Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/25/2025 2:29:00 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës dhe Zyra Shtetërore e Auditimit të Maqedonisë së Veriut thellojnë tutje bashkëpunimin

Me 24 dhe 25 korrik 2025, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, Drejtori i Auditimit Faruk Rrahmani dhe Zyrtarja për Dizajnim Grafik, Dafina Visoka, realizuan vizitë bilaterale në Zyrën Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Auditorja e Përgjithshme me bashkëpunëtorë u pritën nga homologu i saj, z. Maksim Acevski, Auditor i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, dhe stafi drejtues i këtij institucioni. Takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira të auditimit, me theks të veçantë në strukturën dhe vizualizimin e raporteve të auditimit, sidomos Raportit Vjetor të Auditimit, si dhe në praktikat e auditimit të fondeve të Bashkimit Evropian.  

Vizita përfshiu prezantime tematike dhe diskutime interaktive ndërmjet dyja institucioneve, me synim forcimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e auditimit publik.  

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, znj. Vlora Spanca, vuri në dukje rëndësinë e transparencës dhe gatishmërisë së institucioneve supreme të auditimit për ndarjen e praktikave të mira dhe qasjeve inovative në fushën e auditimit. Ajo e vlerësoi vizitën si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të një partneriteti të qëndrueshëm dhe nxitjes së të mësuarit të përbashkët, që do të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e funksionit të auditimit, si në nivel kombëtar, ashtu edhe rajonal.  

Nga ana e tij, Auditori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të njohurive ndërmjet institucioneve më të larta të auditimit, me synim forcimin e kapaciteteve të auditimit, rritjen e transparencës dhe ndikimit të auditimeve në sektorin publik.  

Kjo vizitë rikonfirmoin përkushtimin e dy institucioneve për bashkëpunim rajonal dhe ngritje të mëtejme të cilësisë së auditimit, komunikimin e qartë të rezultateve të auditimit për publikun dhe rritjen e transparencës në institucionet publike.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

  Vazhdon bashkëpunimi në mes të ZKA-së dhe ShKÇAK-së

Vazhdon bashkëpunimi në mes të ZKA-së dhe ShKÇAK-së

Sot, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës për Kontabilist të Çertifikuar dhe Auditor të Kosovës (ShKÇAK), Blerim Pushkolli, kanë ripërtërirë marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e programit të trajnimeve për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) për auditorët e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.  

Përmes programeve të ShKÇAK-së, auditorët do të ndjekin së paku 12 orë trajnimi profesional në vit me qëllim të edukimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të njohurive dhe aftësive profesionale në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Marrëveshja do të zgjasë për një periudhë prej 24 muajsh nga dita e nënshkrimit.  

Lexo më shumë
ZKA dhe Instituti AAB nënshkruajnë marrëveshje për Edukim të Vazhdueshëm Profesional

ZKA dhe Instituti AAB nënshkruajnë marrëveshje për Edukim të Vazhdueshëm Profesional

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Drejtori i Ekzekutiv i Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, Ylber Prekazi, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të stafit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) nëpërmjet programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Marrëveshja do të zgjasë për një periudhë 24-mujore dhe përfshin organizimin e trajnimeve vjetore prej së paku 12 orësh për auditorët e ZKA-së, në fusha kyçe të kontabilitetit dhe auditimit.

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet ZKA-së dhe Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, synon ngritjen e vazhdueshme të njohurive dhe aftësive profesionale të auditorëve, promovimin e praktikave të mira, dhe rritjen e cilësisë në auditim. Poashtu dëshmon përkushtimin e ZKA-së për të investuar në zhvillimin profesional të stafit të saj dhe për të siguruar standarde të larta të cilësisë në funksion të auditimit publik në Kosovë.

Lexo më shumë