Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/30/2025 11:33:00 AM

Mbahet blloku i tretë i trajnimit për auditimet e performancës

Nga data 23 deri më 28 qershor 2025, në Shkup u mbajt blloku i tretë i trajnimit për auditimet e performancës për vendet e Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Revizionit të Maqedonisë së Veriut.   

Në kuadër të këtij programi, Udhëheqësi i Departamentit për Auditimet e Performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Arben Selimi kontribuoi në cilësinë e fasilituesit, duke ndarë përvojat dhe praktikat e institucionit në fushën e auditimeve të performancës. 

Programi përfshiu tema si përcaktimi i objektivave të auditimit, pyetjeve të auditimit, përzgjedhja e metodave të hulumtimit, analiza e kostos dhe përfitimeve, studime rastesh dhe hetime përmes sondazheve dhe vlerësimeve eksperimentale. 

Më qellim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e auditimit të performancës, pjesë e këtij programi trajnimi janë edhe auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Gazmend Namani, Edona Abazi, Gëzim Krasniqi dhe Verona Sekiraqa. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja prezantoi në nivel ndërkombëtar përvojën në auditimet e prokurimit publik

ZKA-ja prezantoi në nivel ndërkombëtar përvojën në auditimet e prokurimit publik

Më 2 dhe 3 korrik 2025, në Baku të Azerbajxhanit u mbajt punëtoria rajonale “Auditimi i Prokurimit Publik – Praktika dhe Inovacione”, e organizuar nga Dhoma e Llogaridhënies e Azerbajxhanit në bashkëpunim me SIGMA-n dhe ekspertë të institucioneve më të larta të auditimit nga vende të ndryshme. Punëtoria pati për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit.  

Në këtë ngjarje virtualisht mori pjesë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës, e cila u përfaqësua nga Udhëheqësi i Departamentit për Auditimin e Performancës, Arben Selimi.  

Në kuadër të sesionit dedikuar përvojave të Institucioneve Supreme të Auditimit, z. Selimi prezantoi qasjen dhe praktikat e ZKA-së në auditimet për fushën e prokurimit publike, duke ndarë sfidat, zhvillimet dhe rezultatet e arritura në këtë fushë.

Lexo më shumë
Delegacioni i Autoritetit të Ankesave të Prokurimit Publik nga Tanzania vizitoj Zyren Kombëtare të Auditimit

Delegacioni i Autoritetit të Ankesave të Prokurimit Publik nga Tanzania vizitoj Zyren Kombëtare të Auditimit

Në kuadër të një vizite studimore në Republikën e Kosovës, një delegacion nga Autoriteti i Ankesave të Prokurimit Publik të Tanzanisë vizitoi sot Zyren Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhje delegacionit nga Tanzania, ndërsa në takim u priten nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të ZKA-së.

Me këtë rast mysafirëve iu prezantua historiku, mandati dhe roli i ZKA-së, si dhe praktikat në fushën e auditimit të prokurimit publik dhe auditimeve të performancës. Arben Selimi, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Auditimit të Performancës prezantoi ndikimin e punës audituese për forcimin e llogaridhënies dhe transparencës në institucionet publike, si dhe raste konkrete nga auditimi i proceseve të prokurimit në nivel qendror dhe lokal.  

Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërinstitucionale dhe ofroi një mundësi të mirë për të diskutuar mbi sfidat dhe praktikat e ndryshme në mbikëqyrjen e prokurimit publik në të dyja vendet.

Lexo më shumë