporteve të auditimit
Auditori i Përgjithshëm ka dorëzuar shtatë raporte të auditimit të rregullsisë dhe dy raporte të auditimit të performancës tek entitetet e audituara dhe Kuvendi i Kosovës. Këto raporte janë publikuar sot në faqen e internetit të ZAP-it.
Raportet e publikuara janë:
- Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013
- Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013;
- Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Zyrës se Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013;
- Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013;
- Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013;
- Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013;
- Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013;
- Raport për vlerësimin e procesit buxhetor të skemave pensionale dhe sociale të financuara nga shteti ; dhe
- Programet studimore për Administratë Publike.
Në bazë të praktikave të mira për Institucionet Supreme të Auditimit, ne nuk do të dorëzojmë dhe publikojmë raporte gjatë fushatës elektorale.
Ne do të vazhdojmë të dorëzojmë raportet e tjera nga data 9 qershor. Bazuar në planin tonë të auditimit për sezonin 2013/2014, të gjitha raportet do të publikohen përpara fundit të qershorit siç kërkohet nga ligjet aktuale.
Komunikata për Media dhe raportet janë në dispozicionin tuaj në: www.oag-rks.org ? Facebook
