Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/19/2025 3:58:00 PM

ZKA-ja mbajti punëtorinë e radhës në Prizren në kuadër të nismës për bashkëpunim me mediat lokale

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë të premten në Prizren mbajti punëtorinë rajonale me gazetarë “Rritja e bashkëpunimit me mediat lokale për transparencë dhe llogaridhënie publike”.  Punëtoria pati për qëllim rritjen e bashkëpunimit me mediat lokale dhe informimin e gazetarëve mbi proceset e auditimit.

Në hapje të punëtorisë, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka prioritet avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe rritjen e bashkëpunimit me media. Po ashtu z. Halilaj foli edhe për mandatin kushtetues dhe ligjor të Auditorit të Përgjithshëm dhe të ZKA-së, për rolin  si dhe për llojet e auditimeve dhe procesin e auditimit.

Po ashtu zyrtarë të lartë të ZKA-së prezantuan rezultatet e auditimit për komunën e Prizrenit si dhe praktikat e komunikimit dhe bashkëpunimit të ZKA-së me mediat. Ndërsa në emër të misionit të OSBE-së, Fatmir Zylfijaj, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe ndikimin në rritjen e përgjegjësisë në menaxhimin e parasë publike.

Gazetarët falënderuan ZKA-në dhe OSBE-në për mundësinë e këtij bashkëbisedimi duke thënë se ky komunikim duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen. Gjithashtu gazetarët folën për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të profesionit të tyre e që kryesisht kanë të bëjnë me mungesë të mjeteve financiare dhe mungesë të stafit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditimi evidenton dobësi në menaxhimin dhe përdorimin e Sistemit Deponia e të Dhënave

Auditimi evidenton dobësi në menaxhimin dhe përdorimin e Sistemit Deponia e të Dhënave

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e Teknologjisë së Informacionit “Integrimi i Sistemeve, Krijimi i Deponisë së të Dhënave dhe Implementimi i Inteligjencës së Biznesit”, i cili ka vlerësuar nëse Sistemi Deponia e të Dhënave siguron të dhëna të sakta dhe të besueshme.

 

Rezultatet e auditimit tregojnë se pavarësisht avancimit të këtij sistemi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ende nuk ka arritur t’a shtrijë përdorimin e tij te të gjithë zyrtarët përdorues, prandaj një pjesë e stafit përdorë format e vjetra të raportimit. Po ashtu, sistemi nuk njofton në mënyrë automatike nëse të dhënat janë transferuar dhe verifikimi bëhet në mënyrë manuale. Kjo gjendje rrezikon besueshmërinë e raporteve të gjeneruara nga sistemi, ulë transparencën dhe e bën sistemin të varur nga individë, gjë që ndikon në efikasitetin e vendimmarrjes.

 

Mungesa e një procesi të automatizuar për verifikimin e transferimit të të dhënave në Sistemin Deponia e të Dhënave, si dhe mungesa e dokumentimit të kontrolleve manuale nga ana e TI-së, rrit rrezikun për pasaktësi dhe mungesë të besueshmërisë së të dhënave. Përdoruesit detyrohen të krahasojnë të dhënat përmes raporteve të dërguara me e-mail. Po ashtu, mungesa e koordinimit dhe komunikimit formal për ndryshimet në kodet buxhetore çon në pasaktësi të raporteve.

 

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi se Sistemi për integrimin e të dhënave Deponia e të Dhënave ka mundësuar grumbullimin e të dhënave të ndryshme me qëllim të raportimit më efikas dhe në kohë reale, por mungesa e proceseve të formalizuara, dokumentimit të plotë të proceseve dhe koordinimit ndërinstitucional ka rezultuar në dobësi në menaxhimin strategjik të sistemit dhe në përdorimin e mangët të tij. 

 

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes rreth përdorimit dhe menaxhimit të këtij sistemi, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë gjashtë rekomandime. 

 

Raportin e plotë të auditimit të teknologjisë së informacionit “Integrimi i sistemeve, krijimi i deponisë së të dhënave dhe implementimi i inteligjencës së biznesit” e gjeni këtu. 

 

Lexo më shumë
ZKA-ja mbajti punëtorinë për menaxhimin e rreziqeve të cilësisë

ZKA-ja mbajti punëtorinë për menaxhimin e rreziqeve të cilësisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me ekspertët suedezë në datat 9, 10 dhe 11 shtator 2025 në Istog mbajti punëtorinë për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit. Qëllimi i saj ishte hartimi i raportit mbi procesin e menaxhimit të rreziqeve të cilësisë, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar mekanizmat e brendshëm dhe për të rritur standardet profesionale të institucionit.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime dhe punë në grupe për të hartuar objektivat e cilësisë, për të identifikuar dhe vlerësuar rreziqet, si dhe për të përcaktuar masat për minimizimin e tyre. Në fund të punëtorisë u hartu raporti mbi procesin e menaxhimit të rreziqeve të cilësisë, i cili pritet të shërbejë si udhëzues praktik për përmirësimin e mëtejshëm të punës së ZKA-së. 

Punëtoria u realizua në kuadër të veprimeve të ndërmarra nga Auditorja e Përgjithshme për zbatimin e standardit ISSAI 140.

Lexo më shumë