Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/3/2025 3:56:00 PM

Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë i nënshtrohet auditimit nga ZKA-ja

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2024/2025, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e projektit “Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Auditimi do të përfshijë të gjitha fazat e projektit, nga inicimi i kërkesës, zhvillimi i procedurave dhe zbatimi i kontratave, deri te pranimi teknik dhe funksionalizimi i klinikës.

 

Ky projekt ka filluar në vitin 2018, por deri në tetor të vitit 2024 nuk është finalizuar dhe vënë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.  

 

Auditimi do të vlerësojë nëse projektimi, menaxhimi dhe zbatimi i kontratave për ndërtimin e Klinikës së Ortopedisë janë realizuar në përputhje me standardet ligjore si dhe nëse burimet publike janë përdorur në mënyrë të drejtë, transparente dhe të përgjegjshme.

 

Përmes këtij auditimi ZKA-ja synon të vlerësojë nëse Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka siguruar se planifikimi, zhvillimi i procedurave dhe menaxhimi i kontratave ishte transparent, efikas dhe janë monitoruar si duhet.  

 

Ky auditim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ZKA-së për të rritur llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin e projekteve kapitale dhe fondeve publike.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Takimi me Ambasadorin e Kosovës në Londër shënon përmbylljen e vizitës së Auditores së Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar

Takimi me Ambasadorin e Kosovës në Londër shënon përmbylljen e vizitës së Auditores së Përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Myrvete Gashi-Morina dhe Drejtori i Auditimit Faruk Rrahmani, të premten përmbyllën vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar me takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Sh.T. Ilir Kapiti. 

 

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, bashkëpunimin në fushën e auditimit publik dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve institucionale. Ambasadori Kapiti uroi delegacionin për vizitën duke theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ai shprehu mbështetjen e tij për avancimin e misionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe rëndësinë e auditimit publik në forcimin e qeverisjes së mirë.

 

Delegacioni i ZKA-së njoftoi Ambasadorin për takimet dhe aktivitetet gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar duke vlerësuar lartë shkëmbimin e ideve dhe praktikave të mira me partnerët britanikë.

Lexo më shumë
 Zgjidhet çështja e objektit për Zyrën Kombëtare të Auditimit

Zgjidhet çështja e objektit për Zyrën Kombëtare të Auditimit

Pas një periudhe të gjatë të operimit në objekte private, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të vendoset në objekt publik. Kjo zgjidhje vjen pas miratimit të kërkesës së ZKA-së nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike duke i siguruar institucionit një hapësirë prej 2,800 metra katror në ish-Pallatin e Shtypit “Rilindja”.

Ky vendim është mirëpritur nga Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca sepse paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe më e rëndësishmja ruajtja e kredibilitetit të ZKA-së.

Auditorja e Përgjithshme ka vlerësuar angazhimin e autoriteteve përgjegjëse për sigurimin e kushteve adekuate për punën e ZKA-së. Andaj, shfrytëzon rastin të shpreh mirënjohjen maksimale për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike për trajtimin serioz të kësaj çështjeje duke theksuar se ky veprim do të lehtësojë punën e ZKA-së në përmbushjen më efikase të mandatit të vet si dhe do të kursejë buxhetin e shpenzuar për pagesën e qirasë.


Lexo më shumë