Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/22/2025 5:29:00 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit mbajti Konferencën Vjetore “Auditimi që nxit ndryshim – Profesionalizmi dhe Besueshmëria”

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të martën mbajti Konferencën Vjetore me temën “Auditimi që nxit ndryshim – Profesionalizmi dhe Besueshmëria”, punimet e së cilës u zhvilluan në tri panele: “Roli i auditimit në fuqizimin e qeverisjes së mirë përmes zbatimit strategjik, zhvillimit profesional dhe cilësisë në punë”; “Auditimi i PVF-ve, pajtueshmërisë dhe performancës”; si dhe “Ndryshimet rregullative, bashkëpunimi dhe mbështetja administrative”.  

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në fjalën e saj tha se ndryshimi nuk ndodh rastësisht, por është fryt i përkushtimit, guximit dhe  profesionalizmit. “Ne nuk jemi thjesht verifikues dokumentesh apo zbatues procedurash, por jemi zëri i qytetarit, syri kritik i institucioneve dhe ndërgjegjja profesionale që kërkon përmirësim, drejtësi dhe transparencë”, deklaroi znj. Spanca. Po ashtu ajo foli për rezultatet e sezonit auditues 2024-2025, përmbushjen e Planit Strategjik,  si dhe forcimin e pozicionit të ZKA-së në raport me palët e interesit në vend dhe në arenën ndërkombëtare.   

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, prezantoi në mënyrë të detajuar rezultatet e fushave me interes të veçantë si: auditimet e pajtueshmërisë,  ndërmarrjeve publike me interes të lartë, zbatimin e rekomandimeve, si dhe  auditimet e performancës. 

Në kuadër të paneleve u prezantuan rezultatet e punës audituese, zhvillimi strategjik dhe i metodologjisë, ndryshimet në kornizën rregullative, komunikimi, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbështetja administrative si dhe sfidat dhe sukseset.  

Në konferencë u nderuan me mirënjohje punonjësit që janë pensionuar gjatë këtij viti, punonjësit që shënuan jubileun e 20-të dhe të 10-të të punës në ZKA si dhe falënderimet për ish kolegët.  

Mbyllja e punimeve të konferencës u bë nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ZKA mori pjesë në seminarin e parë të EUROSAI-t për ndërtimin e kapaciteteve

ZKA mori pjesë në seminarin e parë të EUROSAI-t për ndërtimin e kapaciteteve

Ndihmës Auditoret e Përgjithshme, Emine Fazliu dhe Myrvete Gashi Morina, si dhe Drejtori i Departamentit të Auditimit, Jusuf Kryeziu, morën pjesë në seminarin e parë të EUROSAI-t për Ndërtimin e Kapaciteteve, i cili u mbajt më 14 dhe 15 tetor 2025 në Varshavë, nën organizimin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë.  

Ky seminar mblodhi përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) nga vendet anëtare të EUROSAI-t, për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale në tri fusha kyçe: zbatimin e standardit të përditësuar ISSAI 140, përdorimin e gjuhës së thjeshtë në komunikim dhe raporte, si dhe qasjen dhe përdorimin e mediave sociale në punën e SAI-ve.  

Pjesëmarrësit ndanë praktika të mira dhe qasje inovative për përmirësimin e cilësisë së punës dhe rritjen e transparencës në komunikim me publikun.  

Seminari u zhvillua në kuadër të zbatimit të Objektivit Strategjik 2 të Planit Strategjik të EUROSAI-t 2024–2030, i cili synon fuqizimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit në Evropë. 

Lexo më shumë
Punonjësit e ZKA-së ndoqën trajnimin për Kodin e Etikës dhe Konfliktin e Interesit

Punonjësit e ZKA-së ndoqën trajnimin për Kodin e Etikës dhe Konfliktin e Interesit

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përfundoi me sukses trajnimin me temën “Kodi i Etikës dhe Konflikti i Interesit”, i cili u zhvillua në katër grupe më 20, 22, 23 dhe 24 tetor 2025. Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i integritetit profesional dhe zbatimi i standardeve etike në punën e përditshme në ZKA.  

Trajnimi u mbajt nga përfaqësuesit e Departamentit për Çështje Juridike dhe kundër Mashtrimeve të ZKA-së dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët prezantuan ndryshimet e Kodit të Etikës dhe zbatimin e tij në punën e përditshme, rolin dhe përgjegjësitë e Komisionit të Etikës, si dhe për mekanizmat e identifikimit dhe menaxhimit të situatave të mundshme të konfliktit të interesit.  

Në pjesën e trajnimit për konfliktin e interesit, u trajtuan obligimet ligjore të zyrtarëve publikë, rastet më të shpeshta që paraqiten në praktikë dhe procedurat e raportimit dhe shmangies së tyre. Përfaqësuesit e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit theksuan rëndësinë e parandalimit të hershëm të situatave që mund të cenojnë paanshmërinë dhe besimin publik.

Lexo më shumë