Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/3/2014 12:16:29 PM

RAPORTI VJETOR I AUDITIMIT PËR VITIN 2013

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, ka dërguar në Kuvend Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013. Ky raport mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit dhe Pasqyrave Financiare të Buxhetit të Kosovës për atë periudhë.

Opinioni i Auditimit dhënë për pasqyrat e konsoliduara financiare për vitin 2013, Opinion i Pamodifikuar 1) me Theksim të Çështjes nxjerr si përfundim se:

“Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të gjendjes financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013.”

Bazë për Theksim të Çështjes janë proceset joefektive për identifikimin e vlerave të pasurive në secilën Organizatë Buxhetore dhe proceset jo të plota të konsolidimit të pasurive në kuadër të Ministrisë së Financave në lidhje me Buxhetin e Kosovës ka rezultuar me mos përfshirjen e vlerave materiale të pasurive në Buxhetin e Kosovës.

Informacioni për pasuritë kapitale të shpalosura në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës dhe në Pasqyrat Vjetore Financiare individuale të Organizatave Buxhetore nuk janë konsistente. Në disa raste, Organizatat Buxhetore kishin shpalosur gabimisht vlerën bruto e jo vlerën neto të pasurisë. Në disa komuna për shkak të kontesteve dhe paqartësisë së pronësisë, prona publike nuk ishte regjistruar në SIMFK duke pamundësuar shpalosjen e tyre në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës. Në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës ekziston një nënvlerësim i pasurisë me 135,192,229€.

Në të njëjtën kohë, Auditori i Përgjithshëm tërheqë vëmendjen që bazuar në gjashtë parimet bazë: llogaridhënia, çiltërsia, vlera për para, ligjshmëria, drejtësia dhe integriteti të cilat janë relevante për auditimin e jashtëm dhe për mbikëqyrjen e mënyrës se si po përdoren fondet publike, entitetet publike të jenë të afta që nga brenda t’i demonstrojnë Qeverisë dhe publikut se pyetjeve të mëposhtme mund t’u jepen përgjigje pozitive:

 

  • A janë duke i shpenzuar ata paratë publike me kujdes e në pajtim me pritshmëritë?
  • A janë duke menaxhuar si duhet procesin për shpenzimin e tij? Dhe
  • A janë duke bërë ata gjënë e duhur?

 

Ky raport paraqet sfidat kyçe që duhet të adresohen, të cilat në disa fusha reflektojnë sfida të rëndësishme. Diskutimet dhe përgjigjet lidhur me çështjet e ngritura në raport janë të domosdoshme.

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org,     Facebook

__________________________________________________________________________________________

1) Termi ‘Opinion i pamodifikuar’ është ekuivalent me termin ‘Opinion i pakualifikuar’ i përdorur në versionin paraprak të Raportit Vjetor të Auditimit. Terminologjia e re është në pajtim me standardet e reja të INTOSAI-t (ISSAI 200).

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Menaxhimi i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare

Menaxhimi i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare” i cili adreson në mënyrë specifike menaxhimin e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare në pesë organizata buxhetore të përzgjedhura.

Ky auditim është përqendruar nëse shpërndarja e automjeteve zyrtare është bërë sipas nevojave të departamenteve e jo individëve; shfrytëzimin e tyre në përputhshmëri me UA 03/2008; procesi i raportimit lidhur me shfrytëzimin e automjeteve zyrtare; dhe, se si ministritë e caktuara kanë reaguar në bazë të rekomandimeve të dhëna për to më herët nga burimet e tjera. 

 

Për redaktorët:

Nga ky auditim është arritur në konkluzion se menaxhimi i shfrytëzimit të automjeteve zyrtare në entitet e audituara po manifestohet me dobësi të shumta që mund të shpien drejt një shfrytëzimi jo efikas të automjeteve, duke rezultuar kështu edhe në shpenzime të panevojshme që i shkaktohen buxhetit. Të gjeturat kryesore i gjeni në faqet 7-12, ndërsa ne rekomandojmë Qeverinë (ministritë përgjegjëse) që:

 

  • Të shqyrtohen kufizimet në sistemin aktual për autorizimin e shfrytëzimit të Automjeteve Zyrtare dhe të implementohen kontrolle efektive të monitorimit për tu siguruar që baza e shfrytëzimit të Automjeteve Zyrtare është e mbështetur nga procesi formal i vendim marrjes që demonstron shpërndarjen në bazë të nevojave të departamenteve e jo individëve, gjithmonë nëse një shpërndarje e tillë nënkupton se Automjetet Zyrtare do të jenë në dispozicion të një numri më të madh të stafit.
  • Të implementohen dispozita të raportimit efikas dhe në kohë për shfrytëzimin e Automjeteve Zyrtare. Çështjet e identifikuara dhe veprimet e kërkuara duhet të diskutohen nga menaxhmenti i lartë dhe planet e veprimit duhet të zhvillohen në mënyrë që të caktohen zyrtarët përgjegjës që kanë për qëllim të sigurohen se veprime e tilla të kërkuara do të ndërmerren.
  • Të sigurohen se menaxhmenti i ministrive të caktuara i adreson kufizimet e identifikuara si nga raportimi i brendshëm ashtu edhe nga raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

 

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org   â–ª   Facebook

 

Lexo më shumë
Konferenca “Performanca financiare dhe ofrimi i shërbimeve në Komuna për vitin 2013”

Konferenca “Performanca financiare dhe ofrimi i shërbimeve në Komuna për vitin 2013”

Nisur nga iniciativa e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për të filluar një debat rreth asaj se si mund të përdoren në Kosovë indikatorët kyç të performancës për ta zhvilluar përmirësimin e performancës, sot u mbajt konferencë diskutimi, organizuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, Ministrinë e  Administrimit të pushtetit Lokal dhe Associacionit të Komunave. 

Në këtë takim morën pjesë dhe u paraqiten me fjalimet e tyre Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Artan Venhari, Ministri i Financave Besim Beqaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Besnik Osmani, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, dhe Drejtori i Departamentit të Buxhetit të Komunave në Ministrinë e Financave Petrit Popova. 

Dokumenti “Performanca financiare dhe shërbimi i ofruar në komuna në vitin 2013 - të dhëna krahasuese dhe indikatorë të performancës” i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, prezantuar nga Qerkin Morina Ndihmës Auditor i Përgjithshëm ishte tema kyçe e Konferencës.

Përgatitja e këtij dokumenti dhe nxitja e debatit lidhur me të ka për qëllim nxerrjen e konkluzioneve se si mund të përdoren më mirë buxhetet komunale në shërbim të qytetarëve. 

Të pranishëm në Konferencë ishin edhe Kryetarët e Komunave, Drejtorë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrtarë tjerë komunalë si dhe donatorë dhe ekspertë ndërkombëtar. 

 

Lexo më shumë