Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/5/2015 11:16:48 AM

Sistemi i Prokurimit në Sektorin Shëndetësor

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Prokurimit në Sektorin Shëndetësor” i cili adreson në mënyrë specifike menaxhimin e Prokurimit në Sektorin Shëndetësor.

Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë përmes procesit të prokurimit pergjatë tri viteve ishin rreth 115 milion euro. Në anën tjertër në vitin 2013 filloi të zbatohet reforma përmbajtësore e sistemit ekzistues shëndetësor bazuar në një strategji të re për sektorin shëndetësor dhe legjislacionin përkatës. Kjo reformë parasheh riorganizimin e plotë të sistemit duke përfshirë edhe përgjegjësitë në fushën e prokurimit.

Pasi që në vazhdimësi janë paraqitur mangësi në menaxhimin e prokurimit në sektorin shëndetësor përmes këtij auditimi jemi munduar të japim kontribut për zgjidhje të problemeve të prokurimit në sistemin e ri shëndetësor duke analizuar shkaktarët e sfidave aktuale dhe se si këto të merren parasysh me rastin e dizajnimit të sistemit të ri.

Përfundimet:

 

  • Aktualisht Ministrisë i mungon një strategji e prokurimit e shkruar, artikuluar dhe komunikuar qartë përgjatë gjithë organizatës e veçënarisht tek stafi i sektorit të prokurimit;
  • Ministria ka magësi në vlerësim të nevojave dhe ato duhet të adresohen që prej fazës së cilësisë së të dhënave deri tek vendimarrja;
  • Menaxhmi i kontratave duhet të bëhet në mënyrë më efektive që do të parandalojnë vonesat e ekzekutimit. Kjo ndërlidhet me planifikim dhe delegim të duhur të menaxhimit të kontratave;
  • Komiteti i Auditimit duhet të jetë më efektiv dhe të luajë rol proaktiv ne kërkim të llogaridhënies nga Menaxhmenti për adresim të rekomandimeve;
  • Të zhvillohen çasje për të rritur vlerën për para gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit;
  • Secila reformë duhet të fillojë pas një studimi të mirëfilltë të sfidave të mëhershme dhe të mësuarit prej praktikave të mira. Në të njëjtën kohë duhet të sigurojë resurset e duhura për implemetim; dhe
  • Përveç këtyre të lartëpërmendurave, të gjitha ndryshimet duhet të komunikohen përgjatë gjithë organizatës.

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org,     Facebook

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Konferenca “Performanca financiare dhe ofrimi i shërbimeve në Komuna për vitin 2013”

Konferenca “Performanca financiare dhe ofrimi i shërbimeve në Komuna për vitin 2013”

Nisur nga iniciativa e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për të filluar një debat rreth asaj se si mund të përdoren në Kosovë indikatorët kyç të performancës për ta zhvilluar përmirësimin e performancës, sot u mbajt konferencë diskutimi, organizuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, Ministrinë e  Administrimit të pushtetit Lokal dhe Associacionit të Komunave. 

Në këtë takim morën pjesë dhe u paraqiten me fjalimet e tyre Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Artan Venhari, Ministri i Financave Besim Beqaj, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Besnik Osmani, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, dhe Drejtori i Departamentit të Buxhetit të Komunave në Ministrinë e Financave Petrit Popova. 

Dokumenti “Performanca financiare dhe shërbimi i ofruar në komuna në vitin 2013 - të dhëna krahasuese dhe indikatorë të performancës” i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, prezantuar nga Qerkin Morina Ndihmës Auditor i Përgjithshëm ishte tema kyçe e Konferencës.

Përgatitja e këtij dokumenti dhe nxitja e debatit lidhur me të ka për qëllim nxerrjen e konkluzioneve se si mund të përdoren më mirë buxhetet komunale në shërbim të qytetarëve. 

Të pranishëm në Konferencë ishin edhe Kryetarët e Komunave, Drejtorë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrtarë tjerë komunalë si dhe donatorë dhe ekspertë ndërkombëtar. 

 

Lexo më shumë
Takimi i Rrjetit të Zyrtarëve Ndërlidhës të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve anëtare të BE-së, kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE

Takimi i Rrjetit të Zyrtarëve Ndërlidhës të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve anëtare të BE-së, kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE

Në datat 19-20 mars 2015, organizuar nga Gjykata e Auditimit të Sllovenisë, në Lubjanë, u zhvilluan takimet e radhës të Rrjetit të ISA-ve të vendeve anëtare të BE-së, Kandidate dhe Kandidate të mundshme për në BE, me pjesëmarrjen e ECA-s dhe SIGMA-s, si dhe bashkëpunimin e JWGAA (Grupi punues për aktivitete të përbashkëta në auditim). Zyra e Auditorit të përgjithshëm në këtë takim u përfaqësua nga Qëndresa Mulaj, Zyrtare Ndërlidhëse.

Takimi i Rrjetit të vendeve anëtare të BE-së, u kryesua nga ISA-i slloven, me ç’rast Auditori i Përgjithshëm, z. Tomas Vesel mbajti një fjalë mirëseardhje. Ndërsa takimi i Rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, me pjesëmarrjen e ECA-s dhe SIGMA-s si dhe bashkëpunimin e JWGAA, u kryesua nga ISA-i i Shqipërisë, znj. Irena Islami dhe znj. Dëshira Huqi.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me aktivitetet e planifikuara për tu zhvilluar në të ardhmen sipas planit të punës miratuar në takimin e Budva-s. Këto aktivitete janë: Punëtori mbi materialitetin dhe metodat e kampionimit, për t’u mbajtur në Shqipëri; dhe Tryeza e rrumbullakët mbi raportet dhe opinionet e auditimit, për t’u mbajtur në Serbi, të dyja brenda vitit 2015, si dhe Konferenca mbi rolin e ISA-ve në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit, për t’u mbajtur në Bosnje dhe Hercegovinë; dhe Konferenca mbi kuadrin analitik, për t’u mbajtur në Turqi, në vitin 2016 për shkak të specifikave dhe çështjeve organizative.

Po ashtu u raportua për të arriturat e deritanishme të SAI-ve pjesëmarrëse në PPA I (auditimin paralel të performancës), ku z. Budulac, udhëheqës i JWGAA dhe përfaqësuesi i SNAO u shprehën të kënaqur me punën e deritanishme. Vendet pjesëmarrëse aktive në këtë auditim, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria duhet të dorëzojnë draft raportet e tyre në fillim të muajit maj dhe të njëjtat do të diskutohen në punëtorinë përmbyllëse për këtë projekt që do të mbahet në Luksemburg me 19-21 maj, 2015. U diskutua edhe mundësia e vazhdimit të PPA II, me qëllim që të gjitha SAI-t e vendeve të rajonit të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë projekt. 

 

Lexo më shumë