Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/15/2025 11:00:00 AM

ZKA-ja mbajti punëtorinë për menaxhimin e rreziqeve të cilësisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me ekspertët suedezë në datat 9, 10 dhe 11 shtator 2025 në Istog mbajti punëtorinë për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit. Qëllimi i saj ishte hartimi i raportit mbi procesin e menaxhimit të rreziqeve të cilësisë, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar mekanizmat e brendshëm dhe për të rritur standardet profesionale të institucionit.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime dhe punë në grupe për të hartuar objektivat e cilësisë, për të identifikuar dhe vlerësuar rreziqet, si dhe për të përcaktuar masat për minimizimin e tyre. Në fund të punëtorisë u hartu raporti mbi procesin e menaxhimit të rreziqeve të cilësisë, i cili pritet të shërbejë si udhëzues praktik për përmirësimin e mëtejshëm të punës së ZKA-së. 

Punëtoria u realizua në kuadër të veprimeve të ndërmarra nga Auditorja e Përgjithshme për zbatimin e standardit ISSAI 140.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA-ja mbajti punëtorinë e radhës në Prizren në kuadër të nismës për bashkëpunim me mediat lokale

ZKA-ja mbajti punëtorinë e radhës në Prizren në kuadër të nismës për bashkëpunim me mediat lokale

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë të premten në Prizren mbajti punëtorinë rajonale me gazetarë “Rritja e bashkëpunimit me mediat lokale për transparencë dhe llogaridhënie publike”.  Punëtoria pati për qëllim rritjen e bashkëpunimit me mediat lokale dhe informimin e gazetarëve mbi proceset e auditimit.

Në hapje të punëtorisë, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka prioritet avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe rritjen e bashkëpunimit me media. Po ashtu z. Halilaj foli edhe për mandatin kushtetues dhe ligjor të Auditorit të Përgjithshëm dhe të ZKA-së, për rolin  si dhe për llojet e auditimeve dhe procesin e auditimit.

Po ashtu zyrtarë të lartë të ZKA-së prezantuan rezultatet e auditimit për komunën e Prizrenit si dhe praktikat e komunikimit dhe bashkëpunimit të ZKA-së me mediat. Ndërsa në emër të misionit të OSBE-së, Fatmir Zylfijaj, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe ndikimin në rritjen e përgjegjësisë në menaxhimin e parasë publike.

Gazetarët falënderuan ZKA-në dhe OSBE-në për mundësinë e këtij bashkëbisedimi duke thënë se ky komunikim duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen. Gjithashtu gazetarët folën për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të profesionit të tyre e që kryesisht kanë të bëjnë me mungesë të mjeteve financiare dhe mungesë të stafit.

Lexo më shumë
 Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në punëtorinë për Siguri Kibernetike II të mbajtur në Vlorë

Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në punëtorinë për Siguri Kibernetike II të mbajtur në Vlorë

Nga 15 deri më 19 shtator 2025, në Vlorë u mbajt punëtoria për Siguri Kibernetike II,  organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Norvegjisë, ku morën pjesë auditorë dhe ekspertë të teknologjisë së informacionit nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Turqisë dhe Suedisë.

Zyra Kombëtare e Auditimit u përfaqësua nga auditorja seniore e teknologjisë së informacionit, Poliksena Berisha dhe administratori i sistemeve, Selami Ibishi. 

Punëtoria pati për qëllim forcimin e institucioneve, sigurimin e shërbimeve digjitale dhe rritjen e besimit të qytetarëve tek ato. Fokusi kryesor i aktivitetit ishte testimi i penetrimit të sigurisë kibernetike. Përmes laboratorëve praktikë, pjesëmarrësit u angazhuan në simulime të sulmeve ndaj mjediseve të Active Directory dhe më pas punuan mbi teknikat e zbutjes së sulmeve, duke ndërtuar ura në mes sulmit dhe mbrojtjes.

Në punëtori u theksua se testimi i penetrimit të sigurisë kibernetike është ndër mënyrat më efektive për të verifikuar funksionalitetin e masave të sigurisë dhe për të kuptuar rreziqet reale me të cilat përballen institucionet publike.

Lexo më shumë