Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/6/2015 10:52:29 AM

Raporti Vjetor i Auditimit prezantohet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës

Sot, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Zv. Auditori i Përgjithshëm Artan Venhari, do të prezantojë Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013.

Ky raport shpalos informata shume të rëndësishme dhe mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit dhe pasqyrave financiare të buxhetit të Kosovës për atë periudhë.

Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit për këtë seancë, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm do të jetë në pikën 25 të rendit të ditës. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Aktivitetet e Policisë së Trafikut dhe Sigurisë në trafikun rrugor

Aktivitetet e Policisë së Trafikut dhe Sigurisë në trafikun rrugor

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Aktivitetet e Policisë së Trafikut dhe Sigurisë në trafikun rrugor” që në mënyrë të veçantë e adreson efikasitetin dhe efektivitetin e aktiviteteve të Policisë së Kosovës.

Ky auditim është përqendruar në vlerësimin nëse patrullimet e policisë së trafikut janë të bazuara në rrezik, të menaxhuara në mënyrë efektive dhe efikase duke u bazuar në informata të besueshme, të përditësuara dhe relevante. Raporti i auditimit nxjerr përfundimin se ka mjaft hapësirë për përmirësim për ta bërë policimin e trafikut plotësisht efektiv.

Policia e trafikut mund të bëjë edhe më shumë për të përmirësuar aktivitetet e saj; t’i përdorë informatat në mënyrë efektive si dhe t’i planifikojë burimet. Kontrollet duket se janë pjesërisht të bazuara në rrezikshmëri, por cilësia e të dhënave nuk lejon të theksojmë se policia e trafikut në Kosovë - në mënyrë sistematike - është duke i kryer kontrollet efektive në aspektin e vendeve dhe të kohës.

Aksidentet në trafik janë ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve, lëndimeve të njerëzve dhe dëmtimit të pronës në Kosovë. Kostot e drejtpërdrejta ekonomike të aksidenteve të trafikut në Kosovë janë vlerësuar se përfaqësojnë rreth 1.2% të Bruto Prodhimit të Brendshëm ndërsa gjendja e sigurisë në trafik është konsideruar shqetësuese edhe në Raportin e Progresit për vitin 2014 i cili është publikuar së fundi nga BE-ja.

Të gjeturat kryesore i gjeni në faqet 9-24, ndërsa ne rekomandojmë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, që:

 

  • Të merr një iniciativë për përmirësimin e sistemit ekzistues të informimit dhe ta bëjë atë plotësisht efektiv;
  • Të përmirësojë përdorimin e të dhënave në mënyrë që të qartësojë planifikimin vjetor dhe të vendosë objektiva performance të qarta, për njësi operative;
  • Të konsiderojë caktimin e më shumë politikave të policisë së trafikut dhe të ri-konsiderojë alokimet ndërmjet njësive të ndryshme të policisë së trafikut;
  • Të sigurojë se një plan investimi kost-efektiv për pajisje është hartuar;
  • Policia e trafikut të përqendrohet së pari në detyrat e tyre kryesore: parandalimi i aksidenteve dhe të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet funksioneve të ndryshme policore në nivel rajonal;
  • Të sigurohet që aktivitetet e policisë së trafikut janë kryer në rrugë dhe vende të rrezikshme; dhe
  • Të sigurohet që policia e trafikut të përqëndrohet edhe në sjelljet e tjera të ngasësve përveçse te tejkalimi i kufizimit të shpejtësisë.

 

 

Komunikata për Media dhe raporti janë në dispozicion nga data e publikimit në:

http://www.oag-rks.org ? Facebook 

 

Lexo më shumë
Zëvendës Auditor i Përgjithshëm prezanton para deputetëve Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2013

Zëvendës Auditor i Përgjithshëm prezanton para deputetëve Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2013

Artan Venhari, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, ka prezantuar në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013.

Në fjalën e tij drejtuar deputetëve, z. Venhari tha se ky raport ka për qëllim të ofrojë një bazë për Kuvendin që shpenzuesit buxhetor t’i mbajë llogaridhënës. Për të arritur një fotografi të qartë, ne kemi kryer 102 auditime të rregullsisë, performancës dhe fondeve të donatorëve. Fokusi ynë kryesor ka qenë që të fuqizojmë: Llogaridhënien – lidhur me mënyrën se si është menaxhuar shpenzimi i parasë publike me paratë e besuara; Transparencën – se si janë administruar ato para dhe të mbështetet llogaridhënia; dhe Vlera për Para – përdorimi efektiv dhe ekonomik i fondeve.

Opinioni i përgjithshëm i auditimit për cilësinë e informacionit në BK / PVF ishte:

“Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të gjendjes financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013”

Ndërsa si Theksim i Çështjes ne tërheqim vëmendjen tuaj tek prezantimi i pasaktë i pasurisë mbi 1,000€. Proceset joefektive për identifikimin e vlerave të pasurive në secilën OB dhe proceset jo të plota të konsolidimit të pasurive në kuadër të Ministrisë së Financave në lidhje me BK-në ka rezultuar me mos përfshirjen e vlerave materiale të pasurive në BK. (ISSAI 200 Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes)

Më tej ai shpalosi një numër të sfidave të identifikuara në raport, dhe që është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mekanizma mbikëqyrjeje shumë të përforcuar. Një nga sfidat që duhet adresuar janë një numër mangësive të identifikuara në komuna si problemet me trajtimin e borxheve të mbledhura, mangësitë në kontrollin e brendshëm si dhe adresimin e rekomandimit nga raporti i kaluar për ri-vendosjen e funksionit të menaxherit ekzekutiv, përgjegjës për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2012 bashkë me rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, është mbështetur nga të gjitha partitë politike. 

 

Lexo më shumë