Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/30/2025 7:30:00 PM

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin në fushën e auditimit publik

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Myrvete Gashi-Morina dhe Drejtori i Auditimit Faruk Rrahmani, të enjten në Londër u pritën në takim bilateral nga Kontrollori dhe Auditori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Gareth Davies. Krerët e të dy institucioneve  shprehën gatishmërinë për një partneritet të qëndrueshëm që synon përmirësimin e standardeve të menaxhimit të financave publike.

 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi lart mbështetjen dhe ekspertizën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe ceku se shkëmbimi i njohurive do të ndihmojë në avancimin e misionit të ZKA-së për të siguruar përdorimin efikas dhe efektiv të burimeve publike.

 

Kontrollori dhe Auditori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Gareth Davies, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në auditimin financiar dhe të performancës. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës pritet në takim nga homologu i saj në Uells

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës pritet në takim nga homologu i saj në Uells

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, të mërkurën vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Uellsit. Ajo u prit nga Auditori i Përgjithshëm i Uellsit, Adrian Crompton, dhe bashkëpunëtorët e tij, ku shprehën përkushtimin për të promovuar transparencën dhe integritetin në menaxhimin e financave publike, duke vendosur bazat për një partneritet të fortë e afatgjatë. 

 

Me këtë rast znj. Spanca shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe interesimin nga homologu i saj për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Duke prezantuar punën dhe arritjet e ZKA-së përmes një pasqyre të shkurtër të punës dhe arritjeve, përfshirë avancimin e metodologjisë së auditimit, dixhitalizimin e procesit të auditimit, etj, ajo ceku edhe rëndësinë e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe ndarjes së praktikave më të mira, duke sjellë kështu përfitime të ndjeshme për qytetarët.  

 

Auditori i Përgjithshëm i Uellsit, z. Crompton vlerësoi punën dhe përkushtimin e ZKA-së në promovimin e qeverisjes së mirë dhe theksoi gatishmërinë për të forcuar partneritetin mes dy institucioneve. Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës do t’u ndihmojë të dyja institucioneve në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e standardeve të punës.

Lexo më shumë
Takimi me Ambasadorin e Kosovës në Londër shënon përmbylljen e vizitës së Auditores së Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar

Takimi me Ambasadorin e Kosovës në Londër shënon përmbylljen e vizitës së Auditores së Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Myrvete Gashi-Morina dhe Drejtori i Auditimit Faruk Rrahmani, të premten përmbyllën vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar me takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Sh.T. Ilir Kapiti. 

 

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, bashkëpunimin në fushën e auditimit publik dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve institucionale. Ambasadori Kapiti uroi delegacionin për vizitën duke theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ai shprehu mbështetjen e tij për avancimin e misionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe rëndësinë e auditimit publik në forcimin e qeverisjes së mirë.

 

Delegacioni i ZKA-së njoftoi Ambasadorin për takimet dhe aktivitetet gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar duke vlerësuar lartë shkëmbimin e ideve dhe praktikave të mira me partnerët britanikë.

Lexo më shumë