Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/14/2025 6:00:00 PM

Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit” të mbajtur në Sarajevë

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka, Drejtori i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë së Auditimit, Fitim Haliti dhe auditori senior, Ylber Sadiku morën pjesë në  konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit”, të mbajtur me 8 dhe 9 tetor 2025 në Sarajevë, organizuar nga Zyra e Auditimit të Bosnjë dhe Hercegovinës në bashkëpunim me OECD/SIGMA në kuadër të Planit të Punës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të pranishëm ishin përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina, Suedia dhe Kroacia.

Konferenca shërbeu për shkëmbimin e përvojave mbi ngritjen dhe aplikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit, i cili bazohet në standardin ndërkombëtar të rishikuar ISSAI 140. Përfaqësuesit e Zyrës së Auditimit të Bosnjë dhe Hercegovinës prezantuan përvojën nga pjesëmarrja në projektin pilot global të zhvilluar nga IDI për SoAQM  (Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë në Auditim).

Në margjinat e konferencës u shënua 25-vjetori i Zyrës së  Auditimit të  Bosnjës dhe Hercegovinës, me ç’rast Auditori i Përgjithshëm, Hrvoje Tvrtkoviq foli për zhvillimin e Zyrës dhe rolin e saj në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik. Me këtë rast Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zuke Zuka, në emër të  Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, uroi z. Tvrtkoviq  për 25-vjetorin duke i dëshiruar shumë suksese në forcimin e auditimit publik në rajon dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Auditorja e Përgjithshme dhe Rektori i UBT-së bien dakord për ripërtëritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit
Lexo më shumë
30

30

ZKA-ja dhe përfaqësuesit e Odave të Inxhinierëve dhe Arkitektëve angazhohen për bashkëpunim ndërinstitucional
Lexo më shumë