Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/1/2025 3:49:00 PM

ZKA-ja nis auditimin e platformës e-Kosova

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit me  temën “Platforma e shërbimeve online e-Kosova”, që është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/2025. Përmes këtij auditimi ZKA synon të vlerësojë nëse platforma e-Kosova iu ofron qytetarëve shërbime elektronike efikase, të sakta, të sigurta dhe të besueshme.   

Fushëveprimi i auditimit përfshinë Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (AShI), e cila administron dhe menaxhon platformën e-Kosova, si dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me departamentet për Tatimin në Pronë dhe Menaxhimin e Skemave Sociale, të cilat ofrojnë shërbime përkatëse përmes platformës.

e-Kosova është një prej sistemeve më të rëndësishme digjitale shtetërore, që ka për qëllim të modernizojë administratën publike, duke zvogëluar varësinë nga sportelet fizike dhe duke rritur transparencën e institucioneve. Pavarësisht progresit në digjitalizimin e shërbimeve, siguria e informacionit dhe integriteti i të dhënave mbeten thelbësore për besimin e qytetarëve në platformën e-Kosova.

Prandaj auditimi do të vlerësojë kontrollet e aplikacionit dhe masat e sigurisë së informacionit nëse platforma ofron mbrojtje adekuate dhe garanton funksionalitet.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja dhe OSBE-ja angazhohen për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies

ZKA-ja dhe OSBE-ja angazhohen për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të enjten priti në takim Drejtoreshën e Departamentit për Demokratizim në OSBE, Pascale Roussy, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në forcimin e transparencës dhe qeverisjes së mirë përmes auditimit publik.  

 

Znj. Spanca dhe znj. Roussy riafirmuan përkushtimin e tyre për të forcuar partneritetin dhe për të mbështetur nismat që rrisin ndikimin e auditimit publik. Në këtë kuadër, u diskutua mundësia për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për angazhimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) me palët e interesit, si një hap i rëndësishëm për të promovuar llogaridhënien dhe për të forcuar rolin e institucioneve mbikëqyrëse.

 

Drejtoresha e Departamentit për Demokratizim në OSBE, Pascale Roussy, shprehu  gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar rolin kyç të ZKA-së në menaxhimin e financave publike në Kosovë dhe rritjen e transparencës në administratë publike.

 

Në takim morën pjesë edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Drejtoresha e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj, si dhe zyrtari i lartë i OSBE-s Fatmir Zylfijaj. 
Lexo më shumë
Zyrtarët ndërlidhës të Institucioneve Supreme të Auditimit mbajtën takimin e radhës në Varshavë

Zyrtarët ndërlidhës të Institucioneve Supreme të Auditimit mbajtën takimin e radhës në Varshavë

Më 26 dhe 27 mars 2025 në Varshavë të Polonisë u mbajt takimi i Zyrtarëve ndërlidhës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me pjesëmarrjen e SIGMA, Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe Grupit për Aktivitete të Përbashkëta në Auditim (JWGAA), si dhe takimi i Zyrtarëve Ndërlidhës të Komitetit të Kontaktit.  Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtoresha e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj.  

Në takimin e Rrjetit, pjesëmarrësit diskutuan dhe u dakorduan për planin kohor të aktiviteteve për vitin 2025, siç janë punëtoria për menaxhimin e cilësisë dhe zbatimin e ISSA 140, programin e trajnimit për auditorët e performancës si dhe shqyrtimin e mundësive për organizimin e punëtorisë për auditimet e mjedisit sipas agjendës së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe  punëtorisë për mbështetjen e TI-së në proceset e auditimit si dhe auditimi i TI-së.

Po ashtu në këtë takim është shqyrtuar identifikimi i nevojave dhe temat me prioritet për planin e ri të bashkëpunimit në kuadër të Rrjetit si dhe veprimet për përgatitjen e takimit të ardhshëm të Presidentëve.  

Ndërsa në takimin e zyrtarëve ndërlidhës të ISA-ve të BE-së, u diskutua rreth përgatitjeve të  mbledhjes së Komitetit të Kontaktit që do të mbahet në Maltë në nëntor 2025. Pjesëmarrësit po ashtu rishikuan Kornizën e Bashkëpunimit të Komitetit të Kontaktit, përditësimet në faqen zyrtare të Komitetit dhe temat kyçe si auditimet bashkëpunuese, rolin e ISA-ve në kuadrin financiar shumëvjeçar të BE-së dhe deklaratën mbi Bankën Evropiane të Investimeve (EIB).

Këto takime mbahen në baza të rregullta vjetore dhe kanë për qëllim koordinimin e aktiviteteve në kuadër të Rrjetit dhe Komitetit të Kontaktit. Po ashtu janë një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit midis ISA-ve me qëllim të rritjes së transparencës dhe efektivitetit të auditimit publik në Evropë.

Lexo më shumë