Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/20/2025 9:27:00 PM

Auditorja e Përgjithshme në shënimin e 100-vjetorit të KLSh-së: Ky jubile është dëshmi e qendrueshmёrisë institucionale dhe përkushtimit për forcimin e llogaridhënies dhe transparencës

Kontrolli i Lartë i Shtetit i Republikës së Shqipërisë festoi 100-vjetorin e themelimit të martën me një ceremoni solemne të mbajtur në sallën e seancave plenare të Kuvendit tё Republikës së Shqipërisë, ku morën pjesë drejtues të lartë të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare si dhe përfaqësues të lartë të INTOSAI-t, EUROSAI-t dhe Institucioneve Supreme të Auditimit nga 19 shtete.    

Kryetari i KLSh-së, Arben Shehu, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje historike duke thënë se 100 vite histori nuk janë thjesht një rrugëtim për t’u përkujtuar, por një bazë e fortë për të ndërtuar të ardhmen. Z. Shehu u zotua se KLSh-ja do të vazhdojë të përmirësojё kapacitetet profesionale si dhe do t’i qëndrojё  besnike misionit  kushtetues dhe interesit të shtetit.   

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vlerësoi Kontrollin e Lartë të Shtetit, si një instrument kyç për forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, duke siguruar mbështetjen e Kuvendit për ruajtjen e pavarësisë institucionale.  

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, tha se ky përvjetor shekullor nuk është thjesht një datë në kalendar, por dëshmi e qëndrueshmërisë institucionale, e besnikërisë ndaj shërbimit publik dhe përkushtimit të palodhur për forcimin e llogaridhënies dhe integritetit në qeverisje publike. 

 

Znj. Spanca theksoi se KLSh ishte dhe vazhdon të jetë udhëheqës i pandalshëm dhe shtyllë e patundur në  shërbim të interesave të qytetarëve. Pavarësisht sfidave, ajo tha se KLSh-ja arriti të mbijetojë si model që nxit rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës, dhe përmirësimin e menaxhimit të parasë se taksapaguesve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve publike. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, vlerësoi lartë partneritetin e ZKA-së me KLSh-në si urë e bashkimit dhe fuqizimit për institucione më të forta dhe më të përgjegjshme.

 

Fjalime përshëndetëse u mbajtën edhe nga krerët e INTOSAI-t dhe EUROSAI-t si dhe nga drejtues të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe bashkëpunëtorë të tjerë.  

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm Zukë Zuka, Emine Fazliu, Ramadan Gashi si dhe Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa, Arben Dodaj.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në  punëtorinë e DEMOS-it “Si t’i evitojmë shkaqet kryesore që çojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit”

Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në punëtorinë e DEMOS-it “Si t’i evitojmë shkaqet kryesore që çojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit”

Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Agron Fetiu dhe Zukë Zuka, të premten morën pjesë në punëtorinë “Si t’i evitojmë shkaqet kryesore që çojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit”, organizuar nga HELVETAS, projekti DEMOS.  

Pjesëmarrësit trajtuan çështje kryesore që ndikojnë në opinionin e kualifikuar të auditimit, si pasqyrimi i pasaktë i pasurive komunale, keqklasifikimet, detyrimet kontingjente, llogaritë e arkëtueshme dhe detyrimet e papaguara.  

Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm z. Fetiu dhe z. Zuka ndan përvojat e tyre profesionale mbi sfidat më të shpeshta në raportimin financiar të komunave. Diskutimi pati fokusin te evitimi i shkaqeve që e ndikojnë opinionin e auditimit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit financiar dhe sigurimit të një opinioni të pakualifikuar të auditimit në vitet e ardhshme.  

Të pranishmit vlerësuan mbajtjen e kësaj punëtorie si të rëndësishme e cila pati për qëllim që komunat t’i përvetësojnë praktikat të mira financiare si dhe të rrisin transparencën dhe llogaridhënien në menaxhimin e parasë publike. 

Lexo më shumë
ZKA-ja fuqizon kapacitetet për auditimin e pajtueshmërisë përmes bashkëpunimit me KPMG

ZKA-ja fuqizon kapacitetet për auditimin e pajtueshmërisë përmes bashkëpunimit me KPMG

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me KPMG mbajti trajnimin dyditor për auditimin e pajtueshmërisë me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale të auditorëve për zbatimin e praktikave të standardizuara dhe efektive në këtë fushë.

Pjesëmarrësit u trajnuan mbi konceptet kryesore të auditimit të pajtueshmërisë, vlerësimin e entitetit dhe mjedisit të tij të kontrollit, vlerësimin e rrezikut dhe kontrolleve, si dhe mënyrat e përzgjedhjes së mostrave, mbledhjes së provave dhe hartimin e raportit të auditimit.

Trajnimi përfshiu një kombinim të prezantimeve teorike dhe ushtrimeve praktike të bazuara në raste studimi. Përmes ushtrimeve praktike në grupe, pjesëmarrësit patën mundësinë të aplikojnë njohuritë e fituara si dhe të diskutojnë më gjerësisht qasjen praktike në proces të punës.  

Në ditën e parë, fokusi ishte në procesin e vlerësimit të rrezikut dhe përgatitjen e memorandumit të auditimit, ndërsa në ditën e dytë u trajtua përzgjedhja e mostrave, ekzekutimi i procedurave të auditimit dhe raportimi i të gjeturave dhe rekomandimeve.

Lexo më shumë