Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/17/2025 10:33:00 AM

Auditorja e Përgjithshme uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka uruar qytetarët për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar sakrificën e madhe për liri dhe shtetndërtim.

“Ky është një moment historik që na kujton sakrificat e shumta dhe angazhimin e palodhshëm të atyre që kanë dhënë gjithçka për të arritur lirinë dhe pavarësinë. Gjatë këtyre 17 viteve, Kosova ka arritur të ndërtoj shtetin dhe të forcojë institucionet e tij. Kjo ka kërkuar shumë mund, kohë dhe përpjekje nga të gjithë”, tha znj. Spanca.

Ajo vlerësoi progresin e bërë në forcimin e institucioneve dhe ka riafirmuar rëndësinë e auditimit publik në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Znj. Spanca theksoi se auditimi i jashtëm është mbështetja kryesore për një administratë publike të përgjegjshme dhe demokratike, si dhe ka rol të rëndësishëm në forcimin e shtetit të Kosovës.  

Në këtë ditë të shënuar, Auditorja e Përgjithshme ka pranuar telegram urimi nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Arben Shehu, i cili shpreh urimet më të përzemërta për punonjësit e ZKA-së dhe qytetarët e Kosovës. “Kjo ditë historike është një moment krenarie mbi rrugëtimin e Kosovës drejt shtetformimit dhe demokracisë. Guximi dhe sakrificat e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi frymëzojnë brezat dhe janë një dëshmi e forcës së vullnetit për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të begatë” thekson Shehu.

Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Auditorja e Përgjithshme ka pranuar telegram urimi edhe nga Presidenti i Gjykatës Turke të Llogarive, Metin Yener, i cili ka uruar qytetarët e Kosovës si dhe ka shprehur mbështetje dhe vlerësim për bashkëpunimin mes dy institucioneve.

 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, i cili është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/2025. Auditimi ka në fushëveprim  Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE), Ministrinë e Ekonomisë (ME) si dhe synon të vlerësojë efikasitetin e menaxhimit, monitorimit dhe zbatimit të masave për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Kosova si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të  energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë. Megjithatë, ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e këtyre skemave.

Prandaj përmes këtij auditimi, ZKA synon të vlerësojë rolet dhe performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e detyrimeve dhe politikave, integrimin e energjisë së ripërtëritshme në sistem dhe zhvillimin e një tregu transparent e të qëndrueshëm. Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë.  

Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar për të siguruar që pasuritë natyrore të menaxhohen në mënyrë transparente dhe efektive.

 

Lexo më shumë
Auditorja e Përgjithshme pret në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës

Auditorja e Përgjithshme pret në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës

Në margjinat e bashkëpunimit ndërinstitucional Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, kanë pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj si dhe Drejtorin e Departamentit të Menaxhimit të Ankesave në Inspektoratin Policor Bajram Fetahu.

 

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me fokus në rritjen e llogaridhënjes dhe përmirësimin e qeverisjes në sektorin publik. Auditorja e Përgjithshme znj. Spanca falenderoi z. Hodaj për gatishmërinë dhe angazhimin në këtë drejtim, ndërsa z. Hodaj vlerësoi punën dhe përkushtimin e Zyres Kombëtare të Auditimit dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të nxitur zbatimin e rekomandimeve dhe forcuar mekanizmat e kontrollit të brendshëm në institucionet publike.  

Lexo më shumë