Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
12/3/2014 4:54:23 PM

Konferenca “Performanca financiare dhe ofrimi i shërbimeve në Komuna për vitin 2013”

Nisur nga iniciativa e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për të filluar një debat rreth asaj se si mund të përdoren në Kosovë indikatorët kyç të performancës për ta zhvilluar përmirësimin e performancës, sot u mbajt konferencë diskutimi, organizuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, Ministrinë e  Administrimit të pushtetit Lokal dhe Associacionit të Komunave. 

Në këtë takim morën pjesë dhe u paraqiten me fjalimet e tyre Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Artan Venhari, Ministri i Financave Besim Beqaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Besnik Osmani, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, dhe Drejtori i Departamentit të Buxhetit të Komunave në Ministrinë e Financave Petrit Popova. 

Dokumenti “Performanca financiare dhe shërbimi i ofruar në komuna në vitin 2013 - të dhëna krahasuese dhe indikatorë të performancës” i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, prezantuar nga Qerkin Morina Ndihmës Auditor i Përgjithshëm ishte tema kyçe e Konferencës.

Përgatitja e këtij dokumenti dhe nxitja e debatit lidhur me të ka për qëllim nxerrjen e konkluzioneve se si mund të përdoren më mirë buxhetet komunale në shërbim të qytetarëve. 

Të pranishëm në Konferencë ishin edhe Kryetarët e Komunave, Drejtorë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrtarë tjerë komunalë si dhe donatorë dhe ekspertë ndërkombëtar. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

RAPORTI VJETOR I AUDITIMIT PËR VITIN 2013

RAPORTI VJETOR I AUDITIMIT PËR VITIN 2013

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, ka dërguar në Kuvend Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013. Ky raport mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit dhe Pasqyrave Financiare të Buxhetit të Kosovës për atë periudhë.

Opinioni i Auditimit dhënë për pasqyrat e konsoliduara financiare për vitin 2013, Opinion i Pamodifikuar 1) me Theksim të Çështjes nxjerr si përfundim se:

“Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të gjendjes financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013.”

Bazë për Theksim të Çështjes janë proceset joefektive për identifikimin e vlerave të pasurive në secilën Organizatë Buxhetore dhe proceset jo të plota të konsolidimit të pasurive në kuadër të Ministrisë së Financave në lidhje me Buxhetin e Kosovës ka rezultuar me mos përfshirjen e vlerave materiale të pasurive në Buxhetin e Kosovës.

Informacioni për pasuritë kapitale të shpalosura në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës dhe në Pasqyrat Vjetore Financiare individuale të Organizatave Buxhetore nuk janë konsistente. Në disa raste, Organizatat Buxhetore kishin shpalosur gabimisht vlerën bruto e jo vlerën neto të pasurisë. Në disa komuna për shkak të kontesteve dhe paqartësisë së pronësisë, prona publike nuk ishte regjistruar në SIMFK duke pamundësuar shpalosjen e tyre në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës. Në Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës ekziston një nënvlerësim i pasurisë me 135,192,229€.

Në të njëjtën kohë, Auditori i Përgjithshëm tërheqë vëmendjen që bazuar në gjashtë parimet bazë: llogaridhënia, çiltërsia, vlera për para, ligjshmëria, drejtësia dhe integriteti të cilat janë relevante për auditimin e jashtëm dhe për mbikëqyrjen e mënyrës se si po përdoren fondet publike, entitetet publike të jenë të afta që nga brenda t’i demonstrojnë Qeverisë dhe publikut se pyetjeve të mëposhtme mund t’u jepen përgjigje pozitive:

 

  • A janë duke i shpenzuar ata paratë publike me kujdes e në pajtim me pritshmëritë?
  • A janë duke menaxhuar si duhet procesin për shpenzimin e tij? Dhe
  • A janë duke bërë ata gjënë e duhur?

 

Ky raport paraqet sfidat kyçe që duhet të adresohen, të cilat në disa fusha reflektojnë sfida të rëndësishme. Diskutimet dhe përgjigjet lidhur me çështjet e ngritura në raport janë të domosdoshme.

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org,     Facebook

__________________________________________________________________________________________

1) Termi ‘Opinion i pamodifikuar’ është ekuivalent me termin ‘Opinion i pakualifikuar’ i përdorur në versionin paraprak të Raportit Vjetor të Auditimit. Terminologjia e re është në pajtim me standardet e reja të INTOSAI-t (ISSAI 200).

 

 

Lexo më shumë
Sistemi i Prokurimit në Sektorin Shëndetësor

Sistemi i Prokurimit në Sektorin Shëndetësor

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Prokurimit në Sektorin Shëndetësor” i cili adreson në mënyrë specifike menaxhimin e Prokurimit në Sektorin Shëndetësor.

Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë përmes procesit të prokurimit pergjatë tri viteve ishin rreth 115 milion euro. Në anën tjertër në vitin 2013 filloi të zbatohet reforma përmbajtësore e sistemit ekzistues shëndetësor bazuar në një strategji të re për sektorin shëndetësor dhe legjislacionin përkatës. Kjo reformë parasheh riorganizimin e plotë të sistemit duke përfshirë edhe përgjegjësitë në fushën e prokurimit.

Pasi që në vazhdimësi janë paraqitur mangësi në menaxhimin e prokurimit në sektorin shëndetësor përmes këtij auditimi jemi munduar të japim kontribut për zgjidhje të problemeve të prokurimit në sistemin e ri shëndetësor duke analizuar shkaktarët e sfidave aktuale dhe se si këto të merren parasysh me rastin e dizajnimit të sistemit të ri.

Përfundimet:

 

  • Aktualisht Ministrisë i mungon një strategji e prokurimit e shkruar, artikuluar dhe komunikuar qartë përgjatë gjithë organizatës e veçënarisht tek stafi i sektorit të prokurimit;
  • Ministria ka magësi në vlerësim të nevojave dhe ato duhet të adresohen që prej fazës së cilësisë së të dhënave deri tek vendimarrja;
  • Menaxhmi i kontratave duhet të bëhet në mënyrë më efektive që do të parandalojnë vonesat e ekzekutimit. Kjo ndërlidhet me planifikim dhe delegim të duhur të menaxhimit të kontratave;
  • Komiteti i Auditimit duhet të jetë më efektiv dhe të luajë rol proaktiv ne kërkim të llogaridhënies nga Menaxhmenti për adresim të rekomandimeve;
  • Të zhvillohen çasje për të rritur vlerën për para gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit;
  • Secila reformë duhet të fillojë pas një studimi të mirëfilltë të sfidave të mëhershme dhe të mësuarit prej praktikave të mira. Në të njëjtën kohë duhet të sigurojë resurset e duhura për implemetim; dhe
  • Përveç këtyre të lartëpërmendurave, të gjitha ndryshimet duhet të komunikohen përgjatë gjithë organizatës.

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org,     Facebook

 

Lexo më shumë