Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/8/2025 6:00:00 PM

ZKA-ja mori pjesë në konferencën shkencore të KLSh-së “Ndërtimi i institucioneve të adaptueshme: Përshtatja me dinamikat e mjedisit - Një perspektivë e auditimit të jashtëm”

Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të themelimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit të Republikës së Shqipërisë më 6 dhe 7 maj 2025 në Tiranë organizoi konferencë shkencore me temë: “Ndërtimi i institucioneve të adaptueshme: Përshtatja me dinamikat e mjedisit - Një perspektivë e auditimit të jashtëm”, ku morën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës, Rumanisë, Greqisë, Turqisë dhe Suedisë.  

Pjesëmarrësit diskutuan mbi qasjet moderne në metodologjitë e auditimit, rolin e teknologjisë, menaxhimin e cilësisë dhe zhvillimin e kapaciteteve, si dhe sfidat me të cilat përballen në procesin e punës.

Në fjalën hyrëse të konferencës, Kryetari i Kontrolli të Lartë të Shtetit (KLSh), Arben Shehu,  tha se ky përvjetor është një moment historik për të reflektuar mbi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe të afta për t’u përshtatur me ndryshimet dinamike të mjedisit rregullator dhe teknologjik. Ai theksoi se në këtë proces roli i auditimit të jashtëm është thelbësor.  

Në këtë konferencë Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) kontribuoi me katër prezantime shkencore si: 

“Sfidat në zbatimin e standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e cilësisë në ZKA-në e Kosovës”, prezantuar nga Drejtori i Auditimit Mehmet Muçaj; 

“Evoluimi i metodologjive të auditimit për qëndrueshmëri”, prezantuar nga Ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Myrvete Gashi Morina, dhe Drejtori i Auditimit, Samir Zymberi; 

“Menaxhimi i burimeve njerëzore si faktor kyç për auditime efektive”, prezantuar nga Drejtoresha e Departamentit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Dafina Strana Ujkani; si dhe 

“Menaxhimi i aseteve të qeverisë, roli dhe ndikimi i auditimit në avancimin e proceseve të menaxhimit të aseteve”, prezantuar nga Drejtoresha e Auditimit Blerina Krasniqi.  

Ndërsa Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Ramadan Gashi moderoi dhe kontribuoi në kuadër të panelit të dytë “Rritja e kapaciteteve dhe fleksibilitetit institucional”.  

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca përgëzoi përfaqësuesit e ZKA-së për punën e vyer dhe prezantimin dinjitoz në këtë konferencë shkencore, duke thënë se pjesëmarrja e tillë nuk ishte veç një përfaqësim profesional, por edhe moral e kombëtarë. “Prezantimet tuaja ishin pasqyrë e nivelit të lartë që përfaqësoni dhe e angazhimit tuaj për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të besueshme”, theksoi ajo. 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditorja e Përgjithshme qëndroi për vizitë zyrtare në Gjykatën e Auditimit të Sllovenisë

Auditorja e Përgjithshme qëndroi për vizitë zyrtare në Gjykatën e Auditimit të Sllovenisë

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, me ftesë të kryetares znj. Jana Ahčin, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Gjykatën e  Auditimit të Sllovenisë, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj dhe Administratorja e bazës së të dhënave, Kaltrina Sylejmani.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e auditimit publik.

Në fjalën e saj, znj. Jana Ahčin nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal në fushën e auditimit publik si mjet kyç për të ndihmuar institucionet publike që të jenë më të përgjegjshme dhe më transparente në menaxhimin e financave publike. znj. Spanca e falenderoi për mikpritjen dhe theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe  Gjykatës së Auditimit të Sllovenisë janë mundësi e vlefshme për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe për të avancuar standardet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies publike.

Gjatë sesioneve të punës delegacionet shkëmbyen përvojat mbi menaxhimin e riskut institucional, qasjet për hartimin e raporteve miqësore për publikun, strukturën e raporteve të performancës, kuadrin ligjor dhe menaxhimin e sistemeve të TI-së, në veçanti homologët treguan interesim të veçantë për Sistemin për Menaxhimin e Auditimit (SITA) të ZKA-së.

Znj. Ahčin dhe znj. Spanca shprehën gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët duke vlerësuar se shkëmbimi i njohurive dhe diskutimet e frytshme gjatë takimeve hapin rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë në fusha të ndryshme të auditimit publik dhe për modernizimin e proceseve të punës në të dy institucionet.

Lexo më shumë
Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në  punëtorinë e DEMOS-it “Si t’i evitojmë shkaqet kryesore që çojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit”

Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në punëtorinë e DEMOS-it “Si t’i evitojmë shkaqet kryesore që çojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit”

Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Agron Fetiu dhe Zukë Zuka, të premten morën pjesë në punëtorinë “Si t’i evitojmë shkaqet kryesore që çojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit”, organizuar nga HELVETAS, projekti DEMOS.  

Pjesëmarrësit trajtuan çështje kryesore që ndikojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit, si pasqyrimi i pasaktë i pasurive komunale, keqklasifikimet, detyrimet kontingjente, llogaritë e arkëtueshme dhe detyrimet e papaguara.  

Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm z. Fetiu dhe z. Zuka ndan përvojat e tyre profesionale mbi sfidat më të shpeshta në raportimin financiar të komunave. Diskutimi pati fokusin te evitimi i shkaqeve që e ndikojnë opinionin e auditimit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit financiar dhe sigurimit të një opinioni të pakualifikuar të auditimit në vitet e ardhshme.  

Të pranishmit vlerësuan mbajtjen e kësaj punëtorie si të rëndësishme e cila pati për qëllim që komunat t’i përvetësojnë praktikat të mira financiare si dhe të rrisin transparencën dhe llogaridhënien në menaxhimin e parasë publike. 

Lexo më shumë