Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/15/2025 3:54:00 PM

Delegacioni i Autoritetit të Ankesave të Prokurimit Publik nga Tanzania vizitoj Zyren Kombëtare të Auditimit

Në kuadër të një vizite studimore në Republikën e Kosovës, një delegacion nga Autoriteti i Ankesave të Prokurimit Publik të Tanzanisë vizitoi sot Zyren Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhje delegacionit nga Tanzania, ndërsa në takim u priten nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të ZKA-së.

Me këtë rast mysafirëve iu prezantua historiku, mandati dhe roli i ZKA-së, si dhe praktikat në fushën e auditimit të prokurimit publik dhe auditimeve të performancës. Arben Selimi, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Auditimit të Performancës prezantoi ndikimin e punës audituese për forcimin e llogaridhënies dhe transparencës në institucionet publike, si dhe raste konkrete nga auditimi i proceseve të prokurimit në nivel qendror dhe lokal.  

Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërinstitucionale dhe ofroi një mundësi të mirë për të diskutuar mbi sfidat dhe praktikat e ndryshme në mbikëqyrjen e prokurimit publik në të dyja vendet.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Mbahet blloku i tretë i trajnimit për auditimet e performancës

Mbahet blloku i tretë i trajnimit për auditimet e performancës

Nga data 23 deri më 28 qershor 2025, në Shkup u mbajt blloku i tretë i trajnimit për auditimet e performancës për vendet e Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Revizionit të Maqedonisë së Veriut.   

Në kuadër të këtij programi, Udhëheqësi i Departamentit për Auditimet e Performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Arben Selimi kontribuoi në cilësinë e fasilituesit, duke ndarë përvojat dhe praktikat e institucionit në fushën e auditimeve të performancës. 

Programi përfshiu tema si përcaktimi i objektivave të auditimit, pyetjeve të auditimit, përzgjedhja e metodave të hulumtimit, analiza e kostos dhe përfitimeve, studime rastesh dhe hetime përmes sondazheve dhe vlerësimeve eksperimentale. 

Më qellim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e auditimit të performancës, pjesë e këtij programi trajnimi janë edhe auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, Gazmend Namani, Edona Abazi, Gëzim Krasniqi dhe Verona Sekiraqa. 

Lexo më shumë
  Vazhdon bashkëpunimi në mes të ZKA-së dhe ShKÇAK-së

Vazhdon bashkëpunimi në mes të ZKA-së dhe ShKÇAK-së

Sot, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës për Kontabilist të Çertifikuar dhe Auditor të Kosovës (ShKÇAK), Blerim Pushkolli, kanë ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e programit të trajnimeve për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) për auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.  

Përmes programeve të ShKÇAK-së, auditorët do të ndjekin së paku 12 orë trajnimi profesional në vit me qëllim të edukimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të njohurive dhe aftësive profesionale në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Marrëveshja do të zgjasë për një periudhë prej 24 muajsh nga dita e nënshkrimit.  

Lexo më shumë