Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/15/2015 1:31:39 PM

Zëvendës Auditor i Përgjithshëm prezanton para deputetëve Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2013

Artan Venhari, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, ka prezantuar në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013.

Në fjalën e tij drejtuar deputetëve, z. Venhari tha se ky raport ka për qëllim të ofrojë një bazë për Kuvendin që shpenzuesit buxhetor t’i mbajë llogaridhënës. Për të arritur një fotografi të qartë, ne kemi kryer 102 auditime të rregullsisë, performancës dhe fondeve të donatorëve. Fokusi ynë kryesor ka qenë që të fuqizojmë: Llogaridhënien – lidhur me mënyrën se si është menaxhuar shpenzimi i parasë publike me paratë e besuara; Transparencën – se si janë administruar ato para dhe të mbështetet llogaridhënia; dhe Vlera për Para – përdorimi efektiv dhe ekonomik i fondeve.

Opinioni i përgjithshëm i auditimit për cilësinë e informacionit në BK / PVF ishte:

“Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të gjendjes financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013”

Ndërsa si Theksim i Çështjes ne tërheqim vëmendjen tuaj tek prezantimi i pasaktë i pasurisë mbi 1,000€. Proceset joefektive për identifikimin e vlerave të pasurive në secilën OB dhe proceset jo të plota të konsolidimit të pasurive në kuadër të Ministrisë së Financave në lidhje me BK-në ka rezultuar me mos përfshirjen e vlerave materiale të pasurive në BK. (ISSAI 200 Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes)

Më tej ai shpalosi një numër të sfidave të identifikuara në raport, dhe që është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mekanizma mbikëqyrjeje shumë të përforcuar. Një nga sfidat që duhet adresuar janë një numër mangësive të identifikuara në komuna si problemet me trajtimin e borxheve të mbledhura, mangësitë në kontrollin e brendshëm si dhe adresimin e rekomandimit nga raporti i kaluar për ri-vendosjen e funksionit të menaxherit ekzekutiv, përgjegjës për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2012 bashkë me rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, është mbështetur nga të gjitha partitë politike. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Raporti Vjetor i Auditimit prezantohet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës

Raporti Vjetor i Auditimit prezantohet në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës

Sot, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Zv. Auditori i Përgjithshëm Artan Venhari, do të prezantojë Raportin Vjetor të Auditimit për vitin financiar 2013.

Ky raport shpalos informata shume të rëndësishme dhe mbulon zbatimin që Qeveria i ka bërë buxhetit dhe pasqyrave financiare të buxhetit të Kosovës për atë periudhë.

Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit për këtë seancë, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm do të jetë në pikën 25 të rendit të ditës. 

 

Lexo më shumë
Konferenca “Mbështetja e mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në arritjen e praktikave të mira dhe standardeve të BE-së”

Konferenca “Mbështetja e mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në arritjen e praktikave të mira dhe standardeve të BE-së”

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm së bashku me partnerët e vetë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe, Gjykata e Auditimit të Holandës dhe Zyra e Auditimit të Estonisë, sot ka mbajtur konferencën përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetja e mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në arritjen e praktikave të mira dhe standardeve të BE-së”, në vlerë prej 1.5 milion eurosh dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka implementuar një program prej katër komponentëve të rëndësishme që mbështesin zyrën në kryerjen e auditimeve më cilësore dhe përmirësimin organizativ: Cilësia në audtime individuale; Cilësia në qeverisje korporative; Efektiviteti në procese të auditimit dhe Qëndrueshmëria Institucionale. E gjithë kjo ndikon në shfrytëzimin më të mirë të parasë publike dhe sisteme të zgjeruara të kontrollit financiar.

Konferenca u hap nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Artan Venhari, i cili u shpreh i kënaqur me punën që është bërë nga të dyja palët gjatë implementimit të Projektit dhe theksoi se fokusi kryesor ka qenë në ngritjen e cilësisë, çka ka ndikuar edhe në ngritjen e nivelit të llogaridhënies së Institucioneve Publike në Kosovë.

Z. David Goldsworthy nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe dhe Z. Andre Van Ommeren nga Gjykata e Auditimit të Holandës, reflektuan mbi të arriturat e projektit.

Me fjalën e tyre të pranishmëve ju drejtuan edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Z. Ruari O’Connell; Ambasadori i Holandës, Z. Robert Bosch; Z. Ali Sadriu nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike – Kuvendi i Kosovës; dhe Z. Thomas Gnocchi nga Zyra e BE-së në Kosovë. 

 

Lexo më shumë