Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/6/2025 7:30:00 PM

Zgjidhet çështja e objektit për Zyrën Kombëtare të Auditimit

Pas një periudhe të gjatë të operimit në objekte private, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të vendoset në objekt publik. Kjo zgjidhje vjen pas miratimit të kërkesës së ZKA-së nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike duke i siguruar institucionit një hapësirë prej 2,800 metra katror në ish-Pallatin e Shtypit “Rilindja”.

Ky vendim është mirëpritur nga Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca sepse paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe më e rëndësishmja ruajtja e kredibilitetit të ZKA-së.

Auditorja e Përgjithshme ka vlerësuar angazhimin e autoriteteve përgjegjëse për sigurimin e kushteve adekuate për punën e ZKA-së. Andaj, shfrytëzon rastin të shpreh mirënjohjen maksimale për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike për trajtimin serioz të kësaj çështjeje duke theksuar se ky veprim do të lehtësojë punën e ZKA-së në përmbushjen më efikase të mandatit të vet si dhe do të kursejë buxhetin e shpenzuar për pagesën e qirasë.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë i nënshtrohet auditimit nga ZKA-ja

Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë i nënshtrohet auditimit nga ZKA-ja

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2024/2025, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e projektit “Ndërtimi i Klinikës së Ortopedisë” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Auditimi do të përfshijë të gjitha fazat e projektit, nga inicimi i kërkesës, zhvillimi i procedurave dhe zbatimi i kontratave, deri te pranimi teknik dhe funksionalizimi i klinikës.

 

Ky projekt ka filluar në vitin 2018, por deri në tetor të vitit 2024 nuk është finalizuar dhe vënë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.  

 

Auditimi do të vlerësojë nëse projektimi, menaxhimi dhe zbatimi i kontratave për ndërtimin e Klinikës së Ortopedisë janë realizuar në përputhje me standardet ligjore si dhe nëse burimet publike janë përdorur në mënyrë të drejtë, transparente dhe të përgjegjshme.

 

Përmes këtij auditimi ZKA-ja synon të vlerësojë nëse Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka siguruar se planifikimi, zhvillimi i procedurave dhe menaxhimi i kontratave ishte transparent, efikas dhe janë monitoruar si duhet.  

 

Ky auditim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ZKA-së për të rritur llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin e projekteve kapitale dhe fondeve publike.

 

 

Lexo më shumë
ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, i cili është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/2025. Auditimi ka në fushëveprim  Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), Ministrinë e Ekonomisë (ME) si dhe synon të vlerësojë efikasitetin e menaxhimit, monitorimit dhe zbatimit të masave për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Kosova si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të  energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë. Megjithatë, ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e këtyre skemave.

Prandaj përmes këtij auditimi, ZKA synon të vlerësojë rolet dhe performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e detyrimeve dhe politikave, integrimin e energjisë së ripërtëritshme në sistem dhe zhvillimin e një tregu transparent e të qëndrueshëm. Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë.  

Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar për të siguruar që pasuritë natyrore të menaxhohen në mënyrë transparente dhe efektive.

 

Lexo më shumë