Sistemi i Prokurimit në Sektorin Shëndetësor
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Prokurimit në Sektorin Shëndetësor” i cili adreson në mënyrë specifike menaxhimin e Prokurimit në Sektorin Shëndetësor.
Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë përmes procesit të prokurimit pergjatë tri viteve ishin rreth 115 milion euro. Në anën tjertër në vitin 2013 filloi të zbatohet reforma përmbajtësore e sistemit ekzistues shëndetësor bazuar në një strategji të re për sektorin shëndetësor dhe legjislacionin përkatës. Kjo reformë parasheh riorganizimin e plotë të sistemit duke përfshirë edhe përgjegjësitë në fushën e prokurimit.
Pasi që në vazhdimësi janë paraqitur mangësi në menaxhimin e prokurimit në sektorin shëndetësor përmes këtij auditimi jemi munduar të japim kontribut për zgjidhje të problemeve të prokurimit në sistemin e ri shëndetësor duke analizuar shkaktarët e sfidave aktuale dhe se si këto të merren parasysh me rastin e dizajnimit të sistemit të ri.
Përfundimet:
- Aktualisht Ministrisë i mungon një strategji e prokurimit e shkruar, artikuluar dhe komunikuar qartë përgjatë gjithë organizatës e veçënarisht tek stafi i sektorit të prokurimit;
- Ministria ka magësi në vlerësim të nevojave dhe ato duhet të adresohen që prej fazës së cilësisë së të dhënave deri tek vendimarrja;
- Menaxhmi i kontratave duhet të bëhet në mënyrë më efektive që do të parandalojnë vonesat e ekzekutimit. Kjo ndërlidhet me planifikim dhe delegim të duhur të menaxhimit të kontratave;
- Komiteti i Auditimit duhet të jetë më efektiv dhe të luajë rol proaktiv ne kërkim të llogaridhënies nga Menaxhmenti për adresim të rekomandimeve;
- Të zhvillohen çasje për të rritur vlerën për para gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit;
- Secila reformë duhet të fillojë pas një studimi të mirëfilltë të sfidave të mëhershme dhe të mësuarit prej praktikave të mira. Në të njëjtën kohë duhet të sigurojë resurset e duhura për implemetim; dhe
- Përveç këtyre të lartëpërmendurave, të gjitha ndryshimet duhet të komunikohen përgjatë gjithë organizatës.
Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:
http://www.oag-rks.org, Facebook

