Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/15/2025 5:00:00 PM

ZKA-ja dhe përfaqësuesit e Odave të Inxhinierëve dhe Arkitektëve angazhohen për bashkëpunim ndërinstitucional

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe Osman Kabashi Auditor Inxhinier, të mërkurën priten në takim kryetarin e Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK), Arsim Rapuca dhe Drejtorin Ekzekutiv Lulzim Ismajli, si dhe anëtarin e Bordit të Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK), Asim Vatovci.  

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe përfaqësuesit e odave diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u pajtuan për nevojën dhe përgatitjen e një memorandumi bashkëpunimi në të ardhmen.  

Znj. Spanca foli për rolin dhe mandatin e ZKA-së, me theks të veçantë për rëndësinë e auditimeve të realizuara në fushën e ndërtimeve deri më tani si dhe rritjen e numrit të tyre në të ardhmen.  

Kryetari Rapuca foli për rolin dhe përgjegjësitë ligjore të odave profesionale, si dhe dokumentacionin përcjellës ligjor dhe teknik që rregullon proceset në fushën e ndërtimit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit” të mbajtur në Sarajevë

Përfaqësuesit e ZKA-së morën pjesë në konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit” të mbajtur në Sarajevë

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zukë Zuka, Drejtori i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë së Auditimit, Fitim Haliti dhe auditori senior, Ylber Sadiku morën pjesë në  konferencën “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit”, të mbajtur me 8 dhe 9 tetor 2025 në Sarajevë, organizuar nga Zyra e Auditimit të Bosnjë dhe Hercegovinës në bashkëpunim me OECD/SIGMA në kuadër të Planit të Punës të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të pranishëm ishin përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina, Suedia dhe Kroacia.

Konferenca shërbeu për shkëmbimin e përvojave mbi ngritjen dhe aplikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit, i cili bazohet në standardin ndërkombëtar të rishikuar ISSAI 140. Përfaqësuesit e Zyrës së Auditimit të Bosnjë dhe Hercegovinës prezantuan përvojën nga pjesëmarrja në projektin pilot global të zhvilluar nga IDI për SoAQM  (Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë në Auditim).

Në margjinat e konferencës u shënua 25-vjetori i Zyrës së  Auditimit të  Bosnjës dhe Hercegovinës, me ç’rast Auditori i Përgjithshëm, Hrvoje Tvrtkoviq foli për zhvillimin e Zyrës dhe rolin e saj në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik. Me këtë rast Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Zuke Zuka, në emër të  Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, uroi z. Tvrtkoviq  për 25-vjetorin duke i dëshiruar shumë suksese në forcimin e auditimit publik në rajon dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

 

 

Lexo më shumë
ZKA mori pjesë në seminarin e parë të EUROSAI-t për ndërtimin e kapaciteteve

ZKA mori pjesë në seminarin e parë të EUROSAI-t për ndërtimin e kapaciteteve

Ndihmës Auditoret e Përgjithshme, Emine Fazliu dhe Myrvete Gashi Morina, si dhe Drejtori i Departamentit të Auditimit, Jusuf Kryeziu, morën pjesë në seminarin e parë të EUROSAI-t për Ndërtimin e Kapaciteteve, i cili u mbajt më 14 dhe 15 tetor 2025 në Varshavë, nën organizimin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë.  

Ky seminar mblodhi përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) nga vendet anëtare të EUROSAI-t, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale në tri fusha kyçe: zbatimin e standardit të përditësuar ISSAI 140, përdorimin e gjuhës së thjeshtë në komunikim dhe raporte, si dhe qasjen dhe përdorimin e mediave sociale në punën e SAI-ve.  

Pjesëmarrësit ndanë praktika të mira dhe qasje inovative për përmirësimin e cilësisë së punës dhe rritjen e transparencës në komunikim me publikun.  

Seminari u zhvillua në kuadër të zbatimit të Objektivit Strategjik 2 të Planit Strategjik të EUROSAI-t 2024–2030, i cili synon fuqizimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit në Evropë. 

Lexo më shumë