Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
1/31/2025 6:49:00 PM

Takimi me Ambasadorin e Kosovës në Londër shënon përmbylljen e vizitës së Auditores së Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Myrvete Gashi-Morina dhe Drejtori i Auditimit Faruk Rrahmani, të premten përmbyllën vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar me takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Sh.T. Ilir Kapiti. 

 

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, bashkëpunimin në fushën e auditimit publik dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve institucionale. Ambasadori Kapiti uroi delegacionin për vizitën duke theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ai shprehu mbështetjen e tij për avancimin e misionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe rëndësinë e auditimit publik në forcimin e qeverisjes së mirë.

 

Delegacioni i ZKA-së njoftoi Ambasadorin për takimet dhe aktivitetet gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar duke vlerësuar lartë shkëmbimin e ideve dhe praktikave të mira me partnerët britanikë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin në fushën e auditimit publik

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë bashkëpunimin në fushën e auditimit publik

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Myrvete Gashi-Morina dhe Drejtori i Auditimit Faruk Rrahmani, të enjten në Londër u pritën në takim bilateral nga Kontrollori dhe Auditori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Gareth Davies. Krerët e të dy institucioneve  shprehën gatishmërinë për një partneritet të qëndrueshëm që synon përmirësimin e standardeve të menaxhimit të financave publike.

 

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi lart mbështetjen dhe ekspertizën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe ceku se shkëmbimi i njohurive do të ndihmojë në avancimin e misionit të ZKA-së për të siguruar përdorimin efikas dhe efektiv të burimeve publike.

 

Kontrollori dhe Auditori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Gareth Davies, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në auditimin financiar dhe të performancës. 

Lexo më shumë
Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë i nënshtrohet auditimit nga ZKA-ja

Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë i nënshtrohet auditimit nga ZKA-ja

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2024/2025, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e projektit “Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Auditimi do të përfshijë të gjitha fazat e projektit, nga inicimi i kërkesës, zhvillimi i procedurave dhe zbatimi i kontratave, deri te pranimi teknik dhe funksionalizimi i klinikës.

 

Ky projekt ka filluar në vitin 2018, por deri në tetor të vitit 2024 nuk është finalizuar dhe vënë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.  

 

Auditimi do të vlerësojë nëse projektimi, menaxhimi dhe zbatimi i kontratave për ndërtimin e Klinikës së Ortopedisë janë realizuar në përputhje me standardet ligjore si dhe nëse burimet publike janë përdorur në mënyrë të drejtë, transparente dhe të përgjegjshme.

 

Përmes këtij auditimi ZKA-ja synon të vlerësojë nëse Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka siguruar se planifikimi, zhvillimi i procedurave dhe menaxhimi i kontratave ishte transparent, efikas dhe janë monitoruar si duhet.  

 

Ky auditim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ZKA-së për të rritur llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin e projekteve kapitale dhe fondeve publike.

 

 

Lexo më shumë