Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/3/2025 11:15:00 AM

Auditorja e Përgjithshme dhe Rektori i UBT-së bien dakord për ripërtëritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, së bashku me Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm Bezad Halilaj dhe Ndihmës Auditoren e Përgjithshme, Myrvete Gashi, zhvilluan takim me Rektorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Në takim u diskutua ripërtëritja e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe mundësitë që kjo hapë për të ardhmen përmes fuqizimit të kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimit të përvojave. Palët u dakorduan që përmes kësaj marrëveshjeje të forcojnë partneritetin dhe të kontribuojnë në zhvillimin profesional, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojave në fusha me interes të përbashkët.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditimi evidenton mangësi serioze në procesin e lejeve ndërtimore në Komunën e Fushë Kosovës

Auditimi evidenton mangësi serioze në procesin e lejeve ndërtimore në Komunën e Fushë Kosovës

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e lejeve të ndërtimit në Komunën e Fushë Kosovës”. Auditimi ka vlerësuar procesin që nga dhënia e kushteve ndërtimore e deri te pajisja me çertifikata të përdorimit. Auditimi është fokusuar në vlerësimin e përputhshmërisë me planifikimin hapësinor, përdorimin e mekanizmave të kontrollit në dispozicion, si dhe garantimin e sigurisë për banorët që vendosen në këto objekte.

Auditimi ka konstatuar mangësi serioze në procesin e lejeve ndërtimore në Komunën e Fushë Kosovës si: mos miratimi i Planit Zhvillimor Komunal, mos  hartimi i planeve të detajuara rregulluese si dhe lëshimi i lejeve ndërtimore sipas hartës zonale. ZKA ka identifikuar se, Komuna ka lejuar devijime nga kushtet ndërtimore, si mungesë e hapësirave gjelbëruese apo tejkalim i sipërfaqeve të ndërtimit. Po ashtu, kishte vonesa të konsiderueshme në lëshimin e kushteve ndërtimore nga katër deri në 131 ditë. Po ashtu në disa raste lejet ndërtimore kishin devijime nga parametrat e përcaktuara, duke përfshirë rritje të sipërfaqes ndërtimore, tejkalim të numrit të njësive banesore dhe mungesë të hapësirave gjelbëruese apo vend parkimeve.

Rezultatet e auditimit tregojnë se inspektorët komunalë kanë inspektuar një pjesë shumë të vogël të punimeve, ndërsa pjesën tjetër ia kanë lënë investitorëve. Në vend që të forcojë mbikëqyrjen, inspektorati ka vepruar pa plan pune, pa ndarje të qartë të detyrave si dhe pa databazë për të gjurmuar ndërtimet.

ZKA, ka konstatuar dallime midis sipërfaqes se ndërtuar, kushteve dhe lejeve ndërtimore. Kishte raste kur sipërfaqja ndërtimore në leje ishte më e madhe se ajo e miratuar në kushte, duke shkuar deri në 6,158 m². Ndërsa, kishte raste të tjera ku sipërfaqja në leje ishte më e vogël, duke variuar nga 235 m² deri në 2,158 m². 

Komuna nuk ka respektuar as afatet ligjore për lëshimin e kushteve dhe lejeve ndërtimore duke shkaktuar vonesa deri në 250 ditë, si dhe ka lëshuar shumë më pak certifikata përdorimi sesa leje ndërtimore.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, deklaroi se Komuna e Fushë Kosovës nuk ishte treguar efikase dhe efektive për të siguruar përputhshmërinë e ndërtimeve të larta banesore me planifikimet hapësinore. Po ashtu komuna nuk ka zgjeruar infrastrukturën publike (çerdhe, shkolla, qendra mjekësore) në përputhje me rritjen e numrit të ndërtimeve.

Për të siguruar që procesi i lejeve ndërtimore zhvillohet në mënyrë sa më efikase dhe efektive, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë dhjetë rekomandime.   

Raportin e plotë të auditimit të performancës “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e lejeve të ndërtimit në Komunën e Fushë Kosovës”, e gjeni këtu.
Lexo më shumë
 Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit” të mbajtur në Sarajevë

Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit” të mbajtur në Sarajevë

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka, Drejtori i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë së Auditimit, Fitim Haliti dhe auditori senior, Ylber Sadiku morën pjesë në  konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit”, të mbajtur me 8 dhe 9 tetor 2025 në Sarajevë, organizuar nga Zyra e Auditimit të Bosnjë dhe Hercegovinës në bashkëpunim me OECD/SIGMA në kuadër të Planit të Punës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të pranishëm ishin përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina, Suedia dhe Kroacia.

Konferenca shërbeu për shkëmbimin e përvojave mbi ngritjen dhe aplikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit, i cili bazohet në standardin ndërkombëtar të rishikuar ISSAI 140. Përfaqësuesit e Zyrës së Auditimit të Bosnjë dhe Hercegovinës prezantuan përvojën nga pjesëmarrja në projektin pilot global të zhvilluar nga IDI për SoAQM  (Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë në Auditim).

Në margjinat e konferencës u shënua 25-vjetori i Zyrës së  Auditimit të  Bosnjës dhe Hercegovinës, me ç’rast Auditori i Përgjithshëm, Hrvoje Tvrtkoviq foli për zhvillimin e Zyrës dhe rolin e saj në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik. Me këtë rast Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zuke Zuka, në emër të  Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, uroi z. Tvrtkoviq  për 25-vjetorin duke i dëshiruar shumë suksese në forcimin e auditimit publik në rajon dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

 

 

Lexo më shumë