Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/3/2015 2:42:30 PM

Aktivitetet e Policisë së Trafikut dhe Sigurisë në trafikun rrugor

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Aktivitetet e Policisë së Trafikut dhe Sigurisë në trafikun rrugor” që në mënyrë të veçantë e adreson efikasitetin dhe efektivitetin e aktiviteteve të Policisë së Kosovës.

Ky auditim është përqendruar në vlerësimin nëse patrullimet e policisë së trafikut janë të bazuara në rrezik, të menaxhuara në mënyrë efektive dhe efikase duke u bazuar në informata të besueshme, të përditësuara dhe relevante. Raporti i auditimit nxjerr përfundimin se ka mjaft hapësirë për përmirësim për ta bërë policimin e trafikut plotësisht efektiv.

Policia e trafikut mund të bëjë edhe më shumë për të përmirësuar aktivitetet e saj; t’i përdorë informatat në mënyrë efektive si dhe t’i planifikojë burimet. Kontrollet duket se janë pjesërisht të bazuara në rrezikshmëri, por cilësia e të dhënave nuk lejon të theksojmë se policia e trafikut në Kosovë - në mënyrë sistematike - është duke i kryer kontrollet efektive në aspektin e vendeve dhe të kohës.

Aksidentet në trafik janë ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve, lëndimeve të njerëzve dhe dëmtimit të pronës në Kosovë. Kostot e drejtpërdrejta ekonomike të aksidenteve të trafikut në Kosovë janë vlerësuar se përfaqësojnë rreth 1.2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm ndërsa gjendja e sigurisë në trafik është konsideruar shqetësuese edhe në Raportin e Progresit për vitin 2014 i cili është publikuar së fundi nga BE-ja.

Të gjeturat kryesore i gjeni në faqet 9-24, ndërsa ne rekomandojmë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, që:

 

  • Të merr një iniciativë për përmirësimin e sistemit ekzistues të informimit dhe ta bëjë atë plotësisht efektiv;
  • Të përmirësojë përdorimin e të dhënave në mënyrë që të qartësojë planifikimin vjetor dhe të vendosë objektiva performance të qarta, për njësi operative;
  • Të konsiderojë caktimin e më shumë politikave të policisë së trafikut dhe të ri-konsiderojë alokimet ndërmjet njësive të ndryshme të policisë së trafikut;
  • Të sigurojë se një plan investimi kost-efektiv për pajisje është hartuar;
  • Policia e trafikut të përqendrohet së pari në detyrat e tyre kryesore: parandalimi i aksidenteve dhe të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet funksioneve të ndryshme policore në nivel rajonal;
  • Të sigurohet që aktivitetet e policisë së trafikut janë kryer në rrugë dhe vende të rrezikshme; dhe
  • Të sigurohet që policia e trafikut të përqëndrohet edhe në sjelljet e tjera të ngasësve përveçse te tejkalimi i kufizimit të shpejtësisë.

 

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org ? Facebook 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Takimi i Rrjetit të Zyrtarëve Ndërlidhës të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve anëtare të BE-së, kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE

Takimi i Rrjetit të Zyrtarëve Ndërlidhës të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve anëtare të BE-së, kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE

Në datat 19-20 mars 2015, organizuar nga Gjykata e Auditimit të Sllovenisë, në Lubjanë, u zhvilluan takimet e radhës të Rrjetit të ISA-ve të vendeve anëtare të BE-së, Kandidate dhe Kandidate të mundshme për në BE, me pjesëmarrjen e ECA-s dhe SIGMA-s, si dhe bashkëpunimin e JWGAA (Grupi punues për aktivitete të përbashkëta në auditim). Zyra e Auditorit të përgjithshëm në këtë takim u përfaqësua nga Qëndresa Mulaj, Zyrtare Ndërlidhëse.

Takimi i Rrjetit të vendeve anëtare të BE-së, u kryesua nga ISA-i slloven, me ç’rast Auditori i Përgjithshëm, z. Tomas Vesel mbajti një fjalë mirëseardhje. Ndërsa takimi i Rrjetit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE, me pjesëmarrjen e ECA-s dhe SIGMA-s si dhe bashkëpunimin e JWGAA, u kryesua nga ISA-i i Shqipërisë, znj. Irena Islami dhe znj. Dëshira Huqi.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me aktivitetet e planifikuara për tu zhvilluar në të ardhmen sipas planit të punës miratuar në takimin e Budva-s. Këto aktivitete janë: Punëtori mbi materialitetin dhe metodat e kampionimit, për t’u mbajtur në Shqipëri; dhe Tryeza e rrumbullakët mbi raportet dhe opinionet e auditimit, për t’u mbajtur në Serbi, të dyja brenda vitit 2015, si dhe Konferenca mbi rolin e ISA-ve në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit, për t’u mbajtur në Bosnje dhe Hercegovinë; dhe Konferenca mbi kuadrin analitik, për t’u mbajtur në Turqi, në vitin 2016 për shkak të specifikave dhe çështjeve organizative.

Po ashtu u raportua për të arriturat e deritanishme të SAI-ve pjesëmarrëse në PPA I (auditimin paralel të performancës), ku z. Budulac, udhëheqës i JWGAA dhe përfaqësuesi i SNAO u shprehën të kënaqur me punën e deritanishme. Vendet pjesëmarrëse aktive në këtë auditim, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria duhet të dorëzojnë draft raportet e tyre në fillim të muajit maj dhe të njëjtat do të diskutohen në punëtorinë përmbyllëse për këtë projekt që do të mbahet në Luksemburg me 19-21 maj, 2015. U diskutua edhe mundësia e vazhdimit të PPA II, me qëllim që të gjitha SAI-t e vendeve të rajonit të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë projekt. 

 

Lexo më shumë
Raporti Vjetor i Auditimit prezantohet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës

Raporti Vjetor i Auditimit prezantohet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës

Sot, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Zv. Auditori i Përgjithshëm Artan Venhari, do të prezantojë Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013.

Ky raport shpalos informata shume të rëndësishme dhe mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit dhe pasqyrave financiare të buxhetit të Kosovës për atë periudhë.

Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit për këtë seancë, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm do të jetë në pikën 25 të rendit të ditës. 

 

Lexo më shumë