Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/21/2025 1:45:00 PM

ZKA dhe Fakulteti Ekonomik ofrojnë mundësi për praktikë profesionale për studentët e Fakultetit në fushën e auditimit të jashtëm

Thirrja për praktikë profesionale në fushën e auditimit të jashtëm vjen në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit lidhur ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe përbën mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve.

Praktika tre-mujore iu mundëson atyre të angazhohen në proceset e auditimit të jashtëm në sektorin publik, duke kontribuar kështu si pjesë e ekipeve audituese dhe aplikuar njohuritë tashmë të fituara përgjatë studimeve.

Përmes kësaj iniciative, ZKA-ja synon të avancojë njohuritë e studentëve në auditimin publik dhe të theksojë rëndësinë e auditimit në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës në institucionet publike. Prandaj, ftohen studentët e Fakultetit Ekonomik të aplikojnë për këtë mundësi në uebfaqen e fakultetit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme mirëpret kërkesën për auditimin e programeve të BE-së

Auditorja e Përgjithshme mirëpret kërkesën për auditimin e programeve të BE-së

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, priti në takim znj. Marina Mandac, eksperte nga Agjencia Kroate për Auditimin e Sistemit të Zbatimit të Programeve të BE-së (ARPA), si dhe ekipin nga Zyra e Kryeministrit për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit përgjegjës për koordinimin e zbatimit të Agjendës së Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perendimor për periudhën 2024 - 2027.

Në takim u trajtuan kërkesat e Komisionit Evropian për auditimin e programeve të BE-së, si dhe hapat e nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve institucionale të Kosovës në raport me këtë mekanizëm të ri të BE-së.

Duke marrë parasysh se në Kosovë ende nuk është themeluar një institucion përgjegjës për auditimin e programeve të BE-së dhe kërkesave imediate për të adresuar këtë çështje, Auditorja e Përgjithshme u zotua se do t’i shqyrtojë me kujdes kërkesat dhe mundësitë për të marrë përsipër këtë angazhim. 

Instrumenti për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perendimor për periudhën 2024 – 2027, synon të nxisë rritjen ekonomike, forcimin e stabilitetit rajonal dhe përshpejtimin e procesit të aderimit të Kosovës në BE.

Lexo më shumë
Auditorët e TI-së marrin pjesë në trajnimin për auditimin e bazave të të dhënave Oracle

Auditorët e TI-së marrin pjesë në trajnimin për auditimin e bazave të të dhënave Oracle

Auditorët e TI-së së Zyres Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA) marrin pjesë në trajnimin për auditimin e bazave të të dhënave Oracle,të organizuar nga Enti Shtetëror i Revizionit të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Zyren Kombëtare të Auditimit të Norvegjisë. Ky aktivitet synon të rrisë kapacitetet e auditorëve në auditimin e sistemeve të TI-së, duke përfshirë sigurinë dhe analizën e të dhënave. Në këtë trajnim po marrin pjesë edhe përfaqësues të Gjykatës së Auditimit të Sllovenisë. Trajnimi është mbajtur në datat 25-27 shkurt 2025 dhe është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për përmirësimin e metodologjisë së auditimit të TI-së.

Lexo më shumë