Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
8/12/2014 3:01:50 PM

Menaxhimi i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare” i cili adreson në mënyrë specifike menaxhimin e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare në pesë organizata buxhetore të përzgjedhura.

Ky auditim është përqendruar nëse shpërndarja e automjeteve zyrtare është bërë sipas nevojave të departamenteve e jo individëve; shfrytëzimin e tyre në përputhshmëri me UA 03/2008; procesi i raportimit lidhur me shfrytëzimin e automjeteve zyrtare; dhe, se si ministritë e caktuara kanë reaguar në bazë të rekomandimeve të dhëna për to më herët nga burimet e tjera. 

 

Për redaktorët:

Nga ky auditim është arritur në konkluzion se menaxhimi i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare në entitet e audituara po manifestohet me dobësi të shumta që mund të shpien drejt një shfrytëzimi jo efikas të automjeteve, duke rezultuar kështu edhe në shpenzime të panevojshme që i shkaktohen buxhetit. Të gjeturat kryesore i gjeni në faqet 7-12, ndërsa ne rekomandojmë Qeverinë (ministritë përgjegjëse) që:

 

  • Të shqyrtohen kufizimet në sistemin aktual për autorizimin e shfrytëzimit të Automjeteve Zyrtare dhe të implementohen kontrolle efektive të monitorimit për tu siguruar që baza e shfrytëzimit të Automjeteve Zyrtare është e mbështetur nga procesi formal i vendim marrjes që demonstron shpërndarjen në bazë të nevojave të departamenteve e jo individëve, gjithmonë nëse një shpërndarje e tillë nënkupton se Automjetet Zyrtare do të jenë në dispozicion të një numri më të madh të stafit.
  • Të implementohen dispozita të raportimit efikas dhe në kohë për shfrytëzimin e Automjeteve Zyrtare. Çështjet e identifikuara dhe veprimet e kërkuara duhet të diskutohen nga menaxhmenti i lartë dhe planet e veprimit duhet të zhvillohen në mënyrë që të caktohen zyrtarët përgjegjës që kanë për qëllim të sigurohen se veprime e tilla të kërkuara do të ndërmerren.
  • Të sigurohen se menaxhmenti i ministrive të caktuara i adreson kufizimet e identifikuara si nga raportimi i brendshëm ashtu edhe nga raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

 

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org   â–ª   Facebook

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Programet Studimore për Administratë Publike

Programet Studimore për Administratë Publike

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës "Programet Studimore për Administratë Publike" i cili adreson në mënyrë specifike përpjekjet që ka bërë Qeveria për ngritjen e kapaciteteve profesionale të administratës publike me anë të financimit të programeve studimore. Ne mendojmë se Qeveria është përgjegjëse për të siguruar një proces transparent në mënyrë që mjetet e dedikuara për zhvillim profesional në Administratë Publike, të arrijnë qëllimin e synuar dhe kjo duhet të arrihet përmes krijimit të procedurave që duhet të ndiqen nga çdo institucion përgjegjës për zbatimin e këtyre programeve.

Në këtë raport, ne identifikojmë mangësitë në menaxhimin e këtyre programeve dhe japim rekomandime për të përmirësuar ndikimin e tyre.

 

Për redaktorët:

Të gjeturat e këtij raporti bazohen në dëshmitë e ofruara nga intervistat e kryera me zyrtarët përgjegjës për këto programe, intervistat me përfituesit, analiza e kontratave dhe dokumentet tjera relevante.  Raporti përmban informata mjaft të rëndësishme për të cilat duhet diskutuar dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka nxjerrë këtë konkluzion;

Në tri vitet e fundit (2010 - 2012) mbi 5.2 milion euro janë alokuar për financimin e programeve studimore për shërbyesit civil. Departamenti për Administratë Publike, i themeluar nga Qeveria e Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike ka për detyrë të bëjë koordinimin dhe monitorimin e këtyre programeve.

Përmes këtij auditimi është shikuar mënyra e menaxhimit të programeve studimore dhe përfitimet e Qeverisë nga ato, të cilat dedikohen për ngritjen e kapaciteteve në administratën publike që njëkohësisht paraqet edhe objektiven e dhjetë të strategjisë zhvillimore për reform në administratë publike.    

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:    

http://www.oag-rks.org     ?    Facebook

 

 

Lexo më shumë
RAPORTI VJETOR I AUDITIMIT PËR VITIN 2013

RAPORTI VJETOR I AUDITIMIT PËR VITIN 2013

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, ka dërguar në Kuvend Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013. Ky raport mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit dhe Pasqyrave Financiare të Buxhetit të Kosovës për atë periudhë.

Opinioni i Auditimit dhënë për pasqyrat e konsoliduara financiare për vitin 2013, Opinion i Pamodifikuar 1) me Theksim të Çështjes nxjerr si përfundim se:

“Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të gjendjes financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013.”

Bazë për Theksim të Çështjes janë proceset joefektive për identifikimin e vlerave të pasurive në secilën Organizatë Buxhetore dhe proceset jo të plota të konsolidimit të pasurive në kuadër të Ministrisë së Financave në lidhje me Buxhetin e Kosovës ka rezultuar me mos përfshirjen e vlerave materiale të pasurive në Buxhetin e Kosovës.

Informacioni për pasuritë kapitale të shpalosura në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës dhe në Pasqyrat Vjetore Financiare individuale të Organizatave Buxhetore nuk janë konsistente. Në disa raste, Organizatat Buxhetore kishin shpalosur gabimisht vlerën bruto e jo vlerën neto të pasurisë. Në disa komuna për shkak të kontesteve dhe paqartësisë së pronësisë, prona publike nuk ishte regjistruar në SIMFK duke pamundësuar shpalosjen e tyre në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës. Në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës ekziston një nënvlerësim i pasurisë me 135,192,229€.

Në të njëjtën kohë, Auditori i Përgjithshëm tërheqë vëmendjen që bazuar në gjashtë parimet bazë: llogaridhënia, çiltërsia, vlera për para, ligjshmëria, drejtësia dhe integriteti të cilat janë relevante për auditimin e jashtëm dhe për mbikëqyrjen e mënyrës se si po përdoren fondet publike, entitetet publike të jenë të afta që nga brenda t’i demonstrojnë Qeverisë dhe publikut se pyetjeve të mëposhtme mund t’u jepen përgjigje pozitive:

 

  • A janë duke i shpenzuar ata paratë publike me kujdes e në pajtim me pritshmëritë?
  • A janë duke menaxhuar si duhet procesin për shpenzimin e tij? Dhe
  • A janë duke bërë ata gjënë e duhur?

 

Ky raport paraqet sfidat kyçe që duhet të adresohen, të cilat në disa fusha reflektojnë sfida të rëndësishme. Diskutimet dhe përgjigjet lidhur me çështjet e ngritura në raport janë të domosdoshme.

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org,     Facebook

__________________________________________________________________________________________

1) Termi ‘Opinion i pamodifikuar’ është ekuivalent me termin ‘Opinion i pakualifikuar’ i përdorur në versionin paraprak të Raportit Vjetor të Auditimit. Terminologjia e re është në pajtim me standardet e reja të INTOSAI-t (ISSAI 200).

 

 

Lexo më shumë